Tërmet i fuqishëm në Kretë të Greqisë

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar sot në ishullin e Kretës në Greqi.

Dridhja e fuqishme është regjistruar rreth 97 kilometra nga Ierapetra. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra në thellësi të tokës.

Ende nuk dihet nëse ka dnonjë të lënduar apo dëme materiale.

Autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami, shkruan “Express UK”.

Tërmeti në Shqipëri: Qeveria e Kosovës i ndan 200 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti.

Në këtë mbledhje është marrë vendim që të ndahen 200 mijë euro për Shqipërinë në ndihmë nga dëmi i tërmetit të nëntorit të kaluar.

Kryeministri Albin Kurti Kurti tha përveç ndihmave deri të tanishme do të ndahen edhe mjete financiare.

“Republika e Kosovës do të ndihmojë Shqipërinë për atë fatkeqësi të tmerrshme që ndodhi dhe përveç ndihmës deri tanishme ne do ta shoqërojmë edhe me mjete financiare”, tha Kurti

Ministri i Financave dhe Transfereve, Bisnik Bislimi, ka kërkuar që këto mjete të miratohen.

“Sot kam sjellë para jush për ndarjen e mjeteve financiare me një shumë prej 200 mijë euro”, ka thënë Bislimi

Pasojat e tërmetit në Turqi: Pamjet nga droni

Periskopi.com Lajme

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi të dielën Turqinë, ku në mesin e viktimave janë tre fëmijë.

Bëhet fjalë për një tërmet me fuqi prej 5.8 magnitudë që goditi përgjatë kufirit me Iranin kanë njoftuar autoritetet në Ankara, derisa në Iran janë raportuar se të paktën 25 persona janë lënduar, transmeton Telegrafi.

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Suleyman Soilu, ka deklaruar se shumë qytetarë që kanë ngecur  të ngujuar nën rrënojat e shtëpive. Ndërkaq zëdhënësi i ekipeve emergjente në Iran, Modztaba Haledi, ka thënë se 7 persona janë hospitalizuar dhe se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. E sipas të dhënat të Institutit Gjeologjik të SHBA-ve, epiqendra e tërmetit ka qenë jo larg qytetit iranian Habashe Olia, dhjetëra kilometra jo larg kufirit me Turqinë.

Ndërkaq një tërmet tjetër sot ka goditur Turqinë por më fuqi më të vogël shkatërruese, e pasojat e tërmetit të djeshëm janë filmuar nga ajri me dron, ku shfaqen shtëpitë e shkatërruara dhe qytetarët që barten me barela nga ekipet emergjente pas plagëve që i kanë marrë nga dridhjet e fuqishme.

Videon mund ta shihni KËTU.

Media shqiptare: Po shesim gylenistët që të marrim ndihma nga Turqia për tërmetin

Periskopi.com Lajme

Sa herë që një përfaqësues i shtetit turk viziton Tiranën ka një kërkesë që bëhet publikisht në çdo konferencë për mediat; dorëzimi nga Shqipëria i anëtarëve të organizatës FETO ose siç njihen ndryshe me emrin gylenistë.

Kjo kërkesë u përsërit edhe dje me forcë nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu gjatë vizitës zyrtare në Tiranë. Në krah të ministrit në detyrë Gent Cakaj, Çavusoglu tha se ka kërkuar nga Edi Rama dorëzimin e të gjithë gylenistëve që ndodhen në Shqipëri. “Ka me qindra anëtarë të FETO-s në Shqipëri, edhe pse nuk ka shifra të sakta. Kemi kërkuar rikthimin e tyre në Turqi. Shqipëria ka hedhur disa hapa në këtë drejtim, presim të vazhdojë. Nuk duam që Shqipëria të jetë një portë sigurie për FETO-n. Prania e anëtarëve të FETO-s vë në rrezik sigurinë kombëtare të Shqipërisë”,- tha Mevlut Çavusoglu.

Sipas autoriteteve turke anëtarët e kësaj organizate që jetojnë prej vitesh në Shqipëri ose kanë ardhur këtu pas vitit 2016 janë terroristë. Anëtarët e lëvizjes së klerikut turk Fetullah Gülen pas vitit 2016 janë konsideruar organizatë terroriste dhe kundërshtare e presidentit turk. Ndërkohë organizata të ndryshme ndërkombëtare në BE dhe SHBA kanë një tjetër qëndrim ndaj sulmit dhe burgosjes që Turqia u bën anëtarëve të FETO. Shumë vende në BE kanë refuzuar ekstradimin dhe e cilësojnë kërkesën e Turqisë si politike dhe kundër të drejtave të njeriut. Shqipëria zyrtarisht ka refuzuar pjesërisht të dorëzojë të autoritetet turke gjithë anëtarët e lëvizjes Gylen. Kërkesa është bërë që prej vitit 2016 dhe kryeministri Edi Rama ka pranuar të bëjë lëshime të vogla dhe gjithmonë në mënyrë jo publike. Fillimisht lejoji që institucionet arsimore të financuara nga Lëvizja Gylen në Shqipëri të zëvendësoheshin nga një fondacion shtetëror turk, i cili ka qëllimin kryesor uljen e ndikimit të Gylen në Shqipëri.

Pas asaj që quhet si grusht shteti, një pjesë e vogël e të kërkuarve nga policia turke panë si mundësi shpëtimi Shqipërinë. Në mënyrë indirekte institucionet shqiptare, nën presionin e Turqisë, e bënë të vështirë qëndrimin e tyre këtu apo kalimin nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Disa arrestime të azilantëve politikë turq nga policia shqiptare bënë që shumica e anëtarëve të lëvizjes Gylen në Shqipëri të largohen nga Shqipëria ose të mos e shohin më Shqipërinë si një vend që i mbron, por si një shtet vasal në urdhrat e Erdogan. Ngjarja që tregoi se Edi Rama ka vendosur të plotësojë kërkesat e Turqisë është ajo e fillimit të muajit janar. Policia shqiptare me urdhër të zyrtarëve më të lartë qeveritarë dëboi një mësues turk që kishte kërkuar azil politik në vendin tonë. Mësuesi Harun Celik ishte arrestuar në muajin korrik për dokumente të falsifikuara teksa kishte udhëtuar nga Turqia, për t’i shpëtuar burgut, drejt Shqipërisë. Pasi vuajti një dënim prej 6 muajsh u ekstradua në Turqi pa ju dhënë e drejta e azilit dhe pa u respektuar asnjë standard ligjor dhe njerëzor. Ekstradimi i tij për tu dënuar politikisht në Turqi u cilësua si një skandal edhe nga autoritetet e Bashkimit Europian, por qeveria “Rama” e cilësoi një procedurë të rregullt.

Ndërkohë të tjerë shtetas turq të kërkuar nga autoritet e Ankarasë janë në pritje të ekstradimit në burgjet e Shqipërisë. Turqia e ka parë këtë lëvizje të Shqipërisë si një sinjal pozitiv dhe dje Mevlut Çavusoglu tha se ka diskutuar me Edi Ramën për këtë çështje dhe ka parë disa hapa pozitivë në këtë drejtim. Pra, Edi Rama po bindet ose ka dhënë fjalën se do t’i kthejë të gjithë gylenistët në Turqi. Në këmbim duket se ka marrë premtimin për investime në ekonomi, ndihma për tërmetin dhe çështje të tjera që dihen vetëm mes tij dhe Erdogan. Më shumë se marrëveshje ngjan si një kërcënim që Edi Rama e ka pranuar, me gjithë koston e rëndë për shtetasit turq në Shqipëri dhe imazhin e vendit tonë si një shtet vasal i Turqisë.

Pra po shesim gylenistët që të marrim ndihma!, shkruan Koha Jonë.

 

26 mijë banorë në varfëri nga tërmeti në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Tërmeti i 26 nëntorit rriti varfërinë e banorëve të prekur prej tij.

Në raportin e dëmeve, të përgatitur nga qeveria, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, thuhet se rreth 19 % e popullsisë ose e thënë ndryshe 26 mijë persona të prekur nga tërmeti, rezultojnë në varfëri.

Në raportin e dëmeve nënvizohet fakti se niveli i varfërisë pas tërmetit u rrit me 2.3 %.

Efektet në varfëri mund të zgjerohen pasi përveç ndikimit të drejtpërdrejtë tek ata që u prekën nga humbja apo dëmtimi i pronës, shumë banorë vuajnë indirekt përmes humbjeve në aktivitetin ekonomik dhe përkeqësimit të shëndetit.

Pas tërmetit, rreth 9.2% e familjeve në rrethet e prekura u zhvendosën nga banesat e tyre, dhe afër 1/3 e 9.2 % nuk ​​ishin kthyer në fund të Dhjetorit 2019.

Sipas raportit, të anketuarit thonë se aftësia e familjeve për të paguar shpenzimet e zakonshme tregon një prirje në rënie pas tërmetit krahasuar me para tërmetit.

Pasoja pati edhe në shëndetin e banorëve. Rreth 5.6% e popullatës raportoi humbje të kujtesës, vështirësi në shikim, dëgjim dhe përqendrim.

Për shkak të tërmetit, rreth 43% e njerëzve në rrethet e prekura raportuan rraskapitje emocionale, probleme me gjumin, depresionin dhe ankthin dy javë pas ngjarjes.

Sizmologu shqiptar: Nuk do të ketë tërmet të fortë për 90 vjet

Periskopi.com Lajme

Rikthehen tërmetet e forta në Shqipëri. Sizmologu Dëfrim Shkupi thotë për “Shekullin” se janë pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Ai bën me dije se një tërmet i fortë mund të ndodhë pas 90 vjetëve.

Tërmeti i mbrëmjes që lamë pas në orën 21:17, me magnitudë 4.8 solli sërish panikun e dy muajve më parë. Epiqendra e tij ishte në fshatin Bubq, por lëkundjet e tij u ndjenë në çdo qytet, duke rikthyer edhe njëherë frikën dhe pasigurinë qytetarët. Por çfarë thonë sizmologët për këtë goditje? Dhe sa janë gjasat për një tërmet më të fuqishëm se ai i 26 nëntorit, me magnitudë 6.3?

Sizmologu Dëfrim Shkupi, thotë për “Shekulli”-n se ky tërmet është një post-goditje e atij të 26 nëntorit duke shtuar më tej se lëkundjet do të vazhdojnë. Ai thotë se goditja më e madhe ka kaluar dhe gjasat për një tërmet me përmasat e atij të 26 nëntorit, mund të ndodhin vetëm pas 90 viteve. “Kjo është pasojë e tërmetit të 26 nëntorit dhe do vazhdojnë edhe të tjerë. Janë pasojë për lëkundjet për inerci të goditjes së madhe. Po të kujtojmë tërmetin që ndodhi në Aqulia të Italisë, zgjati afro dy vite. Është normale e gjithë kjo situatë. Kryesoja e gjithë kësaj është se e keqja ka kaluar, për hir të vërtetës. Me këtë lloj tërmeti, sipas statistikës të përpiluar nga sizmologu Bexhim Muço, këto lloj tërmete ndodhin njëherë në 90 vjet. Ky tërmet krahasohet me atë të 1926. Ky tërmet mund të përsëritet vetëm pas 90 vitesh. Nuk duhet panik”, thekson ai.

Dëfrim thotë se këto tërmete janë të kontrolluara dhe të gjithë ekspertë e fushës ndajnë të njëjtin mendim, se lëkundjet do të ndihen për muaj me radhe e ndoshta vite. “Nga ana profesionale, u them që këto lloj tërmetesh janë në qendër të gjithë stacioneve botërore, pra kontrollohen dhe mendimi është i njëjtë. Pra, shfryrje, lëkundjet do të vazhdojnë. Nuk do të ketë më tërmet me të njëjtën magnitudë. Tërmetet mund të ndodhin në vende të tjera, siç është në Stamboll por nuk ka asnjë ndikim te ne”, bën me dije ai. Sakaq, sqaron se zonat ujore gjithmonë e kanë probabilitetin më të lartë për të ndjerë tërmetin më fortë. “Tërmeti që ndodhi në Durrës, në Tiranë u ndie vetëm gjysma e tij, sepse distanca nga epiqendra e amortizon, po ashtu e amortizojnë edhe formacionet mbi të cilat janë ndërtuar qendrat urbane. Ku ka zona me shkëmbinj të fortë, ulet 1.5 ballë ndikimi i tërmetit. Po qenë formacione, si Këneta e Durrësit apo Thumana, rritet me 1 ballë. Ndaj dhe nuk këshillohen që të bëhen ndërtime në zona që janë mbi formacione gjeologjike shumë të dobëta dhe ujëmbajtje”, nënvizon ai.

Tërmetet duket se po përhapen në gjithë Europën. A janë këta ndikim i njëri-tjetrit dhe sa i rrezikuar është vendi ynë nga lëkundjet e shteteve fqinje? Sizmologu thotë se tërmeti i rënë në Turqi apo në Greqi, nuk kanë asnjë lidhje me Shqipërinë, duke mos qenë pasojë e njëri-tjetrit pasi janë ndikime nga pllaka të ndryshme. “Litosfera është ndërtuar nga disa pllaka globale të mëdha, siç është Azia, Afrika, Australia, ose pllaka oqeanike e Paqësorit. Por ka edhe pllaka të vogla, siç është pllaka Arabike që ndikon te tërmeti Turqisë. Pllaka e Adrias, p.sh. ndikon te tërmetet tona. Janë përplasje të këtyre pllakave. Konkretisht, Adria futet poshtë truallit Arbëror, duke krijuar përplasje shkëmbore, të cilat krijojnë disa bomba atomike, që shkarkohen”, tha ai.

Rikthehet panika e tërmetit: Qytetarët në Durrës do ta kalojnë natën edhe në makina (Foto)

Periskopi.com Lajme

Në tërmet i fuqishëm goditi sonte në orën 21:15 Shqipërinë, derisa epiqendra ishte në qarkun e Durrësit.

Në panik dhe pas tërmetit tragjik të 26 tetorit, në rrugë tashmë kanë dalë qytetarët e Durrësit, derisa disa po preferojnë të flenë edhe në makinë nga frika.

Kujtojmë që tërmeti ishte 5.5 i shkallës rihter, derisa është ndjerë edhe në Kosovë.

 

IGJEUM jep detaje për tërmetin, thotë se kjo ishte magnituda e vërtetë

Periskopi.com Lajme

Tërmeti që shkundi vendin tonë pak minuta më parë u raportua me magnitudë 5.5 ballë nga agjencitë europiane, ndërsa IGJEUM ka njoftuar se magnituda e matur ka qenë 4.8 ballë.

Nuk dihet përse janë këto mospërputhje shifrash, pasi diferenca është e madhe.

“Goditja kryesore e ores 21.15 me magnitude 4.9 i shkalles rihter, me thellesi 7 km, me epiqender ne fshatin Bubq. Goditja eshte shoqeruar nga pasgoditje me te vogla, te cilat shoqerojne aktivitetin sizmik te 26 Nentorit”, njofton IGJEUM.

Tërmeti ka shkaktuar panik të madh te qytetarët të cilët kanë vërshuar në rrugë në qytetët e Tiranës, Durrësit e deri në Lezhë.

 

Një pllakë që shpjegon tërmetet në Shqipëri, ja si e komenton inxhinieri i minierave

Periskopi.com Lajme

Bajram Hoxhaj, inxhinieri i minierave që ka arritur të mbledhë ekzemplarë të rralla të fosileve dhe mineraleve.

70-vjeçari tregoi se ka vite që merret me mbledhjen e thesareve të tokës, duke koleksionuar në shtëpinë e tij copëza mineralesh, fosile e gurë të llojeve të ndryshëm nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

Ai sot në një emision të Top Channel prezantoi disa nga materialet që kishte marrë me vete, për t’u ndalur te një pllakë e vogël, me anë të së cilës shpjegon goditjet tektonike dhe dridhjet e tokës apo tërmetin./tch

Shkon në 31 numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm në Turqi

Periskopi.com Lajme

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive në Turqi ka njoftuar se ka shkuar në 31 numri i personave të vdekur nga tërmeti prej 6.8 shkallësh, i cili të premten e goditi pjesën lindore të Turqisë.

Deri më tani, mbi 1500 persona janë raportuar të lënduar. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gjejnë njerëz nën rrënoja, ndërsa numri i viktimave mund të rritet.

Këto ekipe deri tash i kanë shpëtuar 45 persona, përfshirë një grua që u nxor e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së shembur, 17 orë pas tërmetit.

Më shumë se 3400 anëtarë të ekipeve të emergjencave me 17 qen nuhatës janë angazhuar nga qeveria për t’i kërkuar të mbijetuarit ose viktimat e mundshme nën rrënoja, shkruan “Anadolu”.

Një ekip është duke i vlerësuar dëmet e tërmetit. Sipas vlerësimeve fillestare, nga tërmeti janë shkatërruar 76 ndërtesa, 42 kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe 425 të tjera kanë pësuar dëmtime të vogla.

Tërmeti me fuqi prej 6.8 ballësh e goditi provincën Elazig në orët e vona të së premtes. Dridhjet u ndien edhe në Siri dhe Gjeorgji.

Të shtunën në mëngjes, presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, e vizitoi zonën e goditur nga tërmeti dhe mori pjesë në funeralin e dy viktimave.

Erdogani arrin në zonën e goditur nga tërmeti

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, arriti të shtunën në provincën lindore, Elazig, e cila u godit rëndë nga një tërmet prej 6.8 shkallësh të Rihterit, me ç’rast vdiqën 22 persona.

Kreu i shtetit turk e anuloi pjesëmarrjen në një konventë ndërkombëtare për ekonominë, e cila po mbahet në Stamboll.

Tërmeti prej 6.8 shkallësh u regjistrua rreth orës 8 e 55 minuta të mbrëmjes së të premtes sipas kohës lokale. Dridhjet ishin aq të fuqishme, saqë u ndien edhe në Siri, Iran dhe Liban.

Numri i viktimave deri më tash ka shkuar në 22, tha ministri i brendshëm, Suleyman Soylu.

Ekipet e shpëtimit arritën t’i shpëtojnë 39 persona nga rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave të shembura, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Sërish tërmet në Turqi – kjo është shkalla e rihterit

Periskopi.com Lajme

Në mëngjesin e sotëm është raportuar edhe për një tjetër tërmet në Turqi.

Sipas organizatës shkencore që bënë matjen e tërmeteve EMSC, epiqendra e këtij tërmeti ishte në Kahta.

Shkalla e rihterit të këtij tërmeti raportohet të ketë qenë 3.8.

Ndërkohë që gjatë natës së mbrëmshme Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.8 shkallë ku la të vdekur rreth 20 persona dhe mijëra të plagosur.

Arrin në 21 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Periskopi.com Lajme

Në tërmetin 6,8 ballë që goditi të premten në orën 20:55 nënprefekturën Sivrice të rrethit Elazig kanë humbur jetën 21 persona dhe janë plagosur 1030 të tjerë.

Tërmeti që ndodhi në një thellësi 6,7 në tokë, zgjati 40 sekonda.

Lëkundjet u ndjenë në qytetet Adana, Hatay, Osmaniye, Tunceli, Gaziantep, Sanliurfa, Malatya, Mardin, Samsun, Tokat, Çorum, Mardin, Kayseri të Turqisë dhe në veri të Sirisë.

Në rajon kanë shkuar ministri i Punëve të Brendshme Suleyman Soylu, ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum dhe ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca

Menjëherë pas tërmetit në rajon mbërritën me shpejtësi ekipet e Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), Gjysmëhënës së Kuqe, Ekipet Kombëtare të Shpëtimit Mjekësor (UMKE), zjarrfikëse, ekipet mjekësore dhe ndihma emergjente. Gjithashtu punojnë edhe ekipet e kërkim shpëtimit të bashkive të rajonit të prekur nga tërmeti.

Ndërkaq pas tërmetit për të cilin Observatori Kandili deklaroi se ishte 6,5 ballë kanë rënë edhe 228 tërmete pasuese (pas goditje).

Punimet që zhvillohen në rajonin e tërmetit po ndiqen nga afër edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan).

Ai deklaroi se janë marrë të gjitha masat e duhura për të sigurinë e njeriut. /IndeksOnline/

 

Gjendja pas tërmetit shkatërrimtar në zonat e goditura në Turqi (Foto)

Periskopi.com Lajme

Pamjet që shihni vijnë nga pjesa lindore e Turqisë, e cila mbrëmjen e djeshme u godit nga një tërmet i fuqishëm me mangitudë 6.8 ballë të shkallës rihter. Nga ky tërmet kanë mbetur të vdekur së paku 20 persona dhe rreth 1 mijë të tjerë janë lënduar.

Ndërtesa të shkatërruara, dhe të kthyera në gërmadha, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për shpëtimin e personave të bllokuar apo dhe për nxjerrjen e trupave.

Ndonëse temperaturat në këtë zonën shkonin deri në -7 gradë celsius, forcat e kërkimit vijuan gërmimet, ndërsa ky mëngjes i gjeti sërish duke kërkuar nën gërmadha.

Nga ky tërmet kanë mbetur të vdekur së paku 20 persona dhe më shumë se një mijë të tjerë janë lënduar.

Dridhja prej 6.8 shkallësh të Rihterit u regjistrua në qytezën Sivrice të provincës Elazig. Shumë ndërtesa u shembën dhe banorët u detyruan të dilnin në rrugë.

Dridhjet e tokës janë të shpeshta në Turqi. Rreth 17 mijë persona kishin vdekur nga një tërmet në qytetin Izmit në vitin 1999.

Tërmeti i së premtes ndodhi rreth orës 20 e 55 minuta sipas kohës lokale.

Sipas Autoritetit Turk për Menaxhimin e Emergjencave dhe Fatkeqësive, pas tërmetit janë regjistruar më shumë se 200 dridhje të tjera më të vogla.

Autoritetet thanë që më shumë se 400 ekipe të shpëtimit janë nisur drejt zonës së prekur nga tërmeti dhe i paralajmëruan banorët që të mos kthehen në ndërtesat e dëmtuara.

Rajoni i goditur nga tërmeti ndodhet rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit Ankara dhe ka dendësi të vogël të banorëve, prandaj hollësitë për numrin e viktimave mund të vonohen.

Punën për ekipet e shpëtimit po e vështirëson edhe moti i ftohtë. Në mëngjesin e së shtunës, temperatura në vendin ku ndodhi tërmeti ishte -8 gradë, shkruan “BBC”.

 

Shihni momentet nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmë Turqinë. Sipas raportimeve në media numri i viktimave ka shkuar në 19.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter rrëzoi me dhjetëra ndërtesa dhe provinca Elazig është më e prekura se të tjerat. Lëkundjet e forta zgjatën 40 sekonda thuhet në një raport. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në terren.

Tërmeti u ndje edhe në shtete të tjera si Siria, Armenia dhe Iraku. Tërmeti ka krijuar panik në shumë qytete duke bërë që banorët të ikin banesat e tyre.

Në pamjet e publikuara, shihet se banorët janë në panik dhe kanë dalë të gjithë në rrugë.

https://www.instagram.com/p/B7tt4bxgkZF/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/B7tpD-qA4tc/?utm_source=ig_embed

Tërmeti në Turqi: Shkon në 19 numri i të vdekurve

Periskopi.com Lajme

Vazhdon dhe rritet numri i vikitmave nga tërmeti shkatërrues që goditit linjen e Turqisë të premten. Sipas raportimeve në media numri i viktimave ka shkuar në 19.

Gjithashtu është rritur edhe numri i të plagosurve ku përafërisht llogaritet rreth 650 persona. Mësohet se 13 viktima janë vrarë në provincën Elazig, 4 në Malatya, 1 në Diyarbakir dhe 1 në një zonë tjetër, thuhet në një deklaratë të emergjencave.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter rrëzoi me dhjetëra ndërtesa dhe provinca Elazig është më e prekura se të tjerat. Lëkundjet e forta zgjatën 40 sekonda thuhet në një raport. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në terren.

Tërmeti u ndje edhe në shtete të tjera si Siria, Armenia dhe Iraku./TCH

 

Erdogan flet pas tërmetit në Turqi

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm dhe vdekjeprurës që goditi vendin e tij, në mbrëmjen e së premtes.

Të paktën katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tërmet prej 6.8 ballësh të shkallës Rihter goditi provincën lindore turke të Elazigut.

Erdogan ka uruar mëshirë nga Zoti për viktimat e tërmetit tragjik që tronditi Turqinë lindore.

“Si President, dua t’ju bëj me dije se po e ndjekim situatën nga afër”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter, në internet.

“Ne qëndrojmë pranë kombit tonë me të gjitha institucionet dhe organizatat tona, veçanërisht AFAD dhe Kızılay”, ka deklaruar ai.

“Uroj mëshirë nga Zoti për vëllezërit tanë që humbën jetën në tërmet dhe uroj shërim të menjëhershëm për ata që u plagosën”, është shprehur Erdogan.

 

Turqi: Rritet në 14 numri i të vdekurve

Periskopi.com Lajme

Të paktën katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh të shkallës Rihter goditi provincën lindore turke të Elazigut, në mbrëmjen e të premtes.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Katastrofave dhe Urgjencave në Turqi (AFAD), tërmeti ka goditur distriktin Sivrice në Elazig, rreth orës 20 e 55 minuta (17:55, sipas kohës së atjeshme), nga një thellësi prej 6.7 kilometrash.

Menjëherë pas tërmetit fillestar, provinca është shkundur përsëri, nga një varg lëkundjesh përcjellëse, prej 3.3 deri në 5.4 ballësh.

Sipas raportimeve të para, tërmeti është përjetuar deri në Adana, në jug, e në Samsun, në veri, përgjatë kufirit me Sirinë dhe Irakun.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, fillimisht ka deklaruar se kanë humbur jetën katër persona nga tërmeti, por numri më pas është ngritur në katërmbëdhjetë, pas konfirmimit nga AFAD’ja.

Soylu ka bërë të ditur se nga terreni ka raportime për të lënduar, por ai nuk ka përmendur ndonjë numër. Ministri gjithashtu ka njoftuar se shumë ndërtesa janë shembur, apo kanë pësuar dëme pas tërmetit të fuqishëm.

Guvernatorët e Elazigut dhe Malatias kanë thënë se qindra persona kanë pësuar lëndime nga tërmeti. Të paktën 225 persona janë lënduar në Elazig, ka bërë të ditur guvernatori Çetin Oktay Kaldirim. Ndërkaq, në Malatian e afërt, 45 persona janë lënduar pas dridhjeve të fuqishme të tokës, ka treguar guvernatori Aydin Barus.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ka thënë se ushtria turke është e gatshme të veprojë, nëse i kërkohet një gjë e tillë.

Menjëherë pas tërmetit, zyrtarët kanë thënë se qindra kamionë me ndihma – përfshirë ushqim, ilaçe, mbulesa dhe tenda – janë nisur drejt Elazigut dhe provincave të afërta.

Në këtë zonë janë dërguar edhe mijëra ekipe të kërkimit dhe shpëtimit, si dhe ekipe mjekësore.

 

Pas tërmetit, digjet një ndërtesë shumëkatëshe në Turqi (Video)

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm, prej 6.7 ballësh të shkallës Rihter, ka goditur Turqinë në mbrëmjen e së premtes.

Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu, ka bërë të ditur se deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën katër persona.

Pas tërmetit një ndërtesë shumëkatëshe në Elazig është përfshirë nga flakët dhe nuk dihet se nga erdhi ky zjarr dhe nëse ka persona të bllokuar brenda.

Ministri Sojlu ka njoftuar se “në Sivrixhe ka 4-5 ndërtesa të shembura. Katër bashkëkombës kanë humbur jetën dhe dy janë lënduar”, ka njoftuar Sojlu.

“Në Elazig janë 10 banesa që kanë pësuar dëmtime”, ka treguar ai.

Të paktën katër të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm, prej 6.7 ballësh të shkallës Rihter, ka goditur Turqinë në mbrëmjen e së premtes.

Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu, ka bërë të ditur se deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën katër persona.

Sipas Sojlu, dy persona tjerë janë dërguar në spital, pasi kanë pësuar lëndime.

“Kemi ngritur grupe vëzhgimi, të gjithë janë në krye të detyrës”, është shprehur ai.

“Në Sivrixhe ka 4-5 ndërtesa të shembura. Katër bashkëkombës kanë humbur jetën dhe dy janë lënduar”, ka njoftuar Sojlu.

“Në Elazig janë 10 banesa që kanë pësuar dëmtime”, ka treguar ai.