KEK-u dhe Termokosi angazhohen për furnizim cilësor me ngrohje të kryeqytetit

Periskopi.com Lajme

Falë angazhimit të KEK-ut dhe Termokosit, banorët e kyçur në rrjetin e ngrohëtores së kryeqytetit nuk do të kenë probleme me ngrohje nëpër shtëpitë e tyre.

Të mërkurën, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri nënshkroi aneks kontratë me Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos-it, Arsim Fetahu me qëllim të vazhdimit të furnizimit të kësaj ndërmarrje me energji termike.

Ushtryesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri deklaroi se Korporata Energjetike eKosovës, i ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit dhe se KEK-u tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti sa i përket sektorit energjetik.

Ai ka thënë se në bazë të procedurave, të gjitha remontet e planifikuara kanë rezultuar të suksesshme, me këtë edhe besueshmëria në të gjitha blloqet është rritur në nivelin e duhur.

“Korporata ka dëshmuar edhe në të kaluarën që një shërbim të tillë të cilin e kemi ofruar tek qytetarët nëpërmjet juve, është një produkt, i cili në fakt ngërthen në vetëvete një komoditet te qytetarët. Kjo na bënë me u ndi mirë që qytetarët gjatë kësaj periudhe sa është futur në funksion në vitet e kaluara dhe ka qenë e testuar, faktikisht ka dhënë atë rezultatin pozitiv te konsumatorët e vendit, kështu që shpresojmë edhe po bësojmë që në bazë të përgatitjeve, të cilat kemi bërë deri tash, ky produkt do të vazhdoj të jetë edhe më cilësor ashtu siç ka ndodh edhe në vitet e kaluara, përkundrejt sfidës që ka qenë e jashtëzakonshme këtë vit, siç dihet që është pandemia, e cila ka ndikuar por ne kemi menduar edhe për këtë ditë dhe nuk i kemi ndërprerë aktivitetet”, deklaroi Imeri.

KEK-u dhe Termokosi angazhohen për furnizim cilësor me ngrohje të kryeqytetit

KEK-u dhe Termokosi angazhohen për furnizim cilësor me ngrohje të kryeqytetitFalë angazhimit të KEK-ut dhe Termokosit, banorët e kyçur në rrjetin e ngrohëtores së kryeqytetit nuk do të kenë probleme me ngrohje nëpër shtëpitë e tyre.Të mërkurën, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri nënshkroi aneks kontratë me Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos-it, Arsim Fetahu me qëllim të vazhdimit të furnizimit të kësaj ndërmarrje me energji termike.Ushtryesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri deklaroi se Korporata Energjetike e Kosovës, i ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit dhe se KEK-u tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti sa i përket sektorit energjetik.Ai ka thënë se në bazë të procedurave, të gjitha remontet e planifikuara kanë rezultuar të suksesshme, me këtë edhe besueshmëria në të gjitha blloqet është rritur në nivelin e duhur.“Korporata ka dëshmuar edhe në të kaluarën që një shërbim të tillë të cilin e kemi ofruar tek qytetarët nëpërmjet juve, është një produkt, i cili në fakt ngërthen në vetëvete një komoditet te qytetarët. Kjo na bënë me u ndi mirë që qytetarët gjatë kësaj periudhe sa është futur në funksion në vitet e kaluara dhe ka qenë e testuar, faktikisht ka dhënë atë rezultatin pozitiv te konsumatorët e vendit, kështu që shpresojmë edhe po bësojmë që në bazë të përgatitjeve, të cilat kemi bërë deri tash, ky produkt do të vazhdoj të jetë edhe më cilësor ashtu siç ka ndodh edhe në vitet e kaluara, përkundrejt sfidës që ka qenë e jashtëzakonshme këtë vit, siç dihet që është pandemia, e cila ka ndikuar por ne kemi menduar edhe për këtë ditë dhe nuk i kemi ndërprerë aktivitetet”, deklaroi Imeri.Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Arsim Fetahu falënderoi menaxhmentin e KEK-ut për bashkëpunimin, me qëllimin e vetëm që qytetarët e kryeqytetit të kenë furnizim kualitativ me ngrohje.“Ne si Termokos, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e suksesshëm të sezonës, i cili pritet të ndodh ditën e nesërme, dhe në sajë të përgatitjeve tona dhe bashkëpunimit që kemi pasur, dhe do ta kemi me KEK-un ka munguar vetëm ana formale e nënshkrimit të kësaj aneks kontrate për vazhdimin e ofrimit të shërbimit të ngrohjes nga ana e KEK-ut, dhe kjo është finalizuar dhe besoj që do të jetë në të mirë të qytetarëve edhe ata që kanë qenë deri tash të kyçur edhe besoj që në të ardhën edhe shumë konsumator të tjerë do të kyçen”, tha Fetahu. Që nga sezoni ngrohës 2014/2015 në sajë të realizimit të Projektit të kogjenerimit, NP “Termokos” SH.A shfrytëzon avullin e Termocentralit Kosova B për prodhimin e energjisë ngrohëse.Lidhja me dy blloqet e TC Kosova B ka mundësuar ngritjen e kapaciteteve teknike deri në 140 MW.Me respekt,Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe KomunitetinKORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES

Gepostet von Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a am Sonntag, 18. Oktober 2020

Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Arsim Fetahu falënderoi menaxhmentin e KEK-ut për bashkëpunimin, me qëllimin e vetëm që qytetarët e kryeqytetit të kenë furnizim kualitativ me ngrohje.

“Ne si Termokos, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e suksesshëm të sezonës, i cili pritet të ndodh ditën e nesërme, dhe në sajë të përgatitjeve tona dhe bashkëpunimit që kemi pasur, dhe do ta kemi me KEK-un ka munguar vetëm ana formale e nënshkrimit të kësaj aneks kontrate për vazhdimin e ofrimit të shërbimit të ngrohjes nga ana e KEK-ut, dhe kjo është finalizuar dhe besoj që do të jetë në të mirë të qytetarëve edhe ata që kanë qenë deri tash të kyçur edhe besoj që në të ardhën edhe shumë konsumator të tjerë do të kyçen”, tha Fetahu.

Që nga sezoni ngrohës 2014/2015 në sajë të realizimit të Projektit të kogjenerimit, NP “Termokos” SH.A shfrytëzon avullin e Termocentralit Kosova B për prodhimin e energjisë ngrohëse.

Lidhja me dy blloqet e TC Kosova B ka mundësuar ngritjen e kapaciteteve teknike deri në 140 MW.

​Termokos sonte përmbyllë sezonin ngrohës për konsumatorë

Periskopi.com Lajme

Ngrohtorja e Prishtinës, “Termokos”, sonte do të ndalë nxehjen për banorët e kryeqytetit.

Vendimi për përfundim të sezonit është marrë sot, meqë sipas drejtuesve të “Termokosit”, nga nesër pritet ngritje e temperaturave.

“Kemi marrë vendim, që me sonte të përfundohet sezoni, bazuar në Ligjin e ngrohjes”, ka deklaruar kryeshefi i “Termokosit”.

“Temperaturat nga nesër ngrihen deri në 20 gradë Celsius”, ka thënë Arsim Fetahu për Kohën.

 

Fillojnë punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes

Periskopi.com Lajme

Punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes kanë nisur sot në lagjen Kalabria të Prishtinës.

Siç njofton Termokos, në kuadër të punimeve, që do të zhvillohen planifikohet, që në rrjetin e ngrohjes të kyçen 30 objekte banesore të lagjes Kalabria, 2 objekte të vjetra banesore në lagjen Ulpiana dhe 6 objekte banesore në lagjen Mati 1.

Ndërkaq, objekte institucionale, që do të kyçen në rrjetin e ngrohjes janë: çerdhet e fëmijëve “Buzëqeshja” dhe “Xixëllonjat”, Teatri Kombëtar, Filarmonia e Kosovës, Ministria e Kulturës, shkolla “Naim Frashëri”, Stacioni i Policisë në lagjen e Muhaxherëve, Fakulteti i Arteve, ndërtesa e EULEX-it dhe Doganat e Kosovës.

Në saje të këtij projekti do të rehabilitohen 100 nënstacione të ngrohjes, ndërsa 50 nënstacione do të jenë të reja. Në lagjen Ulpiana do të rehabilitohen 24 nënstacione, Qendër 10 nënstacione, Dardani 26 nënstacione, Bregu i Diellit 8 nënstacione, ndërsa në objektet institucionale dhe publike do të rehabilitohen 36 nënstacione të ngrohjes.

Si rrjedhojë e këtij projekti rrjeti i ngrohjes do të zgjerohet me 3287 metër gypa të rinj të paraizoluar të ngrohjes, ndërsa në rrjetin ekzistues të ngrohjes 3362 metra gypa të dimensioneve të ndryshme do të rehabilitohen (gypat e vjetër do të zëvendësohen me gypa të rinj).

Kjo pjesë e projektit për zgjerim dhe rehabilitim të rrjetit të ngrohjes është financuar nga Komisioni Evropian me 8.3 milionë euro, ndërsa Termokos dhe Komuna e Prishtinës participojnë me nga 250 mijë euro.

Termokos përfundon sezonin ngrohës

Periskopi.com Lajme

Pas ngritjes së temperaturave, ndërmarrja Termokos ka marrë vendim për të përmbyllur sezonin e ngrohjes, tetë ditë pasi kishte vendosur të vazhdojë furnizimin me ngrohje për konsumatorët për shkak të rënies së temperaturave.

“Sapo kemi përmbyllur është një nga sezonet ngrohëse më të suksesshme deri më tani, kur për më shumë se 6 muaj me radhë kemi ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore pa asnjë ditë ndërprerje për mbi 13 mijë konsumatorë”, thuhet në komunikatë.

Termokos zotohet se do të vazhdojë me realizimin e projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, si dhe projekte tjera që janë në proces, falë kontributit të pakursyer të donatorëve.

Ndryshe, sezoni i ngrohjes për konsumatorët e Termokosit përfundon zakonisht më 15 prill.

Njoftim i rëndësishëm nga Termokos

Periskopi.com Lajme

Termokos ka dal me një njoftim të mirë për prishtinasit, të cilëve nuk do t’u ndalet ngrohja nga sot.

Për shkak të temperaturave të ulëta, të cilat sipas parashikimeve meteorologjike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme në vendin tonë, Termokos në koordinim me KEK-un ka vendosur të vazhdojë furnizimin me ngrohje.

Ndonëse ligjërisht sezoni ngrohës 2018/19, në kushte normale klimatike do të duhej të përfundonte sot, vazhdimi i furnizimit me ngrohje është në harmoni të plotë me ligjet në fuqi dhe me rregulloret e ZRRE-së, sipas të cilave sezoni ngrohës mund të zgjatet në varësi të kushteve klimatike.

Termokos do të vazhdojë të përcjellë me kujdes lëvizjen e temperaturave dhe në varësi të tyre do të vazhdojë të furnizojë me ngrohje të gjithë konsumatorët për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Termokosi thotë se qytetarëve u zbritet nga fatura çdo ndërprerje në furnizim me ngrohje

Periskopi.com Lajme

Për 10 orë, i gjithë qyteti i Prishtinës, në temperatura deri minus 13 gradë celcius ka mbetur ka ngrohje qëndrore, mes së dielës dhe së hënës të kësaj jave.

Shkak për këtë është bërë djegia e një kablloje të energjisë elektrike që furnizon Termokosin me energji, raporton 038 në KTV.

Sipas kësaj të fundit, problemet janë shfaqur edhe si pasojë e ndërprerjeve të paparalajmëruara të energjisë nga ana e KEDS-it.

Banorët ankohen se në këto ditë të ftohta nuk është normale ndërprerja e ngrohjes.

Në ngrohtoren e qytetit thonë se tashmë gjendja me furnizimin të ngrohjes qendrore është stabilizuar.

“Që nga e marta ne kemi furnizuar në mënyrë të mjaftueshme dhe cilësore të gjithë konsumatorët tanë me ngrohje qëndrore. Mund të ketë aty-këtu ndonjë problem të theksuar për shkak të problemeve teknike që mund të ndodhin në rrjetin sekondar të ngrohjes, të cilat edhe ashtu nuk janë përgjegjësi ligjore të Termokosit për t’u riparuar, por në mungesë të ndonjë këshilli që do të merrej me to apo banorëve, me rregullore të ZRRE-së na është lejuar edhe ndërhyrja në rrjetin sekondar të ngrohjes, në mënyrë që konsumatorët tanë të mos mbesin pa ngrohje në këto ditë të ftohta dimri”, ka thënë Afërdita Uka Fejzullahu, zëdhënëse në Termokos.

Uka-Fejzullahu ka deklaruar se në rastin e këtij defekti nuk ka qenë i mundur përdorimi i mazutit, si alternativë për të siguruar ngrohje, për shkak se siç ka thënë, pajisjet e tyre shpenzojnë një kapacitet shumë të lartë të energjisë elektrike.

Termokosi nuk e ka asnjë gjenerator që do të mund të funksionalizonte sistemin e madh të koogjenerimit për prodhimin e energjisë, ngase sipas ngrohtores, nevojitet kapacitet shumë i lartë.

“Ne kemi një gjenerator i cili është i mjaftueshëm vetëm sa për të mbajtur vitale pjesën kryesore të këtyre pajisjeve, sa për të mos dështuar apo për të mos u rrezikuar mirëqenia e kësaj pajisjeje, por jo edhe për të prodhuar energji ngrohëse”, ka thënë ajo.

Uka-Fejzullahu ka bërë të ditur se një gjenerator i tillë nuk ekziston në Kosovë, por pas situatës së paraqitur me KEDS-in, do të shqyrtohet mundësia e sigurimit të një gjeneratori të kapaciteteve shumë të larta.

Banorë të lagjeve si “Bregu i Diellit” e “Ulpiana” janë ankuar për nivel të ulët të ngrohjes. Kjo, sipas zëdhënëses së Termokosit ndodh si pasojë e rrjetit të vjetër dhe se po punohet në përmirësimin e gjendjes.

Derisa ka shtuar se për qytetarët që kanë ndërprerje të ngrohjes, do të ketë zbritje në faturat e tyre.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm në faturimin ndaj këtyre banorëve për shkak se çdo ndërprerje e furnizimit me ngrohje, automatikisht është zbritje nga fatura e tyre e ngrohjes, qoftë nëse është në pyetje edhe për disa orë mungesa e energjisë termike, ata do të kenë zbritje nga fatura e tyre për një ditë të plotë nëse atë ditë nuk janë furnizuar si duhet me ngrohje”.

Në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë kanë thënë se nuk mund të marrin ndonjë masë për shkak të probleme teknike të Termokosit.

Ahmeti: Po shkojmë drejt zgjidhjes së madhe për ngrohjen në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se në pesë deri dhjetë vite të ardhshme shumica e Prishtinasve do të kyçen në zgjerimin e rrjetit të ngrohtores së qytetit.

Kjo pasi BE-ja ka paralajmëruar rreth përkrahjes financiare ndaj Termokosit.

” Po shkojme drejt dyfishimit te kapaciteteve të kogjenerimit për tu kyçur mbi 200 mijë banorë në Termokos në 5 – 10 vitet e ardhshme – që i bjen shumica e Prishtinës. Mbi 20 milion euro do të kushtojnë investimet në KEK dhe Termokos për ta rritur kapacitetin. BE ka siguruar tashmë rreth 13 milion“.

“Kur ja shtojmë kësaj edhe 11 milion dollar nga SHBA-MCC për matësit individual e valvula po shkojme drejt zgjidhjes së madhe për ngrohjen në Prishtinë si dhe ndotjen e ajrit“, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

 

Termokos tregon se kur nis ngrohja për kryeqytetin

Periskopi.com Lajme

Termokosi i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për sezonin e ri të ngrohjes. Zyrtarë të kësaj kompanie thonë se ngrohtorja ka kapacitete të mjaftueshme për të ofruar ngrohje kualitative për qytetarët e Prishtinës.

Kështu u shpreh për Radio Kosovën, zëdhënësja e Termokosit Afërdita Uka. Sipas saj, rreth 13 mijë konsumatorë, sa janë të kyçur në rrjet, do të kenë ngrohje të mjaftueshme për këtë vit.

Ngrohtorja e qytetit  “Termokos”, i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e ngrohjes ashtu siç është e paraparë, me 15 tetor. Afërdita Uka, zëdhënëse e Termokosit, tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për një furnizim cilësor për konsumatorët.

“Deri me tani kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të sezonit ngrohës. Presim një furnizim sa më kualitativ dhe sa më cilësor për të gjithë konsumatorët tanë”, tha Uka.

Ndërsa sa i përket kyçjeve të reja, Uka thotë se këtë vit janë kyçur vetëm disa ndërtesa të institucioneve shtetërore, ndërsa në pranverë të vitit të ardhshëm do të fillojnë me kyçje edhe të ndërtesave kolektive.

“Shumë shpejt pritet që në bashkëpunim me Komisionin Evropian të bëhet publikimi i emrit të kompanisë që do të punojë për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, por këto punime pritet të fillojnë në pranverë të vitit të ardhshëm. Këtë vit zgjerim të rrjetit për ngrohje qendrore kemi pasur vetëm  tek  institucionet shtetërore”, tha ajo.

Termokosi është furnizues me ngrohje qendrore  për Komunën e Prishtinës, ndërsa sezoni ngrohës fillon me 15 tetor dhe mbaron me 15 prill të vitit vijues.

Kryeshefi e pranon se ka punësuar të afërm në “Termokos”

Pak ditë pasi u akuzua publikisht nga asamblisti i Vetëvendosjes Sadri Ramabaja, për punësimin e të afërmeve në Termokos, kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Naser Canolli, ka pranuar se ka punësuar një të afërm si shofer, derisa ka mohuar akuzat për punësimet tjera.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij janë shtuar vetëm dy punëtorë në ndërmarrjen, të cilën ai e drejton. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka ftuar prokurorinë që të merret me rastin, raporton KTV

 

Ndërsa ka shtuar se këto punësime janë bërë në kohën kur kryetari i partisë së Canollit, Kadri Veseli, nënshkroi memorandumin për ndërmarrjet publike me Ambasadën e Britanisë së Madhe.

Ndërkohë, LDK-ja, në një konferencë shtypi, ka akuzuar Shpend Ahmetin për gjendjen e keqe në ndërmarrjet publike. Por, Ahmeti u është përgjigjur këtyre akuzave duke bërë krahasime mes gjendjes, në të cilën i gjeti ndërmarrjet dhe gjendjen e tanishme.