“Me fuqizimin e VV’së kanë ardhur në shprehje forcat më reaksionare të një shoqërie”

Periskopi.com Lajme

Zyrtarja e PSD’së, Teutë Rrusta ka shkruar se kreu i VV’së, Albin Kurti u fuqizua në krah të mentalitetit provincial të shtresës urbane, që sipas saj me ardhjen në pushtet, u thelluan ndarjet qytet-fshat.

Ajo ka përmendur edhe disa raste kur Kurti nëpër deklarata publike ka shpërfaqur po këtë ndasi. Rrusta shkruan se  forca të tilla si VV nuk duhet të vijnë në pushtet.

Ja postimi i plotë:

Shtresa urbane u mjaftua që Kurti fliste rrjedhshëm anglisht me ndërkombëtarë. Kjo mendje e kolonizuar u mashtrua me kaq. Për më tepër dëshironin ta shihnin në pushtet të ngjashmin e tyre, duke qenë kështu shumë të dhënë pas vetes, veten e kanë normë. Pikërisht kjo shtresë urbane që flet për diversitet me mendje të hapur, është e mbyllur në qarkun e saj të rrethuar prej privilegjeve.

Eshte indikative sesi me fuqizimin e VV kanë ardhur në shprehje si asnjëherë më parë, në vend se të vinin duke u fashitur, forcat më reaksionare të një shoqërie. Sic duket, Kurti u fuqizua në kurriz të mentalitetit provincial të shtresës urbane. Më ardhjen e tij në pushtet u thelluan ndarjet qytet – fshat. Pastaj, mbani mend diskutimin sesi Kurti i dergoi komandantët në shtepi? Bëhet fjalë për komandatët e luftës. Kjo një gjuhë e përdorur nga ata që luftën e UCK e përcmonin si e dalur nga gjiri i fshatit. Pastaj, mbani mend interaktivin (KTV) të para një muaji, duke u tallur me paaftesinë e Thacit për ta përvetësuar një komunikatë, në gjendje lufte? E shumë e shumë si këto.

E tash në fund Kurtit i doli edhe homofobia. Tha: “nuk mendoj se dikush duhet të shkojë e të shtrihet te Grenelli”. Kjo na iku si pa e vërejtur neve, por jo edhe militantëve homofob të VV. Prandaj është e rëndësishme jo vetëm që një forcë si VV të mos vije në pushtet, por sidomos që të luftohen kushtet që fuqizojnë forca të tilla. Kosova ka nevojë për shumësi organizimesh, jo për ndarjet që na solli Kurti.

PSD: 10 shkurti është dita kur Kurti të ketë guxim ta shohë vetën në pasqyrë

Periskopi.com Lajme

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik për nderë të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit të cilët derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 13 vjet më parë, shkruan Periskopi.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta tha se ky 10 shkurt është më i veçantë sesa të tjerët pasi që në krye të ekzekutivit është lideri i VV-së, Albin Kurti.

Rrusta ka kritikuar Kurtin duke thënë se në planin e tij qeverisës nuk e sheh që ta ndryshojë Kushtetutën për çështjen për të cilën kishin protestuar në vitin 2007.

‘Ky 10 shkurt është më i veçantë sepse në këtë datë e gjen Kurtin kryeministër, kundërshtarin më të madh të planit të Ahtisarit. Në alternativën qeverisëse të VV-së por dhe dokumentet e programit të 2017-tës i kemi brenda prioriteteve edhe ndryshimet kushtetuese që shmangin pengesat të cilat dalin nga plani i Ahtisarit. Mirëpo, tash në planin qeverisës të Kurtit nuk e kemi asnjë rresht për synimin e kësaj proteste. Kjo, flet për llojin e qeverisë që do ta kemi’’, tha Rrusta gjatë aksionit simbolik.

Tutje, thekson se Kurti e ka bllokuar demokracinë me përfshirjen e Listës Serbe në qeverisje. Ndërsa kryeministrit të Kosovës i bën thirrje që të ketë guxim ta shikoj vetën në pasqyre.

‘’Përderisa Kurti gjen hapësirë për të bërë nderime për ta shënuar datën, nuk ndërmerr asnjë hap konkret për ndryshimet kushtetuese të cilat e kanë përbrenda shumicën e dyfishtë të cilat e fuqizojnë Listën Serbe tash kolegë të Kurtit. Jeta demokratike, është e bllokuar përmes shumicës së dyfishtë dhe synimet për ta larguar këtë pengesë nuk e shohim askund në dokumentet ku duhet të bazohemi. Pra, 10 shkurti është dita kur Kurti duhet ta shohë vetën në pasqyre. Pra, nuk ka kuptim që protesta e 10 shkurtit të shpërlahet politikisht, përndryshe kësaj mund t’i themi oportunizëm politik. Ne ftojmë Kurtin të mos e largojë pasqyrën por të ketë guxim dhe ta shohë vetën në të’’, përfundon Rrusta.