Tronditet Elbasani, burri e masakron gruan me thikë dhe hidhet nga kati i 7-të i ndërtesës

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë tronditi Librazhdin mbrëmjen e kaluar.  Burri masakroi me thikë gruan e tij dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit.

Burri ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja u dërgua në spital ku më pas ndërroi edhe jetë, pasi nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të marra.

Forca të shumta policore si dhe ambulanca me stafi mjekësor mbërritën në vendngjarje.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e këtij krimi të rëndë në familje, ndërsa grupi hetimor po merret me grumbullimin e informacioneve për të zbardhur ngjarjen.

 

Theret me thikë një i mitur në Kaçanik

Periskopi.com Lajme

Një person i mitur në Kaçanik ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që i njëjti sipas tij është therur me thikë nga perona të panjohur.

Viktima pas tretmanit mjekësor është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Policia informoi përmes raportit 24 orësh.

 

Drejtori i Emergjencës tregon gjendjen e dy të rinjve që u therën mbrëmë në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ahmet Dërguti”.

Persona të panjohur kanë dalë nga vetura derisa kanë therur dy të rinj të tjerë të cilët ishin duke ecur, një vajzë dhe një djalë.

Njëri nga të therurit me thikë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por që pas ndërhyrje kirurgjike gjendja e tij është përmirësuar.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, Basri Lenjani.

Ai ka konfirmuar se ndaj njërit person ka patur ndërhyrje në stomak dhe i njëjti është dërguar për shërim të mëtutjeshëm në kirurgjinë abdominale, ndërsa gjendja e tij është e përmirësuar.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe  Arlinda Rexhepi, zëdhënëse e Policisë, e cila tha se personat janë sulmuar me thikë, pas një rrahjeje mes një grupi.

‘’Me 15.08.19 rreth ores 22:00, ne rrugen Ahmet Derguti te lagjjes Arberia ka ndodhur nje rrahje ne mes te disa personave. Si pasoj e rrahjes dy persona kane pesuar lendime, dyshohet se personat kane pesuar lendime te renda nga mjeti i ftoht thike’’, ka thënë ajo.

‘’Njesitet policore kane dalur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe jane duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, perderisa dy personat e lenduar jane duke u trajtuar ne QKUK’’./PERISKOPI/

 

Theret me thikë një person në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një person është therur me thikë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Raportohet se për shkaqe ende të panjohura viktima është therur me thikë nga një person i panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, njofton Policia e Kosovës.

“Raportohet se për shkaqe të panjohura viktima mashkull K-Shqiptar është therë me thikë nga një i person i panjohur i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”.

 

Policia jep detaje për therjen me thikë të 3 nxënësve në shkollë, ja mosha e tyre

Periskopi.com Lajme

Policia ka dhënë detaje për therjen e tre nxënësve me thikë në shkollën e Bujqësisë në kryeqytet. Plagë nga thika kanë marrë tre të miturit, dy prej tyre 17 vjeç dhe njëri 16 vjeç.

Për këtë rast policia është në kërkim të tre personave të tjerë.

“Sot rreth orës 16:00, policia  ka marrë informacionin se në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një shkollë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Në këtë rast  janë lënduar tre persona :

  1. A, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Sh. B, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

Sh. A, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

të cilët kanë marrë plagë nga arma e ftohët  (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në për trajtim mjekësor”, tha policia.

Po ashtu policia njofton se është në kërkim të tre personave të tjerë, lidhur me këtë rast.

“Si rezultat i kësaj policia ka arritur të identifikoj tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, përfundon policia.

Mësuesja u ther në sy të nxënësve: Fëmijët ikën për dritare (Video)

Periskopi.com Lajme

Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur në shkollën “7 Marsi” në kryeqytet në sy të fëmijëve.

Një prind e theri me thikë mësuesen e fëmijës së saj.

Mësohet se arsyet që çuan deri tek përleshja dhe më pas edhe tek therja e mësueses nga gruaja 38 vjeçare B.D ishte qortimi që mësuesja i kishte bërë vajzës së B.D për moskryerjen e detyrave të shtëpisë.

Dëshmitarë ishin edhe fëmijët katërvjeçarë si dhe nxënësit e klasës së gjashtë.

“U ardh një prinde dhe i ka thanë mësues që s’po dua me i thënë fëmijës tim që ke me shkua në mal dhe e ka nxjerr një thikë prej këtu [mëngës] dhe e ka ther”, ka thënë një nxënëse.

Një nxënës tjetër ka thënë se ka parë fëmijëtë duke ikur nga dritaret.

“Kam menduar që ndonjë nxënës nuk po mundet me marr frymë, por kur kam dal i kam pa fëmijët duke ikur nga dritaret”, ka thënë ajo.

 

Vritet me thikë një 7-vjeçar kosovar në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Në rrugën St. Galler-Ring të Bazelit në Zvicër, sot rreth orë 12:30 është vrarë me thikë një 7 vjeçar,  kosovar me prejardhje nga komuna e Lipjanit.

Sipas medieve zvicerane, djali ishte duke shkuar në shtëpi, pas përfundimit të mësimit, kur edhe është qëlluar me thikë derisa, është gjetur në rrugë nga mësuesi i tij. Më pas fëmija është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve ka bërë të ditur Peter Gill, zëdhënës i zyrës së prokurorisë së Baselit.

Pas veprimeve hetimore që nisën menjëherë, zyra e prokurorit shkruan se një  një grua e moshuar u pa duke u larguar nga skena e krimit. Pak kohë më vonë, një grua 75-vjeçare zvicerane u kthye në zyrën e prokurorit publik në Ëaaghof dhe rrëfeu për krimin. Derisa pas kësaj deklarate u arrestua.

Akoma nuk dihen motivet e vdekjes, ndërsa banorët janë shumë të shqetësuar për rastin.

Dy persona të arrestuar për therjen me thikë të 17-vjeçarit në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Dy persona, të moshës 17-vjeç, janë arrestuar mbrëmë nga Policia në Prishtinë, për rastin e therjes me thikë të bashkëmoshatarit të tyre në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Sipas policisë, njëri nga të arrestuarit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa tjetri është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Komunikata e plotë e Policisë dërguar mediave:

Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në një lokal në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i plagosur.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën: A. K , 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili kishte marrë plagë nga arma e ftohtë (thikë) dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë rast nga njësitet policore janë arrestuar dy persona të dyshuar: A. L , 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (është liruar në procedurë të rregullt) dhe Sh. M , 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.

 

Theret me thikë një 19-vjeçar në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një 19 vjeçar është therur me thikë sot rreth orës 13:00 në afërsi të shkollës fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Mbështetur në informatat e para dyshohet se dy grupe  janë përleshur në mes veti me ç‘rast viktima 19 vjeçar ka marrë lëndime në këmbë që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, tha Borovci.

Ai shtoi se të dyshuarit për këtë rast, të cilët janë të njoftuar për policinë, kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Borovci shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të lokalizimit të vendndodhjes së personave të dyshuar.