Belgjika dhe Franca të populluar me superyje, por cili ekip është favorit në letër për të kaluar në finalen e Kupës Botërore

Periskopi.com Botërori 2018

I gjithë globi tashmë ka drejtuar sytë në përballjen e dy titanëve të futbollit ndërmjet Belgjikës dhe Francës.

Të dyja ekipet kanë lojtarë që mund të shkëlqejnë në skenën botërore dhe potencialisht gjysmëfinalen mund të ndryshojnë për një çast të vetëm.

Por cila skuadër është më e mirë? Cila ka më shumë shanca për të arritur në finale?

There is very little difference between goalkeeping options Thibaut Courtois and Hugo Lloris   France captain Hugo Lloris has led Les Bleus to another major semi-final

Nëse nisemi nga dy portierët respektivë, Thibaut Courtois dhe Hugo Loris, ata kanë qenë vendimtarë që kombet e tyre janë ngjitur në gjysmëfinale. Ata kanë pasur paraqitje mbresëlënëse në ndeshjet e çerekfinaleve. Është shumë e vështirë për të zgjedhur se cili është më i mirë se tjetri, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Thomas Meunier has been solid for his country   Benjamin Pavard is a breakout star

Ndërkohë, nëse analizohen mbrojtësit anësor Thomas Munier i Belgjikës dhe Benjamin Pavard i Francës edhe për këta dy është vështirë të përcaktohet performanca më e mirë. Megjithatë, një nuancë më mirë qëndron mbrojtësi i Francës, falë edhe një goli vendimtar që kishte shënuar në fazën e 1/8 final kundër Argjentinës.

Marouane Fellaini has put in some impressive displays in Russia   Paul Pogba is imposing himself at the World Cup

Sa i përket mesfushës, ndërmjet Marouane Fellainit të Belgjikës dhe Paul Pogbas së Francës, realiteti është se belgu ka pasur një rol shumë të madh duke i shembur strategjitë e mesfushës së kundërshtarëve, por Paul Pogba nga ana tjetër po e tregon talentin e tij në një masë të madhe në këtë kampionat.

Axel Witsel is a competent central midfielder  N'Golo Kante is one of the best in the world

Mesfushorët qëndrorë, Alex Witsel i Belgjikës dhe N’Golo Kante i Francës gjithashtu kanë pasur një impakt të madh në fitoret e vendeve të tyre. Edhe pse luan për një ekip kinez Tianin Quanjian, Wetsel ka shprehur aftësitë e një mesfushori të mirë. N’Golo Kante është ende lepuri i përjetshëm dhe një inxhinier në mesfushën franceze.

Kevin De Bruyne is a world class central midfielder  Antoine Griezmann is one of France's biggest threats

Mesfushorët sulmues, Kevin De Bruyne dhe Antoine Griezmann. Belgu De Bruyne vendosi ta sfidojë veten në këtë Kupë Botërore, derisa Roberto Martinez e emërtoi atë si një 9 fals kundër Brazilit. Mbase nuk është e pritshme që kjo të ndodhë edhe kundër Francës, megjithatë ai do të udhëzohet që të niset përpara në sulm.

Antoine Griezmann gjithashtu është një lojtar i shkëlqyeshëm, dhe në një nivel të njejtë me Kevin De Bruyne./Periskopi/