Beqiri: Donika Gërvalla mori në thua gjatë rrugëtimit të saj (Video)

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK’së, Ismet Beqiri  sonte në Debat Plus ka folur edhe për dorëheqjen e Donika Gërvallës nga partia e tyre. Beqiri thotë se dikush gjatë rrugëtimit mundet me marrë në thua, duke aluduar tek Gërvalla.

‘’Jam mundu me respektu prej fillimit familjen Gërvalla. Sa kam qenë kryetar i Prishtinës kam nda edhe banesë për familjen e tyre, por kjo nuk duhet të përmendet. Për neve është familje e shenjtë. Njeriu në rrugëtim e sipër merr thua. Edhe unë mundem me marrë. S’e ka duru situatën, ka dhënë dorëheqje, s’është më  aktive. Meritat dhe kontributi i saj mbeten, padyshim’’, ka thënë Beqiri.

Ai sonte ka folur rreth procesit zgjedhor të LDK’së që tashmë është në përfundim, si dhe për kandidatët potencialë për të parin e partisë./PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Ismet Beqiri – 01.08.2019

Java e LDK-së: Ismet Beqiri Ismet Beqiri – LDK Bekim Kabashi – ReporteriImer Mushkolaj – Analist Ilir Mirena – Periskopi

Posted by RTV Dukagjini on Thursday, 1 August 2019