Të mirat që sjell thurja- Gjyshet kanë pasur të drejtë!

Periskopi.com Zoya

Të mësoni se si të punoni me shtiza a me grep duhet të jetë në krye të Top-Listës suaj për gjërat që duhet të mësoni në të ardhme.

Nëse mendoni se puna e dorës ka dalë jashtë mode e keni gabim. Shtizat dhe grepi nuk janë vetëm për gjyshet…Nëse shihni vitrinat dhe tërhiqeni pas trikove dhe pulovrave aq të bukura të thurura dhe e dini shumë mirë se dhe gjyshja juaj mund t’i bëjë ato, nuk jeni kurioze të mësoni dhe ju?!

Të mësosh si të thurësh ka një sërë përfitimesh.

Ju jep një ndjenjë krenarie
Jo shumë njerëz dinë se si të thurin. Në një bisedë mes miqsh tek ju përmendni që një shall a kapuç e keni bërë vetë të gjithëve do t’i bëjë përshtypje një gjë e tillë.

Ka të njëjtat përfitimet e meditimit

Lehtëson simptomat e ankthit, stresit dhe depresionit
Lëvizjet ritmike dhe ndjenja e fokusimit mund të ndihmojë të hiqni mendjen nga simptomat e ankthit, depresionit dhe stresit. Të ndenjurit ulur në qetësi tek thurni ul presionin e gjakut .

Të punosh me shtiza ndihmon në parandalimin e artritit. 

Ashtu si ju duhet të përdorin trurin tuaj për ta mbajtur atë të shëndetshme, ju duhet të përdorni nyjet tuaja për t’i mbajtur ato të shëndetshme. Puna me shtiza nuk kërkon forcë, por thjesht vendos në lëvizje duart tuaja dhe kjo është një gjë e mirë./periskopi.com