Henry tregon të vertetën: ‘Ishte më e lehtë të luaje tek Arsenal sesa te Barcelona’

Periskopi.com Sporti
Legjenda e Arsenal, Thierry Henry, ka treguar dallimin mes Barcelonës dhe Arsenal, saktësisht lojën e tij te këto skuadra.

Ikona franceze e futbollit, Henry, ka kaluar vitet e tij më të mira të karrierës me skuadrën e Arsenal, por pati momente të paharruara dhe vazhdimësi edhe te Barcelona.

Henry kaloi te Barcelona në vitin 2006, pasi humbte finalen e Ligës së Kampionëve me Arsenal, pikërisht kundër katalanëve.

Lojtari ka folur për këto dy skuadra, duke thënë se ishte më e lehtë të luante tek Arsenal sesa te Barcelona.

“Tek Arsenal, mund të shkoja kudo që dëshiroja. Ishte më e lehtë për mua tek Arsenal, sepse kisha edhe Bergkamp e Kanu. Ata qëndronin në mes, gjë që më lejonte mua të kthehem, të lëviz majtas ose djathtas”, ka thënë Henry.

“Unë shkova te Barcelona, një koncept loje krejtësisht tjetër, duhej të rimësoja lojën”, ka shtuar francezi.

“Unë kisha Rijkaard i cili më kërkonte të qëndroja në krahun e majtë, pastaj kur erdhi Pep… Pep është një trajner fantastik, por ai kërkon shumë, është intens dhe është si të luash shah me të”.

“Gjithmonë ke dësihrë të jesh një hap përpara në atë që bën. Për ta bërë këtë, duhet të jesh në pozitën tënde, për ta bërë fushën sa më të madhe, që mesfushorët të operojnë ashtu si kanë nevojë”, ka shtuar ndër të tjerash Henry.

Më parë, Henry tregonte se si Guardiola e kishte zëvendësuar atë pasi kishte shënuar një gol në Ligën e Kampionëve. Por, këtë e kishte bërë duke lënë pozitën e tij dhe kjo nuk u tolerua.

Këta janë futbollistët legjendar që nuk arritën kurrë të fitojnë ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, janë dyshja që kanë fituar 11 ‘Ballon d’Or’ së bashku, por ka futbollistë të tjerë legjendar që nuk kanë fituar kurrë çmimin e lojtarit më të mire, anipse karriera e tyre ishte e bujshme, shkruan Periskopi.

Kështu Periskopi jua sjell lojtarët më të mirë që kurrë nuk arritën të fitojnë trofeun ‘lakmitar’, prej të cilëve, disa mund t’i dini e disa mund të jenë surprizë.

TENERRY HENRY

Midis 2001/6, ish sulmuesi i Arsenalit ishte në kulmin e karrierës së tij.

Jo vetëm që ishte golashënuesi më i mirë në Premier League në katër nga ato pesë sezone, ai shënoi 29 gola në 52 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Por, për disa arsye, pavarësisht shfaqjeve briliante ai ishte vetëm kandidat për Ballon d’Or.

PAOLO MALDINI

Ai është thirrur mbrojtësi më i mirë që ka luajtur ndonëherë. Ikona e Milanit fitoi 25 trofe, përfshirë shtatë tituj në Serie A dhe pesë herë Champions League.

Por për gjithë madhështinë e tij, ai shpesh ishte në hije nga shokët e ti të shkëlqyeshëm të skuadrës si Andriy Shevchenko, Kaka, George Ëeah, Marco Van Basten dhe Ruud Gullit, të cilët të gjithë ishin fitues të topit të Topit të Artë.

Ai arriti të fitonte vendin e tretë në 1994 dhe 2003.

XAVI

Mesfushori spanjoll luajti 767 herë për ‘katalunasit, por Ballon d’Or e shmangu atë, edhe kur ndihmoi Spanjën të fitojë Kupën e Botës 2010.

ANDRES INIESTA

Është lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit spanjoll – me 35 trofe, përfshirë nëntë tituj të La Liga dhe katër Champions League.

Megjithatë, Iniesta nuk arriti të fitonte një ‘ Ballon d’Or’, anipse ai poashtu shënoi edhe golin fitues kundër Holandës në finalen e Kupës së Botës 2010.

BOBBY MOORE

Lojtari më i madh i Anglisë ndonjëherë – Bobby Moore, kapiteni i ekipit fitues të Kupës së Botës 1966, nuk e mori kurrë shansin të ngre një Ballon d’Or. /Periskopi.com/

 

Henry do ta drejtojë këtë skuadër të madhe angleze

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Aston Villas.

Mediat britanike kanë raportuar në mëngjesin e sotëm se ish lojtari i njohur do të marrë drejtimin e ekipit të madh anglez, Aston Villa.

Trajneri aktual i Villas, Steve Bruce mund të largohet nga klubi, ndërsa Henry është gati të marrë përsipër pozicionin e tij.

Henry, i cili ka punuar si ndihmës trajner i Belgjikës në Kupën e Botës, ka lënë postin e tij si analist në Sky Sports.

Ylli francez tashmë e ka bërë të qartë se tani synon të hyjë në menaxhimin e ndonjë skuadre dhe me shumë mundësi ai do të jetë trajner në Championship edicionin e ardhshëm