Woods flet për herë të parë pas aksidentit të tmerrshëm, këto janë fjalët e tij

Periskopi.com Sporti

Kampioni i golfit, Tiger Woods, ditë më parë ka pësuar një aksident të rëndë me makinë, duke pësuar lëndime të rënda në të dyjat këmbët, shkruan Periskopi.

Dhe, 15 herë kampioni i golfit pak ditë pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi, Woods ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke i falenderuar të gjithë fansat për mbështetjen e dhënë.

“E kam të vështirë ta shpjegoj se sa shumë u preka kur e ndeza TV-në dhe i pashë gjithë ato fanella të kuqe”,- shkroi Ëoods.

“Dua t’ju them të gjithë lojtarëve të golfit dhe tifozëve se jeni duke më ndihmuar ta kalojë këtë kohë të vështirë”,– shtoi kampioni i padiskutueshëm i golfit.

Ja pamjet nga aksidenti që pësoi Woods me makinën e tij. /Periskopi

Image

Image

Kjo është gjendja e Tiger Woods pas aksidentit të frikshëm

Periskopi.com Sporti

Tiger Woods është zgjuar dhe ka reaguar pozitivisht pas operacionit në këmbë, të cilën e lëndoi rëndë në një aksident me makinë të martën në Los Angeles.

Aq i rëndë ishte aksidenti saqë 45-vjeçari – 15 herë kampion i botës ën golf – u desh të nxirrej nga makina nga zjarrfikësit dhe mjekët.

Ekipi i legjendës së golfit ka thënë se ai ka pësuar thyerje të rëndë në këmbën e djathtë dhe se operacioni ka shkuar mirë.

“AI (Woods) është zgjuar, po reagon pozitivisht dhe ka filluar ta marrë veten në dhomën e spitalit”, ka thënë ekipi i tij.

Woods ishte me fat që shpëtoi i gjallë, ka thënë Departamenti i Policisë në LA County.

Aksidentohet Tiger Woods, pëson lëndime të rënda në këmbë

Periskopi.com Sporti

Tiger Woods është dërguar në spital pasi u plagos në një aksident me makinë në Los Angeles

 

Woods ka pësuar një lëndim shumë të keq, me ç’rast ai veçse iu është nënshtruar një operacioni në këmbë pasi është lënduar aty.

Agjenti i tij ka deklaruar: “Tiger Woods ishte në një aksident me një makinë këtë mëngjes në Kaliforni, ku ai pësoi dëmtime të shumta në këmbë”.

Ai për momentin është në operacion për shkak të lëndimeve dhe pritet të dalin informacionet më të reja.

Woods veçse po shërohej nga një lëndim që kishte pësuar në shpinën e tij.

Më bëj baba të të ngjajë: Djali i Tiger Woods mahnit me goditjet e tij

Periskopi.com Sporti

Tiger Woods është drejtë fundit të karrierës por një gjë është e sigurt, ai po lë një pasardhës në këtë sport.

Djali i tij 11 vjeçar, Charlie është duke ndjekur hapat e tij dhe stilin e njëjtë të babait të tij.

 

Një video e publikuar së fundmi shihet se djali i Tiger nuk është shumë larg nga ajo që bën babai i tij.

Mos e humbisni videon. /Periskopi

Tiger Woods rikujton momentin kur Muhammad Ali e kishte goditur miqësisht në brinj, për ta lënë me pasoja

Periskopi.com Sporti

Legjenda e sportit të golfit, Tiger Woods ka zbuluar një storie sensacionale kur Muhammad Ali e kishte goditur në korridorin e një hoteli, duke e lënë me pasoja në proces.

Ali dhe Woods ishin takuar në Hotelin Hilton, me boksierin legjendar që e kishte prekur në formë miqësie në brinj.

Mirëpo, goditja e Alit ishte aq e fuqishme saqë e la të frustruar amerikanin.

Kjo kishte ndodhur para US Open më 2004 në Nju Jork. ëoods kishte menduar dy herë që t’i kundërpërgjigjej.

US-SI SPORTS AWARDS-ALI/WOODS

Derisa e rikujtoi eventin, 15 herë kampioni i golfit tha: “Isha në rreshtin e tavolinës së parë dhe goditem në brinj, në brinjtë e djathtë. Dhe më dhembi.

“Dhe unë u solla rrotull duke menduar ta godisja dikë. Isha shumë i mllefosur. Shikoj dhe është Muhammad Ali.

“Ai tha: ‘Hej djalosh, si je?’

“I thashë: ‘Pse duhet të më godasësh aq fort miqësisht? Ai ishte i vjetër, por ende më dhimbte.

“Dhe thjesht nuk mund ta imagjinoj të goditem në ring 15 runde si në kohët e vjetra. Kjo është thjesht çmenduri.” /Periskopi.com/

Legjenda e golfit ka 137 fëmijë me 121 gra!

Periskopi.com Sporti

Çudia e vitit ka ardhur nga Amerika.

Një gjykatë amerikane e ka urdhëruar kampionin të shumëfishtë të golfit, Tiger Wodds të kryejë në total 137 teste të atësisë, shkruan Periskopi.

Vendim ka ardhur pas një kërkese të formuluar nga 121 gra, të cilat konfirmojnë se kanë qenë të dashurat e tij dhe se nga lidhja me Woods kanë sjellë në jetë fëmijë.

Related image

Mediat amerikane kanë raportuar se gjatë vendimit të pranishëm ishin disa nga gratë e Woods dhe ato kanë ulëritur nga gëzimi i madh. Ato tash e një kohë të gjatë po luftojnë për të drejtat e tyre.

Gjykata i ka dhënë 30 ditë afat kohor legjendës së golfit që t’i kryejë 137 testet e ADN-së, përndryshe mund të dënohet shumë rëndë.

Ndërkohë, avokati ka konfirmuar se klienti i tij do ta ndjek vendimin e gjykatës. /Periskopi