Tag: Tim Burchett

Kongresmeni amerikan i quan serbët ‘fundërrina”: Jemi duke menduar si t’i sjellim para drejtësisë
Pas seancës dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve që u mbajt në fund të prillit, me ç’rast para kongresmenëve për krimet serbe në Kosovë dëshmuan ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, viktima e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman, juristi amerikan, Paul Ëilliams, dhe Ilir Bytyqi, vëllai i vëllezërve Bytyqi të vrarë në Serbi, kongresmeni republikan Tim Burchett postoi një videomesazh në Tëitter.
Aty Burchett tregon se e ka takuar Atifete Jahjagën, të cilën e quan ‘zonjë të përzemërt’ dhe thotë se me të ka diskutuar për ato ‘fundërrinat në Serb’i, krimet e tyre të luftës, sidomos përdhunimet.
“ Janë popull i tmerrshëm” Kështu i quan Burchett serbët.
Më tutje kongresmeni deklaron se me Jahjagën ka folur për krimet serbe në Kosovë.
‘Janë popull i tmerrshëm, tani të gjithë jemi duke menduar si t’i sjellim para drejtësisë’
‘Sipas meje ata s’kanë fare kurajë të hetojnë krimet e luftës, por shpresoj se do t’i detyrojmë;, thotë Burchett.’
Mbi videomesazhin e kongresmenit Burchett kanë raportuar edhe mediat serbe si Blic dhe B92.
I had a great conversation with the former President of Kosovo about war crimes carried out by DIRTBAG Serbians and no one willing to punish them. pic.twitter.com/KzrXr02zTs
— Tim Burchett (@timburchett) April 30, 2019