Deputetja e AAK’së: Njoh njerëz që s’kanë probleme shëndetësore por u liruan nga karantina në konvikte

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrin Arben Vitia se po diskriminojnë qytetarët të cilët po kthehen në Kosovë. Sipas saj, të riatdhesuarit nuk po trajtohen barabartë, pasi jo të gjithë duhet të qëndrojnë 14 ditë në Qendrën e Studentëve.

Kadrijaj thotë se njeh personalisht njerëz që nuk kanë probleme shëndetësore por janë liruar nga karantimi me arsyen se kanë probleme të tilla.

“Unë njoh disa prej tyre personalisht, me emra dhe mbiemra, e di ku jetojnë. Janë njerëz që punojnë në institucione kredibile të Kosovës dhe janë dalë me atë diagnozë”, tha ajo në Pressing.

Në këtë mënyrë, ajo thotë se keqmenaxhimi i kësaj qendre solli edhe të rasti tragjik i humbjes së jetës së një të riu.

Ndërkohë ajo ka sqaruar se lista e publikuar prej saj, 1 ditë para vetëvrasjes së 26 vjeçarit nga Gjilani, nuk është raport shëndetësor.

“Lista e publikuar është e qytetarëve, jo e pacientëve”, shton ajo.

“Kam dashur që qytetarëve që kthehen të trajtohen dinjitetshëm dhe barabartë”, tha Kadrijaj.

Deputetja e AAK’së: Ku janë Ministrja Haxhiu dhe Ministri Vitia që s’po flasin për vdekjen e 26 vjeçarit

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj ka reaguar pas ndarjes tragjike nga jetë të një të riu në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Ajo ka kërkuar që Ministrja e Drejtësisë, Albulen Haxhiu dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, që të flasin për rastin.

Sipas saj, dikush duhet të jap përgjegjësi për ndarjen nga jeta të 26 vjeçarit i cili po mbahen në karantim.

Shkrimi i plotë i saj në Facebook:

Sot u shua jeta e të riut nga Gjilani A.M.! Familjes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta. Dje kam kërkuar nga Prokuroria të nisin me hetimet dhe sot Prokuroria këto hetime vetëm duhet t’i zgjeron. Nuk ma lejon pijeteti dhe edukata ta politizoj një tragjedi për poena politikë. Por të çohen të flasin sonte Arben Vitia e Albulena Haxhiu? Kush do të jep dorëheqje pas kësaj tragjedie?

Kosova sonte humbi jetën dhe ëndërrat e një të riu për shkak të keqmenaxhimit!

Turpi do të mbetet tek ju.

Hetuesia duhet të ndriçojë rastin në detaje!

Skandal: Kadrijaj thotë se ministri Vitia liroi nga karantina në konvikte disa aktivistë të Vetëvendosjes (Dok)

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj sot në Facebook ka publikuar një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, përmes së cilit  disa personave u lejohet dalja nga karantina në konvikte, transmeton Periskopi.

Kadrijaj ka shkruar se këta persona janë aktivistë të Vetëvendosjes, prandaj edhe konsiderohet si shkelje ligjore.

Kadrijaj po ashtu ka konfirmuar për Periskopin se si e ka kuptuar se personat në fjalë janë nga Vetëvendosje.

‘’Unë sa kam hulumtuar, aktivistë të Vetëvendosjes janë’’, është përgjigja e saj

‘’Të gjithë e kuptojmē ligjin, dhe e kuptojmē se ligji duhet tē respektohet nga të gjithë: askush nuk është mbi ligjin.
Ministri i shëndetësis paska amnistuar aktivistët e VV, duke i liruar nga karantina në konvikte.
Tash le të pergjigjet ministri pse ka ndodhë kjo!’’, është shkrimi i saj në Facebook./PERISKOPI/

 

Kadrijaj: Kurti e Mustafa mendojnë si Reka për dhënien e korridorit për Serbinë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj me anë të një postimi në Facebook, ka folur rreth zhvillimeve të fundit.

Ajo ka komentuar deklaratën e Ministrit të Integrimeve Europiane, Blerim Reka, që ka propozuar dhënien e korridorit të tranzirit për në Adriatik për Serbinë.

Sipas saj, heshtja e Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa rreth kësaj teme, nënkupton se ata pajtohen me Rekën.

Postimi i plotë:

Heshtja e Isa Mustafës dhe Albin Kurtit pas deklaratës skandaloze të Ministrit Reka, lë të kuptohet që ata janë të një mendimi!

Dorëheqja e Ministrit është minimumi i një skandali të tillë.

Fol Kryeministër!
Fol ish-Kryministër!. 

Time Kadrijaj e lë në karrige të Kurtit një foto të Astrit Deharit

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në Kuvend të Kosovës ia ka dërguar kryeministrit Albin Kurti fotografinë e aktivistit të ndjerë të LV-së, Astrit Deharin.

Kadrijaj ka thënë se Albin Kurti është nënshtruar para Serbisë, e po i ndihmon Aleksandër Vuçiqit me vendimin për taksën, që t’i fitojë zgjedhjet.

“Turp për ty që ju nënshtrove Serbisë dhe presioneve kaq lehtë, çka do të ndodhë me marrëveshjen finale, nëse të kërkojnë ndonjë koncesion, sigurisht do të nënshkruash se t’i nuk kishe parime e as moral, ti me taksën po ja mundëson Vuçiqit që t’i fitojë zgjedhjet, ai do të krekoset se si e gjunjëzoi Kosovën për taksën, dhe këtë po ja mundëson t’i zoti Kurti dhe partia jote revolucionare. Ti po e rrezikon finalen. Cilat kompromise tjera do t’i bësh, ato që po i thotë Vuçiqi, apo s’do e respektosh as Kushtetutën. Ne po frikësohemi se pa taksën do të jemi në pozitë të pafavorshme në raport me Serbinë, kur t’i vije koha për kontratën përfundimtare”, tha deputetja.

Kadrijaj ka kërkuar nga pozita të shpjegojnë nëse janë për heqje të taksës apo për reciprocitet, derisa i ka vendosur kryeminsitrit Kurti në ulëse një fotografi të aktivistit të ndjerë të LV-së, Astrit Deharit.

“A ju vjen keq prej aktivistëve dhe të burgosurve të juaj, unë sot këtu e kam një fotografi, dhe më vjen keq se është një familje që ka dhënë shumë, shikoni Vetëvendosje, dhe unë këtë kopje të aktivistit të juaj tash të ndjerë do e lë në ulësen e kryeministrit, le te sheh si i ka mashtruar aktivistët, duhet me ju ardh marre duhet me ju ardh turp”, ka thënë Kadrijaj.

Kadrijaj – Abdixhikut: Frizurën e ke të mirë, ama taksa pa njohje ka kosto

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhikut, duke ia përmendur tenderat e fituara kinse nga familjarët e tij, transmeton Periskopi.

Abdixhiku pas sulmit me vezë ndaj zv/kryeministrit Avdullah Hoti, tha se  kushdo që e ka bërë këtë, po e kuptojnë që tash po vije era shtet.

Në anën tjetër, Kadrijaj ka ironizuar me ministrin e LDK’së, duke i thënë se ‘frizurën e ka të mirë’.

‘’Lumir era shtet i vjen kur të na tregojshë tenderet e fituar nga te afermit tuaj në KEK dhe pasuria jote shumë e madhe me rrogen ma te vogel se unë.
Frizuren e ki te mirë,
ama taksa pa njohje ka kosto,
Mos e ktheni Rusinë dhe Serbin në Kosovë, tjerat hallall!’’, ka shkruar në Facebook Kadrijaj./PERISKOPI/

Kadrijaj LVV-së e LDK-së: Mashtrues, a do të takoheni prapë për ta caktuar takimin e radhës

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka quajtur mashtrues Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në.

Në një postim në Facebook, deputetja e AAK-së thotë se kauzë e VV-së dhe LDK-së është vetëm pushteti dhe assesi shteti. Ndërsa ka shtuar se këto dy parti ‘s’po mund ta ndajnë kulaqin’, shkruan Periskopi.

Postimi i plotë i Kadrijajt në Facebook

Kur neve na mungonte një numër për të formuar qeverinë, sulmoheshim e ofendoheshim deri në personale.

Ndërsa sot, pas shumë e shumë takimeve të kota, akoma s’po munden të ndajnë kulaqin.

Pra, kauzë është vetëm pushteti e asesi shteti.

Mashtruesit ndryshe nuk janë.

A do të takoheni prapë për ta caktuar takimin e radhës?!

Quni për Time Kadrijajn: Ajo gjendet në listë si veterane e rreme, por shumë luftëtarë janë gjallë falë saj

Periskopi.com Lajme

Anton Quni nga LDK, sonte në Debat Plus, duke komentuar faktin që Time Kadrijaj e AAK’së gjendet në listën e veteranëve të rremë, ka thënë se shumë luftëarë janë gjallë falë saj, transmeton Periskopi.

‘’Shumë luftëëtarë janë gjallë falë ndihmës së Time Kadrijajt, U dasht me rreziku, për me ua shpëtu jetën. Shumë njerëz që gjenden në listën e veteranëve të rremë kanë  vepru në breshërinë e automatikëve, kjo tregon se prokurori nuk ka pasë njohuri për me kriju vlerësim dhe me i bë dallimet dhe me i vlerësu veteranët’’, tha Quni.

Quni tutje ka thënë se Prokuroria nuk ka arritur të identifikojë të gjithë veteranët e rremë.

‘’Numri i vërtetë i veteranëve luftëtarë do të duhej të ishte diku 15 mijë. Të tjerët, vetarënë që nuk i takojnë kësaj kategorie, por dy kategorive tjera. Nëse kërkojmë adresën e  bastardimit të kësaj situate. Problemet fillojjnë që në legjislacion. Komandatët kanë përdorur standard të ndryshme rreth definicionit. Pastaj ndikime politike, dhe në fund mungesa e ekspertizës për gjithë veranët e rremë. Por aty gjenden edhe veteran që e meritojnë atë status’’/PERISKOPI/

 

Kadrijaj: Do të shkoj në Gjykatë Speciale sepse është obligim të shkohet

Periskopi.com Lajme

Ish deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka marrë sot një ftesa nga Gjykata Speciale.

Ajo ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese ndonëse konsideron se kjo gjykatë është e padrejtë, njofton Klan Kosova.

“Krime ka bërë Serbia ende askush nuk është gjykuar. Në vend që të gjykohen kriminelët po është bërë gjykatë për ushtarët e UÇK-së”, ka thënë Kadrijaj.

“Më 18 shtator kam për t’u intervistuar. Të gjithë e kanë dëshmuar se lufta ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Është padrejtësi. Unë do t’i përgjigejm ftesës së Gjyaktës në Hagë”.

“Do të shkojë sepse është obligim të shkohet. Po e them se nuk kam pjesë më të mirë të historisë së jetës sime sesa kur kam bartur uniformën e UCK-së. Por qenka edhe çmimi i pagesës”.

OVL e UÇK’së: Time Kadriaj do të dëshmojë pastërtinë e luftës çlirimtare

Periskopi.com Lajme

Kryesia e OVL UÇK ka reaguar pas ftesës për ish-ushtaren e luftës çlirimtare të Kosovës Time Kadriaj nga ana e Gjykatës Speciale.

“Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagim.

Kryesia e OVL UÇK-së thotë se specialja do të dështojë në këtë drejtim dhe se të gjithë luftëtarët e UÇK-së, përfshirë Time Kadriaj, do të dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.

Ish-deputetja  nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj do të intervistohet më 18 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kadriaj-Mimoza Kusarit: Boll e ke kullotë

Periskopi.com Lajme

Përplasjet në skenën politike kosovare veç kanë nisur nga ish-deputetet e Kuvendit.

Time Kadriaj e AAK-së, ka sulmuar ashpër Mimoza Kusarin, partia e së cilës përflitet për një koalicion të mundshëm me VV-në.

Kadriaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kusari kësaj rradhe nuk mundi ta mashtrojë askënd.

Ky është postimi i plotë i saj:

Skena politike është “varfëru” që ish nën-presidentja e AKR e tash kryetarja e klubit Alternariva Mimosa Kusari ka mbet pa koalicion. Kush se deshti apo ma mirë me thanë kërkon smujti me mashtru. Gjakova më së miri e pa dhe Gjakova më së miri e demaskoj retorikën e saj mashtruese. Boll e ke kullotë Mimoze!.

Kadrijaj: Thirrja e LDK’së dhe VV’së për zëvendësimin e taksës me reciprocitet, mashtrim ordiner

Periskopi.com Lajme

Ish-deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj ka komentuar deklaratat e lëshuara nga zyrtarë e LDK’së dhe VV’së.

Sipas Kadrijajt, thirrja për zëvendësim të taksës me reciprocitet është mashtrim ordiner. Ajo thotë se këto parti po përpiqen ta mashtrojnë popullin me këto deklarata e që zëvendësimi i taksës me reciprocitet nuk do të ndodh.

Postimi i plotë:

Thirrja e zyrtarëve të VV-së dhe LDK-së për zëvendësimin e tarifave ndaj produkteve të Serbisë me politika të reciprocitetit është mashtrim ordiner. Kjo është vetëm një teknikë për me mashtru opinionin se kinse po e hjekim tarifën për me vendos reciprocitetin a në fakt as në mend nuk e kanë reciprocitetin. Kosova e ka pa kush mundet me marrë dhe me i mbrojtë vendimet e vështira

Kadrijaj: I them Avdullah Hotit se koalicioni AAK-PSD është parimor, e jo i frikës

Periskopi.com Lajme

Tashmë partitë ne vend kanë marrur  sinjalin se mund të fillojnë përgaditjet për zgjedhjet në vend.

Në këto përgaditje nuk po mungojnë as koaliconet, ku koalicionet e fundit në vend kanë ngjallur reagime të shumta se kush mund të jenë të parët në garë.

LDK-ja është partia e cila pretendon se do të garoj e vetme në këto zgjedhje, shkruan Periskopi.

Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së ka komentuar koaliconet e fundit në vend ku sipas tij, koalicionet AAK-PSD e Nisma-AKR shihen  si koalicione  të  frikës.

Hoti ka theksuar se këto  parti që kanë hyrë në koalicion të gjitha kanë qenë të rrezikuar për të kaluar pragun në zgjedhjet të cilat priten të mbahen.

Ndërkaq Time Kadrijaj nga radhët e AAK-së për Periskopin tha se koalicionin AAK-PSD nuk e sheh koalicion të frikës por një koalicion parimor që siç thotë ajo këto dy parti kanë punuar së bashku mirë.

Koalicioni që ka bërë AAK-ja  me PSD-në i them Avdullah Hotit, se ky nuk është koalicion i frikës por është një koalicion parimor sepse kemi qëndrime të përbashkëta, kemi punuar së bashku mirë edhe gjatë mandatit të kaluar  dhe mendojmë që së bashku do të jemi të parët. Është pritur çështje kohësh të ndodhë ky koalicion. Vendimet që ka marrur Haradinaj i ka bërë që ai të rritet si Haradinaj, dhe ka një numr të madh që dëshirojnë të i bashkohet AAK-së”, ka folur Kadrijaj në një prononcim për Periskopin/Periskopi

U ftua në Hagë, Kadrijaj: Gjykata Speciale do të dështojë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka quajtur padrejtësi të madhe ballafaqimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Gjykatën Speciale.

Ajo ka thënë se ende nuk e di se në çfarë cilësie do të paraqitet në këtë gjykatë, megjithatë ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht çfarëdo ftese.

Kadrijaj ka thënë për “Epoka e re” se kjo gjykatë do të dështojë meqë, sipas saj, nuk ka çfarë të thuhet dhe të dëshmohet përveç pastërtisë së luftës së UÇK’së.

Kadrijaj ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike, me ç’rast ka theksuar se më 22 gusht Kuvendi do të shpërndahet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.

Ajo ka deklaruar se AAK’ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.

 

Deputetja e AAK’së: Mos u idhnoni pse Aleanca po iu përzihet edhe në bastione si Malisheva, Drenasi e Gjilani

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj thotë se ‘puna e bastioneve’ të partive politike është bërë mesele.

Ajo thotë se ky vend është i lirë dhe njerëzit kanë të drejtë të përcaktohen politikisht kudo që janë.

Kështu shkruan deputetja në FB:

Kjo puna e bastioneve eshte bere mesele. Disa parti kujtojne se ja u ka lane baba keto fare bastionesh dhe idhnohen ne momentin kur nje parti tjeter behet e forte ne te ashtuquajturat bastionet e tyre.

Po ky vend eshte i lire o njerez dhe percaktimi politik eshte e drejte kushtetuese.

A ka sen ma pa la lidhje se me thane dikush na u ka perzi Aleanca ne Malisheve, a ne Gjilan, a ne Drenas, thu ti qe u kemi hy ne toke te babes…

Time Kadrijaj me porosi për partitë politike: Bastionet nuk ua ka lënë baba

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar në lidhje me fuqinë e partive politike në vende të caktuara.

Deputetja ka thënë se puna e bastioneve është bërë mesele. Ajo, nëpërmjet rrjetit social Facebook, është shprehur se disa parti hidhërohen në momentin kur një parti tjetër bëhet më e fortë.

“Kjo puna e bastioneve është bërë mesele. Disa parti kujtojnë se ja u ka lanë baba këto farë bastionesh dhe idhnohen ne momentin kur një parti tjetër behet e forte në të ashtuquajturat bastionet e tyre. Po ky vend është i lire o njerëz dhe përcaktimi politik është e drejtë kushtetuese” shkroi Kadrijaj.

Madje, në shkrimin e saj, ajo thumbon dy partitë me të cilat ishin në koalicion, Nismën Socialdemokrate dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

“A ka sen ma pa la lidhje se me thane dikush na u ka perzi Aleanca ne Malisheve, a ne Gjilan, a ne Drenas, thua ti që u kemi hy në tokë të babës…”, ka shkruar Kadrijaj, duke lënë të kuptohet se Malisheva konsiderohej bastion i Nismës ndërsa Drenasi i PDK’së

Deputetja Kadrijaj së fundmi është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë, mirëpo nuk ka treguar ende se në çfarë forme e ka marrë ftesë, si e dyshuar apo si dëshmitare.

Xhafer Gashi: Motër Time Kadrijaj, ti na ndihmove në luftë e pasluftës

Periskopi.com Lajme

Kryetar i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka reaguar pas lajmit për ftesën nga Gjykata Speciale për deputeten Time Kadrijaj.

Gashi deklaroi se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, ndërsa për Kadrijajn tha se ajo gjithmonë ka qenë në shërbim të atdheut.

“Lufta e UÇK-së, lufta jonë për çlirimin e vendit ishte dhe do të mbetet përherë e pastër, ashtu siç janë e do të kujtohen gjithmonë të gjithë ata që ishin pjesë e saj. Motër Time Kadrijaj, ti siç ndihmove në luftë ashtu dhe kontributin tënd edhe pas luftës, gjithmonë në shërbim të atdheut.Me Çlirimtarët!”, tha Gashi.

Kadrijaj pas thirrjes nga Specialja: Nuk mërzitem për pasojat ligjore, por nga ftesat e njëpasnjëshme

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj është e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale. Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin edhe vetë deputetja. Ajo për  këtë ftesë ka dhënë edhe detaje përmes një postimi në Facebook.

Kadrijaj që ka shërbyer në UÇK si mjeke në spitalet ushtarake në zonën e Dukagjinit, ka treguar se gjatë ditës së sotme ka marrë një telefonatë nga Gjykata Speciale.

“Megjithëse ende jo zyrtarisht, sot jam kontaktuar me telefon nga Gjykata Speciale dhe jam njoftuar se ftesën do ta marr edhe zyrtarisht për tu intervistuar gjate muajt shtator!. Nuk jam aspak e mërzitur për pasojat ligjore, sepse lufta janë ka qene e paster si loti dhe kjo do te deshmohet prap, por jam e shqetësuar për ftesat e njepasnjeshme te kesaj Gjykate, te cilat për baze kane vetëm pretendimet politike te Serbisë dhe ta merr mendja qe po kane edhe pasoja politike, për Kosovën, e cila me fund ka filluar te flasë me zërin e vet!”, ka shkruar ajo.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës është shperur e bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, do të mbetet e shenjtë.

” Jam e bindur se edhe kjo sfide do te perballohet me dinjitet dhe lufta e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, do te mbetet e shenjte, sic edhe ka qene!”.

 

Kadrijaj hidhërohet që VV nuk e do AAK’në në koalicion, ia përmend SHIK’un Konjufcës

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dje ka deklaruar se VV-ja nuk do të bënte koalicion me AAK-në.

Në anën tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka kujtuar Konjufcës kohën kur ai ka qenë pjesë e AAK-së.

Kadrijaj i ka përmendur Konjufcës edhe kohën kur ishte debatuar nëse ka qenë pjesë e SHIK-ut, duke thënë se nuk ka mundur ta kuptojë nëse Glaukun e kanë larguar nga SHIK-u apo është larguar vet.

“Për AAK-në nuk po flas sepse flasin të tjerët për periudhën e tij në Aleancë”, ka shkruar në fund Kadrijaj.

 

Kadrijaj sulmon opozitarët: Po vini në Kuvend veç për mëditje, s’po e kryeni punën e deputetit

Periskopi.com Lajme

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka adresuar kritika ndaj partive opozitare duke konsideruar se nuk po e kryejnë punën e tyre, por vetëm po vijnë të marrin mëditje.

Në seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur për arsim, deputetja Kadrijaj tha se nuk ka pas asgjë të jashtëzakonshme që të mbahet kjo seancë.

Sipas saj, nëse do të kishte pas diçka urgjente nuk do të ishte një numër kaq i vogël i deputetëve.

“Nuk keni faj ju opozita, lypni komisione hetimore punën e deputetit s’jeni duke e kryer po vini po merrni mëditje, nuk po votoni asnjë projektligj. Tash veç me iu bërë prokuror dhe gjykatës. Nuk iu ka mbet tjetër, punën e deputetit nuk jeni duke e marr seriozisht tash veç lypni debate veç me komisione hetimore. Absurditeti i seancave të jashtëzakonshme, e kishim seancën e jashtëzakonshme paradite që rezultoi me një votim që i përkrahim sportistët dhe artistët që rezultoi me një të arritur. Por sot, në këtë seancë të jashtëzakonshme çka ka pasur të jashtëzakonshme, ku janë deputetët. Nëse ka pasur urgjencë të tillë ku janë deputetët”, tha ajo.