Kadrijaj – Abdixhikut: Qe 20 vjet mezi arrita ta kem një shtëpi, qysh arrite ti me një rrogë me i ba dy shtëpia e një banesë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se është e papranueshme që një deputet t’i quaj cuba kolegët e tij, teksa ka folur për reagimin e deputetit të LDK’së, Lumir Abdixhiku ndaj deputetëve të AAK’së – raporton Periskopi. 

Kadrijaj ka thënë se nuk i pëlqen gjuha denigruese ndaj deputetëve, andaj ka reaguar ndaj Abdixhikut.

Madje, ka thënë se nuk është në rregull që të shesë moral dikush që sipas saj, s’ka moral vetë.

“Reagimi im ka qenë një kundërpërgjigje ndaj një deklarate të Abdixhikut. Ne duhet ta ruajmë kolegialitetin. T’i quash deputetët cuba, kjo s’do koment. Andaj, iu kam kundërpërgjigjur Abdixhikut. Nuk më pëlqen gjuha denigruese ndaj deputetëve. Me të shit moral dikush që s’ka moral vetë, atëherë për mua është e papranueshme.  Si mundi ai t’i bëjë dy shtëpia e një banesë. Ndërsa unë qe 20 vite jam t’u punu, menzi një shtëpi e kam bërë”, ka thënë Kadriaj në T7.

Kjo deklaratë e saj vie pas një reagimi që publikoi sot në rrjetin social “Facebook”.

“Duke tentuar të krijoj hapsirë mbrenda LDK-së, zoti Abdixhiku ka filluar me fyrje e me denigrime kundër deputetëve dhe në përgjithsi kundër të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai. Gjithmonë jam mundu të jem korrekt me kolegë deputet, por z. Abdigjiku duke i fyer koleget e tij me detyroi të ia përkujtoj shkurt dy gjëra: E para, si arrite të krijosh gjithë këtë pasuri me një pagë të Riinvestit? E dyta: atë ndihmoj baba i nusës me tendera ne KEK, apo ti i ndihmove atij të punësohet aty? Besoj që këto pergjigje gazetarët munden t’i verifikojnë shumë lehtë! Pa dashur me e ofendu askënd por duke besu në vlerat e Parlamentit u detyrova të i reagoj”, kishte shkruar Kadriaj në Facebook.

Ky reagim i saj kishte ardhur pas një publikimi të deputetit Abdixhiku, në të cilin ai kishte thënë se ‘kjo është Kosova e cubave’, teksa kishte përmendur deklaratat e deputetëve të AAK’së, në të cilat ata ishin munduar t’i arsyetojnë punësimet e familjarëve të tyre në institucione publike.

“Margaritarë nga paraqitjet e 3 deputetëve të pushtetit në debatet televizive sot: – “Në Kosovë është më mirë se në Gjermani”. – “Me mujtë krejt të partisë time i punësoj”. – “Konkursi ishte i padrejtë; kërkonin shkollë”. Është Kosova e cubave kjo!”, kishte shkruar Abdixhiku./PERISKOPI

Deputetja e AAK-së i drejtohet Mimoza Kusarit: Taksa nuk hiqet, mësohu me këtë

Periskopi.com Lajme

Në mbrojtje të kryeministrit Ramush Haradinaj ka dalë edhe deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj.

Reagimi i saj erdhi pasi Mimoza Kusari Lila e quajti të papërgjegjshëm kryeministrin Haradinaj.

Në një postim në facebook, Kadrijaj i ka thënë Kusari-Lilës që të mësohet me faktin se taksa nuk do të hiqet.

“Kandidatja e vetëshpallur për Kryeministre Teknike, Mimoza, assesi të kuptohet çka thotë. Përpos artikulimit të dobët, Mimoza paska akuzuar kryeministrin për papërgjegjshmëri. Një Kryeministër që themeloi Ushtrinë dhe që i tregoi vendin Serbisë na qenka i papërgjegjshëm. Nejse, e qartë se taksa i paska prishur plane shumë njerëzve brenda Kosovës. Por, çka t’i bësh! Nuk do të hiqet taksa Mimozë. Mësohu me këtë”, ka shkruar ajo./Periskopi/

Kadrijaj: Është dashtë me e ditë se do të vinë këto ftesa nga Specialja

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në Interaktiv të KTV-së ka thënë se vet votimi i Gjykatës Speciale ishte gabim i madh.

“Vet votimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim i madh. Është dashtë me e ditë se gjithë veteranët që dyshohen do të ftohen, pasi të krijohet një gjykatë vetëm në baza etnie është gabim i rëndë”, ka thënë Kadrijaj.

Ajo ka shtuar se është Serbia ajo që ka bërë të gjitha luftërat, duke thyer të gjitha rregullat e luftës e duke mos kursyer asgjë.

“Mbi 20 mijë gra të dhunuara, e askush s’po përgjigjet për këto krime. Por po përgjigjen ata që e kanë mbrojtur atdheun. Dëgjova se disa kanë marrë ftesa. Por, dëgjova që një ushtar është marrë në formë të dhunshme, e kjo është e paprecedent. Ata duhet të ftohen në mënyrë zyrtare për të shkuar në Gjykatë, siç kanë qenë ato në Hagë’, ka thënë ajo.

Sipas Kadrijaj është shumë mirë që shteti do të financojë të akuzuarit gjatë procesit në Speciale, pasi sipas saj do të ishte e vështirë që të akuzuarit të paguanin nga xhepi i tyre avokatët.

“Megjithatë, gjithë ata që e kanë votuar, siç e dimë është bërë një gjë e mirë. E dimë se askush nuk e ka luksin të paguajë avokatë, dhe fondi i krijuar nga shteti është mirë, pasi ata duhet ta kenë mbështetjen e shtetit, dhe shteti ka obligim ndaj kësaj kategorie gjatë proceseve gjyqësore”, ka thënë ajo.

Kadrijaj është e bindur se lufta e UÇK-së ishte e pastër, dhe akuzat e bëra janë direkt nga Beogradi ose shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Duke pasur parasysh se prej nga e kanë burimin këto akuza, besoj se të gjitha janë nga Beogradi dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Nuk dyshoj se të gjithë do ta mbrojnë ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe do ta mbrojnë edhe veten pasi kanë bërë luftë të pastër”, ka thënë Kadrijaj.

Ajo ka komentuar edhe votimin që do të bëhet të premten për Ushtrinë.

Sipas saj pas Pavarësisë së Kosovës është themelimi i Ushtrisë ajo që e forcon shtetësinë e Kosovës.

“Pas aktit të shpalljes së Pavarësisë me Ushtrinë shtetit të Kosovës po i vihen themelet. Më në fund besoj se të gjithë jemi të lumtur se do të jetësohet ushtria e Kosovës, jam e lumtur të jem pjesë e kësaj legjislature. E ndjej shumëfish pasi kam qenë edhe pjesë e UÇK-së. E tërë kjo ka ardhur falë sakrificave të veteranëve, e vlerës sublime të gjithë atyre që kanë rënë për lirinë e Kosovës”, shprehet Kadrijaj, transmeton Koha.net.

Ajo shton se është mirë që Kosova ka mbështetjen e SHBA-së e të Britanisë.

Kadrijaj insiston se askush s’duhet të ketë frikë nga Ushtria e Kosovës, pasi ajo është multietnike dhe shton sigurinë për të gjithë.

“Nuk mendoj se do të trazira për shkak të kësaj, pasi kemi policinë, kemi KFOR-in. Dhe kjo ushtri nuk është një etnike, por e gjithë komuniteteve. Askush s’duhet të ketë frikë nga ushtria e Kosovës. Megjithatë ne do të ndihemi më të sigurt kur ta kemi ushtrinë. Nuk më çuditë asnjë deklaratë e Serbisë, dhe të gjithë e dimë se asnjë marrëveshje nuk e ka zbatuar kurse BE-ja ka qenë e dobët në presionin ndaj Serbisë me këtë rast”, është shprehur Kadrijaj.

Për dialogun ajo thotë se duhet që të gjithë të jenë të bashkuar.

“Është një momentum i rëndësishëm, është faza finale e dialogut. Këtu duhet të kemi një konsensus dhe duhet të bashkohemi pozitë e opozitë. Secila parti duhet ta ketë një përfaqësues në ekipin dialogues në mënyrë që ta përmbyllim në mënyrë më të suksesshme këtë proces”, ka thënë ajo.

Kadrijaj shton se nuk ka asgjë të keqe që edhe presidenti Thaçi të jetë pjesë e dialogut, gjë që është kundërshtuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosje.

‘Nuk e di se ku ka qenë mospajtimi për ekipin negociator, por ndoshta ka mbetur të diskutohet platforma dhe më pas të votohet. Presidenti ka kompetencat e veta, dhe ato janë caktuar me Kushtetutë. Mendoj se nuk ka asgjë të keqe të jetë edhe presidenti, por ekipi duhet të jetë prej të gjitha partive politike, në mënyrë që të mos vendos vetëm një person për dialogun. Nëse e merr shumicën parlamentare atëherë do ta ketë legjitimitetin. Nuk e kuptoj se pse VV-ja e LDK-ja nuk duan të jenë pjesë e dialogut. Mendoj se do të duhej që të gjithë të ishim pjesë e tavolinës për të dialoguar me Serbinë, e aty duhet të jenë edhe VV-ja e LDK-ja”, ka thënë ajo.

Kadrijaj ka insistuar se të gjithë janë kundër korrigjimit të kufijve.

“Kundër korrigjimit të kufijve janë të gjithë, edhe ata të pozitës e të opozitës. Kosova është njohur me këta kufij aktual. Duhet të forcohet subjektiviteti i shtetit të Kosovës. E nuk duhet të luhet me kufij pasi dihet që territori është shumë i ndjeshëm në këtë aspekt. Unë jam kundër kësaj, dhe nuk bashkëpunojmë me njerëzit që janë pro kësaj ideje”, ka thënë Kadrijaj.

Deputeti kotet në Kuvend, përkujdeset kolegia

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot një debat të gjatë, por mjaft të rëndësishëm për vendin, pasi flitej për transformimin e FSK-së në forcë ushtarake.

Por ky debat nuk ka zgjuar interesim për deputetin e AAK-së, Gani Dreshaj.

Gjatë seancës atë e ka zënë gjumi në sallë.

Për ta zgjuar nga gjumi, përkujdeset kolegia e tij, Time Kadrijaj e cila e fton për vëmendje pasi kamerat janë duke e filmuar.

Kadrijaj – Osmanit: A e ke pyetur shefin për këtë diskutim sot?

Periskopi.com Lajme

Me tensione dhe pa kuorum për të votuar.

Ky është rezultati i mbledhjes së sotme të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ku nuk u arrit kuorumi për të kaluar propozimin që të bëhet analizë për procesin e dialogut me Serbinë, dhe të dilet pastaj me rekomandime për qeverinë.

Deputetja e PDK-së Evgjeni Thaçi- Dragusha e lëshoi mbledhjen kur erdhi koha e votimit, kurse u kthye në sallë pas votimit.

Deputetët Time Kadrijaj dhe Danush Ademi nuk votuan fare, andaj 5 votat pro, nuk ishin të vlefshme për kuorum.

Mbledhja e sotme po përcillet me tensione dhe debate në mes të deputetëve.

Për çështjen e dialogut, Time Kadriaj nga AAK, iu drejtua Vjosa Osmanit dukeni i thënë: A e keni pyetur shefin tuaj për këtë diskutim sot?

“Shefi im është populli, unë funksionoj ndryshe, nuk funksionoj me shef sikur ju”, ishte përgjigja e deputetes së LDK-së.

Komisioni po vazhdon mbledhjen me shqyrtimin e vlerësimeve të sindikatës së MPJ-së lidhur me shkeljet në shërbimin e jashtëm.

Kurse, më herët pati kritika të mëdha rreth raportit të qeverisë për dialogun me Serbinë. Nga VV dhe LDK ky raport u vlerësua si i mangët dhe jo transparent

Kadrijaj: Valla Hikmete dikush po rren, garant ti se e ke goxha zanat

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka reaguar ndaj deklaratës së Isa Mustafës dhe deklaratës së deputetës së LDK-së, Hykmete Bajrami.

Në një deklaratë Mustafa kishte shkruar se Qeverinë e tij e kanë rrëzuar disa deputetët të LDK-së së bashku me Kadri Veselin, ndërsa Bajrami ka shkruar se Qeverinë Mustafa e rrëzoi Haradinaj me Listen Serbe.

 

 

Përmes një statusi në Facebook, Kadrijaj ka thënë se në këtë rast dikush është duke rrejtur, por më e mundshme është se këtë po e bënë Bajrami.

“Isa Mustafa: “Qeverinë time e kanë rrëzuar edhe disa deputet të LDK bashkë me Kadri Veselin”! Hikmete Bajrami: “Qeverinë Mustafa e rrezoi Haradinaj me Listën Srpska”! Valla Hikmete dikush po rren këtu. Po ma e mundshme qe ti sepse e ke kogja zanat!”, ka shkruar Time Kadrijaj.

Deputetja e AAK’së thotë se kundërshtuesit e kryeministrit po ‘lehin’

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, i ka dalë në mbrojtje shefit të saj në parti, kryeministrit Haradinaj, pas sulmeve që janë bërë ndaj tij, lidhur me rastin e ish-prokurorit Blakaj.

Ajo në një postim në Facebook, ka qenë e ashpër ndaj atyre që po kundërshtojnë Haradinajn, duke thënë se ata po ‘lehin’.

“Me i pyet këta që po lehin cili ashtë kontributi i juaj për Kosoven valla do të befasoheni sepse vlerësimi i këtij kontributi është një zero e madhe .E me këtë zero kontribut qfarë po bëjnë sot po përpiqen me tema të veteranëve me e kontaminu ambientin e popullatën sepse po ju pengon puna dhe të arriturat e kryeministrit Haradinaj. Si dje dhe sot krenar me ty Kryeministër!”, ka shkruar deputetja Kadriaj.

 

Haradinaj ua goditi mikrofonin, Kadrijaj thotë se LDK po viktimizohet

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e ka quajtur joserioze bojkotin e seancës së sotme nga deputetët e LDK’së. Ajo thotë se LDK po mundohet të viktimizohet.

Kadriaj në një postim në Facebook ka shkruar se LDK nuk u vikitimuar po provon të mashtrojë, duke iu thënë se është koha që të tregohen më të moralshëm në politikë.

“Sa jo serioz janë këta Grupi i Avdullah Hotit, që ende si kukuvajkat po mundohen me u viktimizu. Ju ka dal ngjyra moti juve, sidomos metodës tuaj politike të viktimizimit. Është i kot më, mashtrimi i popullit me këto forma sipërfaqësore politike. Është koha të jeni më të moralshëm politikisht, e ‘mos i hudhni hi syve popullit’ vetëm për përfitimet e juaja”, ka shkruar deputetja e AAK’së.

Ndërsa, gjatë ditës, shefi i Grupit Parlementar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka publikuar një video ku shihet deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, duke ia goditur mikrofonin deputetit të LDK’së Armend Zemajt.

Hoti shkroi se deputetët e AAK’së, përvec gjuhës joparlamentare ndaj LDK’së, tash po provokojnë fizikisht.

“Deputetet e koalicionit te pakices, ne vecanti ata nga AAK, vazhdimisht kane perdorur gjuhe joparlamentare ndaj deputeteve te LDK-se. Por, tani sjelljet e tyre po eskalojne ne provokime fizike”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.