Ballina e veçantë e revistës amerikane për Samitin mes Trumpit e Putinit

Periskopi.com Lajme

Revista prestigjioze amerikane “TIME” ballinën e radhës ia ka kushtuar Samitit që u mbajt në Helsinki mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus,  Vladimir Putin, raporton Periskopi.

Për ta përshkruar samitin mes Trumpit e Putinit, revista ka paraqitur një fotomontazhë, e cila në shikim të parë ta krijon dilemën nëse je duke shikuar Trumpin apo Putinin.

Fotografia është kombinuar me fytyrat e dy prej liderëve më të fuqishëm botëror, pas Samitit të parë që u mbajt mes tyre.

Revista “TIME” shquhet për ballina të tilla të veçanta, në të cilat paraqet atë që e vlerëson si ngjarjen kryesore botërore.

Së fundmi, mjaft shumë ishte disktuar edhe ballina e kaluar, në të cilën ishte paraqitur presidenti amerikan, Donald Trump, përballë një vajze të vogël emigrante, e cila ishte ndarë nga familja e saj, pas miratimit të ligjit për ndarje të fëmijëve në kufij nga prindërit emigrantë./Periskopi