Ky është lajmi i rrejshëm për të cilin u arrestuan shefat e JOQ në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme, pasi kanë lejuar të përhapen lajme të rreme, gjatë kësaj situate të jashtëzakonshme në të cilën gjendet Shqipëria, shkruan Periskopi.

Policia bëri të ditur se të arrestuarit janë Ereland Dalliu dhe Gentian Çengeli, të cilët kanë lejuar publikimin e njoftimeve të rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët.

Në mesazhin të cilin e shpërndanë ata në faqen e tyre aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës.

Më poshtë gjeni mesazhin e publikuar për shkak të të cilit përfunduan në burg Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë:

Ja çka u gjet në çantën për të cilën u dha alarmi se mund të ishte bombë në Tiranë

Periskopi.com Lajme

Një çantë e dyshimtë e cila ishte braktisur afër sheshit “Skënderbej” në Tiranë, alarmoi për më shumë se një orë policinë e shtetit.

Me të marrë sinjalin policia rrethoi perimetrin në pritje të forcave xheniere në rrugën “Dedë Gjo Luli”

Rreth orës 12:50 u bë shpërthimi i kontrolluar dhe rezultoi se ishte alarm fals.

Çanta kishte pasur brenda vegla pune që i përkasin një elektriçisti.

“Pas mbritjes në vendngjarje të  ekspertëve antieksplozit, është bërë kontrolli i saj  ku rezultoi se brenda saj  nuk kishte lëndë eksplozive por sende  personale pune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet  se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” informoi policia e Tiranës./oranews/

 

Tërmeti i fortë shkund Tiranën

Periskopi.com Lajme

Një termet i forte goditi Tiranën vetëm pak minuta më parë, përcjellë Periskopi.

Tërmeti ishte 3.6 shkallë, ndërsa u ndje në disa zona të Tiranës.

Ende nuk raportohet për dëme nga ky tërmet. /Periskopi

 

Gruaja nga Tirana hidhet nga ballkoni me dy fëmijët pas tërmetit të fuqishëm

Periskopi.com Lajme

Një grua e lënduar nga tërmeti i fuqishëm në Tiranë ka rrëfyer panikun për “News 24”.

Duke mos dashur të tregojë fytyrën, e lënduara tha se ndodhej brenda shtëpisë, kur fëmijët kishin filluar të bërtisnin. Ajo tregoi për “News24” se kishte kapur menjëherë në krah djalin e mitur dhe vajzën duke u hedhur nga ballkoni.

Ku ndodheshit kur ra tërmet?

Brenda në shtëpi, filluan të bërtisnin fëmijët. Kapa në krah çunin dhe gocën dhe u hodha nga ballkoni. Shtëpia vende-vende është çarë.

Po fëmijët kanë pas lëndime?

Jo, vetëm se janë trembur, janë traumatizuar. Fëmijët kanë pas më shumë dëmtime psikologjike. Banesa është një katëshe.

Ka persona të tjerë të lënduar?

Nuk e di, thonë që ka, më shumë nga frika. Ashtu siç dola dhe unë.

Sa fëmijë keni, banesa juaj është e banueshme?

Jo, mbrëmë kemi ndenjur deri vonë jashtë, pastaj kemi shkuar të flemë te nëna. Fëmijët janë te komshinjtë. Goca nuk ka vënë gjumë në sy fare.

 

Forcat e policisë tërhiqen nga Teatri Kombëtar, disa artistë ende të ngujuar brenda

Periskopi.com Lajme

Orët e gjata por edhe qëndresa e artistëve dhe qytetarëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, duket se ka bërë që forcat e policisë të tërhiqen.

Nuk dihet nëse kjo do të jetë momentale apo ndonjë taktikë për të larguar kështu edhe protestuesit që qëndrojnë tek Teatri që prej mëngjesit të sotëm për të mos lejuar prishjen e tij.

Disa artistë madje janë ngujuar brenda godinës./tch/