Trajneri i Feronikelit pas humbjes: E dinim që ata janë skuadër cinike

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka folur pas humbjes së “Niklit” 1-0 nga New Saints në “Fadil Vokrri”, të martën mbrëma.

Një gol i vetëm i ndau të dy skuadrat, derisa vlen të ceket se kosovarët ishin dukshëm më të mirë përgjatë ndeshjes.

Një penallti e pastër u mohua, por Ramadani është krenar me futbollistët.

“Ekipi që nuk shënon pëson,” tha ai.

“E dinim që kishim përballë një ekip cinik që na ndëshkon.

“Mendoj se luajtëm mirë, edhe penalltinë nuk e dha, ndoshta ndikoi edhe këmbngulësia e lojtarëve.

“Falenderoj futbollistët për angazhimin e dhënë, sepse vërtetë e dhanë maksimumin.

“Duhet të mësojmë nga kjo humbje, eksperienca nuk fitohet me para por mendoj se bëmë paraqitje të mirë.

“Nuk turpëruam futbollin kosovar. E pashë dëshpërimin te futbollistët – burra janë atë që kthehen e marrin veten dhe koncentrohen në ndeshjen e radhës.” /Periskopi.com/

Lajm i keq për Feronikelin, TNS kalon në epërsi

Periskopi.com Sporti

TNS ka kaluar në epërsi në përballjen me Feronikelin në ndeshjen e dytë të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Dean Ebbe shënoi për 0 me 1 në minutën e 67-të, vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 2 me 2 dhe me rezultatin aktual në ndeshjen e dytë, TNS eliminon Feronikelin.

Feronikeli sonte kërkon ta vazhdojë aventurën në CL kundër uellsianëve – formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Feronikeli sonte kërkon të bëjë atë që nuk e ka bërë askush në histori të futbollit kosovar, të kalojë në raundin e dytë kualifikues të Champions Leagues.

Skuadra nga Drenasi ndeshet me klubin nga Uellsi, TNS, me të cilin kishte barazuar 2-2 në përballjen e parë si mysafir.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Feronikeli sonte kërkon ta bëjë atë që nuk e ka bërë asnjë skuadër kosovare më herët

Periskopi.com Sporti

Feronikeli e kërkon sonte kualifikimin në raundin e dytë kualifikues të Champions Leagues, në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri” kundër kampionit të Uellsit, TNS.

Lajm i mirë është se “Nikli” luan në Prishtinë dhe gëzon një rezultat favorizues 2-2 nga përballja e parë në Uells, që u zhvillua javën e kaluar, transmeton Periskopi.

Kjo nënkupton se fitorja dhe barazimi 1-1/0-0 do t’ia siguronte fazën tjetër djelmoshave të Zekirija Ramadanit, të cilët – nëse kualifikohen – do të bëheshin skuadra e parë nga Kosova që kalon këtë raund kualifikues në Champions League.

Gjithashtu vlen të ceket se në rast triumfi sonte, Feronikeli do të ndeshej me klubin danez, Kobehvahn në raundin tjetër.

Ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 20:45. /Periskopi.com/

Formacionet startuese në lojën TNS – Feronikeli

Periskopi.com Sporti

Kampioni i Kosovës, Feronikeli do ta luaj ndeshjen e parë të raundit të parë në Ligën e Kampionëve në udhëtim.

‘Indrustrialistët’ kanë marrë rrugë drejt Uellsit për tu përballur me kampionin e këtij shtetit, TNS.

Trajneri Zekirija Ramadani për këtë takim nuk do ta ketë në dispozicion mbrojtësin e majtë Yll Hoxha.

E tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dy kryetrajnerët e skuadrave.

Formacionet zyrtare:

TNS: Harrison, Spender, Mariot, Davies, Routledge, Cieslewicz, Mullan, Edwards, Redmond, Brobbell, Draper.

Feronikeli: Troshupa, Islami, Prekazi, Lladrovci, Potoku, Dabiqaj, Bojku, Zeka, Carioca, Fazliu, Rexha.

 

Feronikeli – TNS, kampioni i Kosovës kërkon kualifikimin në raundin tjetër

Periskopi.com Sporti

Sot luhet ndeshja e parë kualifikuese e raundit të parë për Ligën e Kampionëve.

Feronikeli do të luajë në Uells ndaj skuadrës së TNS me fillim nga ora 20:00 me kohën tonë lokale.

Skuadra nga Drenasi janë të gatshëm edhe për një triumf tjetër në Evropë.

Ata gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur edhe seancën e fundit stërvitore para kësaj ndeshje, ku është parë një motivim i madh nga lojtarët për të triumfuar.

Kujtojmë që kjo xhiro e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve luhet me dy ndeshje, prandaj rezultati i takimit të parë është tejet i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Prishtinë.

Ndërkohë, për ndeshjen ka folur kryetrajneri, Zekirija Ramadani, i cili tha që skuadra do ta japë maksimumin për një rezultat pozitiv në Uells, në mënyrë që të jetë më e lehtë për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Kosovë.

“Ekipi ishte e lodhur nga udhëtimi, prandaj dje bëmë një stërvitje të lehtë, kurse sot jemi më të çlodhur  dhe stërvitjen do ta zhvillojmë në kohën kur edhe do të fillojë ndeshja të martën, në orën 19:00 (ora 20:00 me kohën tonë)”

“Jemi akomoduar mirë, kushtet janë shumë të mira, në një hotel me pesë yje dhe tani ndihemi më të çlodhur”

“Duam ta japim maksimumin për një rezultat pozitiv, pasi që do të ishte shumë më mirë për ndeshjen e kthimit. Fusha ku do të zhvillohet ndeshja është me bari artificial, por shpresoj që nuk do të jetë problem, pasi që edhe gjatë javës në Kosovë kemi stërvitur në fushë artificiale”, tha Ramadani.

Shkëndija shkëlqen në Champions Legaue, e shkelë skuadrën nga Uellsi (Foto)

Periskopi.com Sporti

Shkëndija nga Tetova ka shënuar fitore të thellë prej 5-0 kundër TNS

Shkëndija e ka fituar ndeshjen e parë të kualifikimeve për Champions League ndaj skuadrës nga Uellsi, TNS, shkruan Periskopi.

Besart Ibraimi ishte lojtari që shkëlqeu në këtë takim duke shënuar katër gola 38′, 53′, 60′ dhe 66′, ndërsa golin tjetër e shënoi Emini 14′.

Klubi nga Maqedonia pas një jave luan ndeshjen e kthimit, por me rezultat që ka do të kalojë në raundin e dytë të kualifikimeve të Champions League pa ndonjë problem. /Periskopi/