‘Çënari’ shijon kafenë në qarshinë e Prizrenit (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij, Almeda Abazi sot kanë arritur në Kosovë.

Tolga dhe ekipi i tij nga Turqia janë pritur në takim nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi.

Në këtë takim, ata kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit rreth projekteve kulturore, me theks të veçantë në fushën e kinematografisë.

Pas takimit, ata janë relaksuar edhe në qarshinë e Prizrenit.

Periskopi ka siguruar një fotografi ku shihet aktori turk me ekipin e tij dhe ministrin Gashi./PERISKOPI/

 

Kështu dukej Almeda si fëmijë, çfarë po bënë ajo në muzikë?

Periskopi.com Showbiz

Ish-miss Shqipëria, Almeda Abazi, nuk ka të ndalur. Pas sukseseve si modele, ajo vazdhoi karrierën në Turqi si aktore në njërin nga serialet turke më të shikuara “Sulltani”.

Albeda u kthye në Shqipëri për si moderator në spektaklin ‘Dance With Me Albania’, ku edhe njëherë rrëmbeu zemrat e fansave shqipfolës.

Së fundmi, Almeda ia ka mësyrë edhe muzikës ku realizoi një bashkëpunim me DJ e njohur turk, Burak Yeter.

Në këngën ‘Alabama’, Almeda këndon në gjuhën turke, ndërsa duket magjishëm në videoklip.

Përveç kësaj, aktualisht ajo po komentohet për bukurinë e saj natyrale pas publikimit të fotografisë kur ishte 12 vjet.

Ajo është e martuar me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Saysman.

View this post on Instagram

 

?? 4 Days Left ? #ALABAMA @burakyeter @spinninrecords ?

A post shared by Almeda Sayışman (@almeda92) on

 

 

View this post on Instagram

 

So excited? 3 days left for #ALABAMA @spinninrecords @burakyeter

A post shared by Almeda Sayışman (@almeda92) on

Aktori turk dhe Almeda shfaqen nga Durrësi (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë çift shumë i komentuar në shtypin rozë.

Së fundi, ata kanë qenë në Shqipëri,  për shkak se Almeda ishte e angazhuar në drejtimin e “Dancing with the stars”, ndërsa në finale mori pjesë edhe Tolga.

Përveç punës, çifti e kishin shfrytëzuar këtë udhëtim edhe për të vizituar disa nga vendet e Shqipërisë, madje realizuan edhe një fotosesion.

Ishte Tolga ai i cili ndau me ndjekësit një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën shfaqet bashkë me Almedën në Durrës.

Që të dy dukeshin shumë elegantë teksa pozuan pranë pishinës, ndërsa pranuan komente dhe pëlqime të shumta nga ana e fansave.

Almeda është rikthyer së fundi sërish në Shqipëri, por ende nuk e ka bërë të ditur arsyen nëse është vizitë apo udhëtim rreth ndonjë projekti të ri televiziv. 

https://www.instagram.com/p/BlOPfXHnCxh/?taken-by=tsayisman