Rrëfimi neveritës i ish-lojtarit të Liverpoolit, lëndonte me qëllim bashkëlojtarët për shanse në skuadrën e parë

Periskopi.com Sporti

Për Tom Brewitt, fanella e Liverpoolit ishte ëndrra e tij që prej kur ishte fëmijë.

Ai iu bashkua klubit në moshën 10-vjecare dhe punoi me grupmosha të ndryshme, transmeton Periskopi.

Por, me një konkurrencë të jashtëzakonshme për t’u futur në skuadrën e parë të Jurgen Kloppit, Brewitt ishte i gatshëm të bënte gjithcka për ta arritur këtë objektiv.

Dhe cka bëri? Epo, ish-i riu i ”Të Kuqve” ka zbuluar se ai me qëllim lëndoi bashkëlojtarin, Daniel Cleary në stërvitje, në mënyrë që të fitonte avantazh.

Daniel Cleary in action for Liverpool

Brewitt e zbuloi këtë në Podkastin ”Football Journeys”.

”Isha i dëshpëruar të luaja për Liverpoolin dhe kjo ishte krejt cka doja. E mora vendimin, ishte unë ose ai, kështu që e sulmova në stërvitje,” tha ai.

”Para Krishtlindjeve dhe kohën mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, e vendosa veten afër tij në lojët e posedimit dhe thjesht e godisja.

”Nuk po mundohesha ta lëndoja keq, por po mundohesha ta lëndoja mjaftueshëm që ta përjashtoja dhe të luaja unë.

”Ishte një javë para ndeshjes me Exeter dhe ai u fut në një duel me mua.

”Ai ndërhyri në mua, unë prita më gjatë pak dhe e shkela, ishte një ndërhyrje e keqe – e di se ishte e keqe, e bëra me qëllim dhe nuk jam shumë krenar me të.

”Nuk më vjen as shumë turp, sepse në kokën time isha unë ose ai dhe unë zgjodha veten.

”Ai po ecte me paterica për dy javët e ardhshme.” /Periskopi.com/