Gjilani arrin marrëveshje mbrojtësin e njohur kroat

Periskopi.com Sporti

Sport Club “Gjilani” ka arritur marrëveshje me futbollistin kroat, Tomislav Sorsa.

Mbrojtësi i krahut të djathtë së fundi është paraqitur te skuadra e Superligës kroate, NK Osijek.

Sorsa gjithashtu ka paraqitje për ekipin e Kombëtares së Kroacisë, ku ishte i ftuar deri te grupmoshat U-19.

Me poshte e keni njoftimin e klubit:

Gjilani siguron shërbimet e mbrojtësit kroat,Tomislav Sorsa

Gjilan, 2 Shtator 2020-Sport Club “Gjilani”, njofton se sot ka arritur ta finalizoj marrëveshjen me futbollistin kroat, Tomsilav Sorsa.

Futbollisti i krahut të djathtë në skuadrën e Gjilanit vie nga skuadra e Superligës kroate, NK Osijek, ku kishte luajtur qysh nga viti 2017.

Në fakt futbollisti 31 vjeçar i lindur në qytetin e Osijekut, karrierën e tijë futbollistike e kishte nisur pikërisht në qytetin e lindjes me skuadrën me po të njejtin emër, NK Osijek, ku fillimisht ishte paraqitur për 10 vite në këtë ekip.

Pas 10 viteve të kaluara në skuadrën e fëmijërisë, Sorsa në edicion 2016-17, ishte transferuar në Superligën rumune në ekipin e njohur CFR Cluj, ku ishte paraqitur 20 herë gjatë atij edicioni.

Pas aventurës një vjeçare në Rumuni, Sorsa në vitin 2017 ishte rikthyer sërish në skuadrën e fëmijërisë, ku kishte kaluar 3 edicione, për tu transferuar në skuadrën e Gjilanit, ku do ti mbrojë ngjyrat kuq e bardh për dy edicionet e ardhëshme.

Sorsa gjithashtu ishte paraqitur për ekipet zingjire të kombëtares kroate, ku ishte i ftuar deri te grupmoshat U-19.