Policia jep detaje për vjedhjen që ndodhi pas mesnate në një qendër tregtare në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një vjedhje pas mesnate ka ndodhur në qytetin e Prishtinës, saktësisht në lagjen ‘Tophane’ .

Bëhet fjalë për një qendër tregtare, e cila është sulmuar nga hajnat rreth orës 03:00.

Rreth këtij rasti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se kanë nisur hetimet.

“Në Prishtinë në rrugën Lidhja e Prizrenit ne një biznes është raportuar një rast vjedhje, Policia ka dal ne vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarr veprimet fillestare përderisa njësitet tjera te krim teknikes do te kryejnë shikimin e vendit sipas procedurave. Pas përfundimit te hetimeve dhe procedurave tjera lidhur me rast do te njoftoheni me kohë.”, u shprehë Hoxha.

Policia jep detaje për të plagosurin në Tophane të Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Mbrëmjen e së hënës u degjuan të shtëna me armë zjarri në lagjen Tophane të Prishtinës, raporton Periskopi.

Lajmin për këtë e konfirmuan nga policia e Kosovës, ndërsa dhanë edhe detaje.

Zëdhënesja e PK për rajonin e Prishtinës i tha Periskopit se policia e kishte gjetur një person të plagosur në rrugën Lidhja e Prizrenit. Viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ishte plagosur në këmbë.

“Rreth ores 21:00 ,kemi pranuar informaten per te shtena me arme ne rrugen Lidhja e Prizrenit ne Prishtine. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet policore te cilat kane hasur nje person te plagosur( ne kembë), i cili menjehere eshte derguar per tretman mjekesor.Aktualisht nga njesitet policore eshte duke u bere ekzaminimi i vendit te ngjarjes, nderkohe qe hetuesit policor jane duke punuar per identifikimin e personave te dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave qe lidhen me kete ngjarje”, tha Ahmeti. /Periskopi/

Nuk largohet, vetëm pastrohet “kontejneri” veturë në Tophane

Periskopi.com Lajme

Dikur përdorej për transport, por deri në mëngjesin e së enjtes, e kryente një funksion tjetër.

Automjeti i djegur ishte shndërruar në kontejner nga banorët e lagjes “Tophane” në Prishtinë.

Dhe atë që nga marsi i këtij viti kur dikush i vuri flakën.

Kështu, ishte bërë shumë pengesë për banorët e rrugës “Kadri Gjata”.

Kompania “Pastrimi”, që të enjten e hoqi bërllokun, një ditë më herët i tha Klanit se nuk e ka përgjegjësi largimin e mbeturinave që janë jashtë kontejnerëve.

Ndërkohë, mbetet e padefinuar se kush është përgjegjës pse vetura e djegur mbeti në këtë pjesë të qyteti.

Pronari i makinës, Edis Sherif, thotë se policia ende nuk i ka përfunduar hetimet për  rastin e djegies, andaj nuk e ka larguar nga aty.