Shkruhet historia – Toronto kampion i NBA

Periskopi.com Sporti

Toronto Raptors është kampion i vitit 2019 në NBA, pasi mposhti Golden State Warriors të premten në mëngjes.

Ndeshja ishte e ngushtë, por në fund kanadezët triumfuan me rezultat 114-110, duke arritur një seri të fitoreve në finale prej 4-2, transmeton Periskopi.

Kjo është hera e parë që Raptors fiton titullin në kampionatin më prestigjioz të basketbollit në botë.

Kawhi Leonard u emërua MVP i finaleve për herë të dytë. Kyle Lowry dhe Pascal Slakam treguan paraqitje spektakolare, duke shënuar nga 26 pikë secili.

Për Golden State Warriors ishte një ndeshje që duhej fituar domosdoshmërisht, por ekipi dështoi ta fitonte titullin e tretë rresht dhe të katërtin në pesë vitet e fundit. /Periskopi.com/