Brenda rezidencës 6.7 milionë dollarëshe të reperit Drake

Periskopi.com Showbiz

Reperi Drake mund të ketë filluar nga zero, por tani ai ka një mega-rezidencë në Toronto, të bërë për familje mbretërore, shkruan TheSun.

Superylli kanadez, 33 vjeç, nuk kurseu asgjë për shtëpinë luksoze prej 35,000 metrash katrorë që ndërtoi në vendin e tij në fund të vitit 2019.

Shtëpia e tij përmban edhe një “dhomë çmimesh” të veçantë dhe një ambient për të luajtur basketboll.

Në një imazh, super-ylli shihet teksa shënoi kosh, pikërisht nga ambienti i shtëpisë.

Ai ka një dhomë pritjeje magjepsëse që përmban një piano, tavolionë mermeri dhe karrige e krevate me ngjyrë gri.

Kuzhina është moderne dhe ka shumë hapësirë për t’u argëtuar. Ndërsa, pjesa e jashtme e shtëpisë së Drake duket më shumë se një pallat.

Garazhi i tij përmban 10 vetura, nga koleksioni i veturave të tij.

Më 2015, reperi bleu shtëpinë për 6.7 milionë dollarë, kurse për të dizajnuar atë punësoi kanadezin Ferris Rafauli, për t’ia bërë ëndrrat realitet.

Ai ka shpenzuar më shumë se 1 milion dollarë në pemë të larta 20 metra për kopshtin e shtëpisë, raporton CTVN, shkruan lajmi.net

Javën e kaluar, reperi u pa me ish-partneren e tij Rihanna, menjëherë pasi u njoftuar se u nda nga biznesmeni saudit Hassan Jameel.

 

 

Antoneta Kastrati debuton me filmin “Zana” ne Festivalin e madh të Torontos

Periskopi.com Showbiz

Filmi i gjatë artistik “Zana”, prodhim i Kosovës dhe Shqipërisë, nga Antoneta Kastrati, do ta ketë premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (TIFF), që nisi mbrëmë sipas orës lokale dhe do të mbahet deri 15 shtator.

“Të jesh nga një vend i vogël,” thekson regjisorja Antoneta Kastrati, “dhe t’i përkasësh brezit të parë të kineasteve femra nga Kosova, është nder për mua që ta shfaq filmin tim të parë në një festival kaq të respektuar dhe në mesin kineastëve të mrekullueshëm. Këtë vit shënohet edhe 20 vjetori i Luftës së Kosovës, dhe filmi ‘Zana’ është përpjekja ime e gjatë për të reflektuar në të kaluarën time personale të kohës së luftës. Për mua është shumë e veçantë që për herë të parë arrij ta ndaj këtë histori me një audiencë më të gjerë. TIFF e ka bërë të mundur këtë”.

Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

Projekti Filmik “Zana” është po ashtu filmi i gjatë në të cilin motra e Antonetës, kinematografja e suksesshme Sevdije Kastrati e ka xhiruar filmin me kamerat dhe lentet e Panavision-it pasi që kanë fituar çmimin the New Filmmaker Grant.

Mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike të Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe komuna e Pejës.

Projekti filmik ishte po ashtu pjesëmarrës i Midpoint Feature Launch 2017, fitues i Midpoint Development Award dhe pjesëmarrës i Midpoint Editing Room.

Producent i filmit “Zana” është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentë Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief.

Në rrolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Vedat Bajrami, Çun Lajçi, dhe Ilire Vinca.

Ndryshe, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Toronto u hap me filmin dokumentar “Once Were Brothers”.

 

Inspektori që shkoi për t’i vlerësuar dëmet e reshjeve e pëson keq, shihni ku përfundoi

Periskopi.com Video

Momenti i tmerrshëm kur sulmuesi qëllon mbi turmën në Toronto (Video)

Periskopi.com Lajme

Ky është momenti kur sulmuesi në Kanada i afrohet një ndërtese në Toronto dhe fillon të qëllojë me armë ndaj turmës së njerëzve.

Një video amatore që po qarkullon në rrjete sociale ka kapur momentin e sulmit, ku shihet një burrë veshur me të zeza dhe një kapele në kokë që hap zjarr.

Sulmi ndodhi mbrëmje e së dielës midis zonës Danforth dhe Logan Avenue në Toronto.

Mediat raportojë për një të vdekur dhe 13 të plagosur nga të shtënat. Mes të vdekurve është dhe autori i sulmit, i cili pas përplasjes mke policinë qëlloi veten.

Dëshmitarët flasin për 20 të shtëna. Arsyet e sulmit janë ende të paqarta.

15 persona qëllohen me armë në Toronto, të paktën dy të vrarë

Periskopi.com Lajme

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 13 të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Toronto të Kanadasë.

Sipas BBC në mesin e viktimave përfshihet dorasi i një të dyshuari për sulmin si dhe një grua.

Të shtënat ndodhën në zonën e rrugëve Danforth si dhe Logan pas një incidenti në mesnatën e së dieles.

Raportohet se në mesin e të plagosurve gjendet një vajzë e cila është në gjendje kritike shëndetësore.

Detaje të tjera publikohen së shpejti, lajmi pritet të përditësohet!