Ekstradohet trafikanti shqiptar i heroinës në Itali

Periskopi.com Lajme

Autoritetet italiane kanë informuar mëngjesin e sotëm se Antimafia e qytetit të Triestes ka ekstraduar nga Austria në Itali, të kërkuarin shqiptar Aleksandër Hodaj 38 vjeç.

Ai është arrestuar nga policia austriake më 10 nëntor të 2019 në afërsi të Nickelsdorf të Austrisë i pajisur me dokumente të falsifikuara.

Ndaj 38-vjeçarit shqiptar Aleksandër Hodaj ishte lëshuar urdhëri i arrestimit europian i kërkuar nga Prokuroria e Barit pas ekzekutimit të operacionit të koduar “Vrima”, hetimet e të cilit u kryen nga Departamenti i Antimafias Italiane.

Operacioni “Vrima” çoi  në shkatërrimin e një grupi trafikantësh droge që trafikonin heroinë nga Shqipëria në Itali me bazë në qytetin e Barit e me degë në të gjithë Italinë deri në rajonin e Toskanës.

Operacioni “Vrima” hetimet e të cilit u mbyllën në vitin 2015 çoi në ekzekutimin e 20 masave të ndalimit e në sekuestrimin e 13 kg heroinë të një cilësie mjaft të pastër.

Gjithashtu u sekuestrua dhe një laborator droge i menaxhuar nga shqiptari i ekstraduar Aleksandër Hodaj.

Aleksandër Hodaj është dënuar nga drejtësia Italiane me 4 vite e 4 muaj burg, dënim që tashmë do ta kryejë në Itali. /Ora News/

 

Pas tragjedisë me 39 viktima, trafikanti nga Hasi bie në “rrjetën” e gazetarëve anglezë

Periskopi.com Lajme

Mediat britanike janë fokusuar gjerësisht në trafikun e emigrantëve që synojnë kalimin në ishull nëpërmjet mënyrave ilegale, kryesisht duke përdorur kamionë që nisen nga Belgjika apo Holanda. Tragjedia ku 39 njerëz humbën jetën pasi u mbajtën mbyllur brenda kamionit figorifer, e ka rikthyer sërish në fokus të mediave trafikun e njerëzve.

The Mail on Sunday raporton për bisedën që një reportere, e cila shtirej si emigrante që kërkonte të kalonte në Britani, ka zhvilluar me një shqiptar të quajtur Kastrijot Ahmati.

Shqiptari i dha gazetares dy mënyra ilegale se si mund të kalonte kufirin. Ose duke përdorur dokumenta false, ose nëpërmjet një kamioni që niset nga Belgjika. Në rastin e parë, gruaja duhet të paguante 17 mijë paund, por nëse zgjidhte kamionin pagesa zbriste në 14 mijë paund.

Kur gazetarja i tha shqiptarit me pseudonimin ‘Kace Kace’ se ndihej e frikësuar për shkak të tragjedisë së fundit, ai i është përgjigjur: “Është çështje fati. Kështu kemi ardhur të gjithë”.

Kastrijot Ahmati mendohet se është edhe një prej administratorëve të grupit ‘Albanians in London’, një faqe në ‘Facebook’ që sipas The Mail on Sunday, koordinon kalimin ilegal të shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

Pasi Ahmati është vënë në dijeni të kurthit të ngritur nga gazetarët, ai ka mbyllur menjëherë llogarinë e tij në Facebook.

Metropolitan Police ka tashmë në dorë të gjitha bisedat e zhvilluara midis Kastrijot Ahmati dhe gazetares.

 

Ndiqeshin nga rojet, trafikantët hedhin thasë me kokainë në ujërat e Paqësorit

Periskopi.com Lajme

Ndërsa jo më shumë se një javë më parë, Roja Bregdetare e SHBA bllokoi një nëndetëse që transportonte 17690 kg kokainë dhe 432 kg marjuanë me një kosto prej 453 milion paund, në një tjetër operacion, kjo e fundit ka arritur të kap dhe sekuestrojë mbi një ton kokainë me vlerë rreth 30 milionë dollarë.

Trafikantët, që me një motoskaf lundronin me shpejtësi në ujrat e Oqeanit Paqësor, pasi pikasën se po ndiqeshin nga rojet kufitare, u detyruan të hidhnin në det ngarkesën me drogë, në ujrat përballë San Diegos.

Vetëm në gjashtë muajt e fundit Rojet bregdetare kanë kapur më shumë se 11 tonelata drogë.