Gjatë 2019’s, vetëm një person vdiq nga aksidentet e trafikut në Oslo

Periskopi.com Lajme

Vetëm një person humbi jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në Oslo gjatë vitit 2019,  e thonë shifrat zyrtare atje, transmeton Periskopi.

Ndërsa për herë të parë aq sa mbahet mend , nuk pati asnjë viktimë  trafiku nën moshën 16-vjeç gjatë vitit të kaluar në Norvegji. Megjithatë, shifrat thonë se më shumë njerëz u mbytën në trafik në pjesën tjetër të vendit, në krahasim me vitin 2018  (110 -108).

Gazeta lokale Aftenposten raporton se në vitin 2017,  tre persona vdiqën në rrugët e Oslo-s. Shifrat nga Administrata Norvegjeze e Rrugëve Publike treguan se në 50 vitet e  fundit, numri i vdekshmërisë në rrugët e qytetit ka rënë në mënyrë drastike.

Norvegjia regjistroi numrin më të ulët të vdekjeve në trafik në Evropë në vitin 2017, duke raportuar veç 20 incidente për 1 milion banorë.

Por kështu nuk është edhe në qytete të tjera të mëdha të botës. 126 njerëz vdiqën në rrugët e Londrës në vitin 2019. Përkundër kësaj, Mbretëria e Bashkuar konsiderohet si një nga vendet më të sigurta në Bashkimin Evropian për aksidente trafiku, me rreth 30 vdekje për 1 milion banorë.

Vendet më të rrezikshme në BE për sigurinë rrugore janë Bullgaria dhe Rumania, të cilat kanë mesatarisht mbi 90 vdekje për 1 milion banorë./PERISKOPI/

 

Me mijëra viktima në trafikun e egër

Periskopi.com Lajme

Dje një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Aksidente si ky me fatalitet janë të shumta në Kosovë.

Vetëm gjatë këtij viti në aksidente trafiku kanë humbur jetën 99 persona. Përllogaritet që brenda një viti në komunikacion humbin jetën mbi 100 persona, ndërsa vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nga kompanitë e sigurimeve u paguan 22 milionë euro dëme, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Një person ka gjetur vdekjen dje në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan. Nga ky aksident të lënduar mbetën edhe dy persona të tjerë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, të prezantuara dje në Ditën Ndërkombëtare pa Viktima në Trafik, vetëm gjatë këtij viti në aksidente me fatalitet kanë pësuar 99 persona. Shqetësues është numri i viktimave në komunikacion qysh nga paslufta. Gjatë këtyre 19 vjetëve në Kosovë kanë humbur jetën gjithsej 2513 persona, teksa përllogaritet që çdo vit në aksidente shuhen mbi 100 jetë njerëzish. Të alarmuar me këtë gjendje janë edhe kompanitë e sigurimeve.

​Ndizen 97 qirinj në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor në Kosovë

Periskopi.com Lajme

97 qirinjtë e ndezur në shkallët e Teatrit Kombëtar, përfaqësojnë 97 viktimat e trafikut gjatë vitit 2019.

Me moton “Jeta nuk është pjesë e një automjeti”, është shënuar dita ndërkombëtare e viktimave në trafik. Ku kolegji Tempulli ka organizuar marsh nga ky institucion deri te Teatri Kombëtar, ku edhe është bërë ndezja e qirinjtëve për këto viktima.

Genta Xheladini nga Kolegji Tempulli tha se edhe këtë vit në Ditën Ndërkombëtare, po përkujtojnë viktimat në trafikun rrugor, me qëllim të mbështetjes së familjarëve të viktimave.

“E diela e tretë e muajit nëntor shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave te Trafikut Rrugor. Të cilat aktivitete këtë vit shënohen nën moton ‘Jeta nuk është pjesë e një automjeti’, e cila lidhet me shtyllën e 3 të Dekadës Globale të Veprimit. Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit këto aktivitete koordinohen nga Kolegji Tempulli dhe AMRKS, te cilat njëkohësisht janë edhe anëtare. Ndërkaq natyrisht se përkrahen nga institucionet të cilat janë pjesë e forumit Kosovar për Siguri në Rrugë. Si Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës, OSBE dhe anëtarë të tjerë, organizata vendore dhe ndërkombëtare, aiç është UNHCR dhe organizata të tjera”, tha ajo.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi tha se gjatë këtij viti kanë qenë 97 viktima te trafikut.

“Numri i viktimave këtë vit edhe pse mund të themi që kemi një rënie krahasuar me vitin e kaluar. Mirëpo ajo shifër këtë vit kemi 10 më pak, pra janë 97 persona, ndërsa vitin e kaluar kanë qenë 107. Mirëpo ne po punojmë bashkërisht me institucionet qoftë me Ministrinë e Infrastrukturës, me institucione të tjera, me kolegjin Tempulli, AMKRS, shoqatën e sigurimeve, kompani dhe te gjithë ata akterë tjerë që kanë të bëjnë me fushën e trafikut rrugor me qëllim që trendi i aksidenteve të shkojë gjithherë në rënie”, tha ai.

Marrë parasysh numrin e madh te viktimave të trafikut, Rexhepi tha se ka aktivitete të ndryshme edhe të institucioneve në parandalimin e këtyre rasteve.

Ndryshe, kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet në trafikun rrugor në mbarë botën dhe ka për qëllim mbështetjen ndaj familjarëve të viktimave, raporton KosovaPress./Sh.Pajaziti/

​Në xhamitë e Kosovës sot ligjërohet për kujdesin në trafik

Periskopi.com Lajme

Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi se me rekomandimin e kryetarit të saj, myftiut Naim Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës sot do të mbahet hytbe me temë të njëjtë, e cila do t’i kushtohet kujdesit që duhet të kemi në trafik.

Kjo veprimtari e Bashkësisë Islame të Kosovës është ndërmarrë në mbështetje për kujdesin në trafik.

Në mesazhin e hytbesë së kësaj të premteje, do të theksohen dhe shpjegohen argumentet fetare pse jemi të obliguar edhe fetarisht të përfillim rregullat e trafikut dhe që të tregojmë kujdes të shtuar.

Mbahet debati “Dialogu Strategjik Kombëtar”, lufta kundër trafikut të paligjshëm

Periskopi.com Lajme

Sot do të mbahet debati “Dialogu Strategjik Kombëtar”.

Në këtë debat do të diskutohet për ‘luftën’ kundër trafikut të paligjshëm.

Në debat do të mrrin pjesë, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Ambasadori i Italisë, Sardi e tjerë përfaqësues.

Debati nis në ora 9:00.

Për një muaj, Policia largoi nga trafiku 300 vetura me defekte

Periskopi.com Lajme

Aksidentet me fatalitet në Kosovë janë bërë të shpeshta. Që nga fillimi i vitit e deri tani, 24 persona kanë humbur jetën në komunikacion.

Aksidentet në numër të madh, kanë bërë që Policia  të shtoj masat e sigurisë në trafik për t’i parandaluar vdekjet në trafik.

Gjatë kontrollit në trafik, shumë vetura janë hasur në gjendje jo të mirë teknike.

Në një përgjigje me shkrim nga Policia bëhet e ditur se vetëm gjatë muajit mars, janë shqiptuar 290 tiketa për gjendje jo të mirë të veturës, duke i larguar ato nga trafiku.

“Zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrave të rregullta në kontrollin dhe rregullimin e trafikuat rrugor nga fushëveprimi i saj si në aspektin parandalues edhe atë aktiv operacional kanë punuar në vazhdimësi për një siguri më të madhe në trafikun rrugor, por edhe gjatë implementimit të planeve të veçanta lidhur me kontrollin  e rregullsisë teknike të mjeteve,  hasin në automjete teknikisht të pa rregullta. Vetëm gjatë muajit Mars 2019, janë shqiptuar 290 tiketa për gjendje jo të rregullt teknike të automjeteve, si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Indeksonline.

Zyrtarët policore gjatë kryerjes së detyrave të rregullta në kontrollin dhe rregullimin e trafikut rrugor, janë të obliguar në implementimin e ligjeve përkatëse të cilat rregullojnë lëmin e trafikut rrugor.

“Gjatë ndaljes së automjeteve nëse dyshohet se mjeti është në gjendje të pa rregullt teknike, atëherë urdhërohet shoferi që mjetin ta dërgoj në kontroll të jashtëzakonshëm teknik, dhe në rast se konstatohet që mjeti nuk është në gjendje të rregullt teknike, të njëjtit i shqiptohet kundërvajtja”, thuhet ndër të tjerash në përgjigje.

Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) për Indeksonline bëjnë të ditur se janë të licencuara 133 qendra të kontrolleve teknike. Po ashtu, ata kanë treguar masat që kanë ndërmarrë, ku përfshihen pezullime te licencës, e dënime me gjobë mandatore.

“Gjatë vitit 2018, nga Inspektorët e Divizionit të Inspektimit për Kontrolla Teknike, janë kryer 505 inspektime me procesverbale. Masat e ndërmarra gjatë vitit 2018, nga Inspektorët e Divizionit të Inspektimit për Kontrolla Teknike janë: -3 vendime për pezullim të licencës, për një kohë/periudhë të caktuar, deri në eliminimin e mangësive, -22 sanksione kundërvajtëse (dënime me gjobë mandatore), ndaj pronarëve të Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve, -85 sanksione kundërvajtëse (dënime me gjobë mandatore), ndaj personave përgjegjës të Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve, si dhe -34 inicime të procedurës kundërvajtëse, ndaj pronarëve të Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve”, thuhet në përgjigjën e MIT.

Policia e Kosovës vazhdimisht po kërkon dhe apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përqendrohen në ngasje.

Një apel të ngjashëm dhe me disa rekomandime ka dhënë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ku sipas IKSHP-së nëse nuk ndërmerren masa atëherë humbja e jetës në aksidente do të jetë i madh.

 

Policia bën apel për pjesëmarrësit në trafik: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës përmes një apeli ka kërkuar nga të gjithë gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që t’i përshtaten kushteve të reja në rrugë që erdhën pas ndryshmit të motit në vend.

“Ndryshimet e fundit klimatike, përfshirë edhe reshjet e borës në disa zona të vendit, po krijojnë vështirësi në qarkullim dhe rrugët potencialisht bëhen më të rrëshqitshme”, thuhet në apelin e policisë që thekson rëndësinë e respektimit të shenjave të trafikut rrugor si dhe kërkon nga drejtuesit e mjeteve të jenë shumë vigjilent.

Sipas policia, kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

Ata paralajmërojnë se do të ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

E tmerrshme: Pesë fëmijë vdesin në një aksident trafiku

Periskopi.com Lajme

Pesë fëmijë kanë mbetur viktima të një aksidenti tragjik në Maryland të shtunën.

Makina ku ata po udhëtonin së bashku me prindërit e tyre u përplas me disa pemë në Bowie dhe më pas përfundoi në një fushë.

Të gjithë fëmijët, të moshës 5 deri në 15 vjeç, ishin ulur në pjesën e pasme dhe asnjëri prej tyre nuk mbante rrip sigurimi në kohën e aksidentit. Kjo bëri që në momentin e përplasjen fëmijët të dilnin nga mjeti duke gjetur vdekjen.

Shoferi, 32-vjeçari Dominique R. Taylor, humbi kontrollin e makinës rreth ores lokale 4:30 dhe doli nga rruga për tu përplasur me disa pemë.

London Dixon, 8 vjeç, dhe Paris Dixon, 5 vjeç, ishin fëmijët e Taylor.

Zion Beard, 14 vjeç, Rickelle Ricks, 6 vjeç, dhe Damari Herald, 15 vjeç nga Washington u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Fotot nga vendngjarja tregojë dëmtimet e makinës pas aksidentit. Taylor është dërguar në spital dhe gjendja e tij nuk dihet.

Cornell D. Simon, 23 vjeç, nga Oxon Hill është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia po heton shkaqet e ngjarjes.

Gjatë kohës së aksidentit në rrugë kishte ngricë.

Elon Musk zotohet se do ta mundë trafikun shkatërrues në këtë qytet

Periskopi.com Tech & Auto

Miliarderi Elon Musk paraqiti seksionin e parë të një rrjeti nëntokësor të planifikuar për lëvizje me shpejtësi të lartë, ku ai shpreson të mundë trafikun shkatërrues të Los Anxhelesit.

Tuneli i testit, i gërmuar nga filiali i Muskut, kompania ”Boring”, shkon në mes të një parkingu pranë sheshit ”SpaceX” në Haëthorne, Los Anxheles, në jugperëndim dhe një zone biznesi të mbyllur rreth tre kilometra larg.

Projekti, i quajtur “Loop”, do të shohë makina të modifikuara autonome, të pajisura me rrota udhëzuese të ulura në tunele nga ashensorë të krijuar me porosi.

Musk pohoi se në këtë tunel, automjetet do të mund të udhëtonin në mënyrë të sigurtë me më shumë se 240 kilometra në orë, transmeton atsh.

“Me atë shpejtësi, do të ndjehet si teleportim brenda një qyteti,” shkroi ai në Tëitter.

“Do të ndërtoj një makinë për gërmim tuneli dhe do të filloj të gërmoj,” shkroi ai më 18 dhjetor 2016.

 

Policia ashpërson dënimet në trafik

Periskopi.com Lajme

Në raportin e Policisë për 24 orët e fundit janë evidentuara 1270 tiketa të shqiptuara në të gjithë Kosovën.

Policia ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet, 13 aksidente kanë përfunduar me të lënduar ndërsa 23 të tjerë pa të lënduar.

Sipas statistikave të nxjerra në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë 26 arrestime.

Prej tyre 13 kanë shkuar në mbajtje ndërsa 7 të tjerë në vuajtje të dënimit.

Për 24 orë 40 aksidente në Kosovë, ky është numri i gjobave

Periskopi.com Lajme

1137 është numri i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë.

40 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e kaluara, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet. 16 aksidente ishin me të lënduar, kurse 24 sosh pa të lënduar.

Të arrestuar gjatë ditës së djeshme janë 16 persona, 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në vuajte të dënimit.

Policia e Kosovës me X5 në trafik

Periskopi.com Lajme

Automjetet e policisë të cilat nuk kanë asnjë shenjë identifikuese, kanë filluar të patrullojnë edhe në Ferizaj. Por si duket edhe në fotot e dërguara nga një lexues në Ferizaj, policia është mjaftë mirë e përgatitur për këtë. Ata janë parë duke përcjellë makinat me BMË X5.

Një makin X5 është parë në rrugë magjistrale ku ka ndaluar  një makinë për kundërvajtje në komunikacion

Automjetet civile të cilat drejtohen nga zyrtarë policor në uniformë zyrtare janë të pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm dhe zërim.

Qëllimi është që të identifikohen shoferët të cilët bëjnë shkelje të rregullave të trafikut. Por përveq përcjelljes së mosrespektimit të shenjave të komunikacionit , patrullat e policisë po përcjellin edhe shoferët të cilët po përdorin telefonat gjatë vozitjes.

Policia ka bërë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar.

 

Policia patrullon tash edhe me vetura civile

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës edhe përkundër masave të ndërmarra në vazhdimësi me plane dhe detyra konkrete gjatë sezonit veror, referuar situatës së krijuar dhe humbjes së jetëve të njerëzve në trafik, ka marrë masa shtesë me krijimin e ‘TASK FORC’-ës, e cila enkas po merret me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor.

Plani veprues dhe parandalues i kësaj ”TASK FORCE”, parasheh përfshirjen, koordinimin dhe bashkërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, në pika kontrolli, akse rrugore, si dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore, për arritjen e parandalimit të aksidenteve në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

:Për të rritur sigurinë në trafik, për të sanksionuar shkelësit e rregullave në trafik, do të vazhdojë aplikimi i masës ‘ZERO tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve’.  Me qëllim që të arrihen rezultatet sa më  pozitive në uljen e aksidenteve në trafik dhe ndëshkimin e shkelësve te këtyre rregullave,  PK-ja ka angazhuar njësi policore me automjete civile (automjete zyrtare, por pa shenja policore)”, thuhet në një komunikatë për media.

Automjetet zyrtare-civile të policisë drejtohen nga zyrtarë policorë në uniformë zyrtare dhe të njëjtat janë të pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm me zërim dhe ndalimi i kundërvajtësve nga këta zyrtarë me automjete civile bëhet vetëm pas ndezjes së dritave rotative dhe alarmit me zërim, gjithnjë duke i pasur parasysh rregullat e sigurisë në trafikun rrugor.

“Andaj, për të arritur një efekt parandalues-pozitiv të këtyre angazhimeve dhe masave operative të planifikuara, Policia e Kosovës kërkon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht tek shoferët/drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë rregullat që dalin nga Ligji i Trafikut Rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar, pasi që vetëm në këtë mënyrë kontribuojnë për një siguri më të madhe nëpër rrugët e vendit tonë dhe evitojnë humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore”, thuhet në apelin e Policisë.

Vetëm të mërkurën ndodhën 87 aksidente në trafik

Periskopi.com Lajme

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës shihet se një numër i madh i aksidenteve në trafik kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe, por edhe numri i gjobave është i lartë.

Policia konfirmon se ka shqiptuar 1855 tiketa në komunikacion, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe Policia ka konfirmuar se kanë ndodhur 87 aksidente në trafik, prej tyre një përfundoi me fatalitet. 31 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 55 pa të lënduar.

19 persona janë arrestuar, 11 janë dërguar në mbajtje, kurse dy janë dërguar në vuajtje dënimi.

 

Dje, rekord aksidentesh dhe gjobash në trafik

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit i ka gjobitur 1 ,743 persona në trafik. Kjo shifër është rekorde të paktën për këtë vit.

Së fundi duke iu referuar statistikave të aksidenteve të shumta në trafik, policia ka formuar “Task Forcë” për t’i parandaluar ato.

Për dallim nga aksidentet fatale, që nuk u regjistrua asnjë gjatë 24 orëve të fundit, ato me persona të lënduar dhe me dëme materiale sërish ishin të shumta.

Sipas të dhënave të policisë, dje në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 80 aksidente, prej të cilave 26 me persona të lënduar dhe 54 të tjera me dëme materiale.

Në rrugë aktualisht ka shtim të patrullave policore dhe kështu do të jetë deri në përfundim të sezonës verore.

Indeksonline ka mësuar se bashkë me zyrtarët policor në terren kanë dalë edhe eprorët e tyre dhe se motoja e “Task Forcës” është zero tolerancë për gjithë shkelësit e rregullave të trafikut.

Policia zotohet për “zero tolerancë” në komunikacion

Periskopi.com Lajme

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në një takim me u.d. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha diskutuan rreth planit veprues dhe parandalues të “Task Forcës” e cila parasheh përfshirjen, koordinimin dhe bashkërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, në pika kontorolli, akse rrugore si dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore.

Gashi në këtë takim tha se Policia e Kosovës duhet të intensifikojë shqiptimin e gjobave kundrejt shkelësve të rregullave të trafikut deri në vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në komunikacion, duke kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që të jenë më bashkëpunues me Policinë e Kosovës në këtë aspekt.

“Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të jetë e pakompromis ndaj shkelësve në trafik dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, do të ndërmarrin veprime policore shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, dhe do të ketë zero tolerancë ndaj shkelësve të rregullave në trafik”, tha Gashi.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua rreth zbatimit të pakompromis të rregullave të reja të trafikut rrugor, ku do të ndikojnë direkt në rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve të cilat në vitin e fundit kanë qenë tejet alarmante.

Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua se aksidentet në përgjithësi e sidomos humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet një mobilizim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive, nga të gjithë akterët që kanë rol dhe ndikim në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në këtë fushë.

Ndërsa, Rexha theksoi se numri i madh i aksidenteve në trafikun rrugor është bërë mjaft shqetësues tash e sa kohë. Ai tha se Policia e Kosovës do t’i zbatojë me rigorozitet masat që dalin nga Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor. Ligji i ri i Trafikut Rrugor parasheh gjoba të ashpra, por të domosdoshme për të gjithë ata që shkelin rregullat në komunikacion.

Në fund të takimit u tha që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat për zvogëlimin e numrit të këtyre rasteve në trafik. Gjithashtu, MPB u bënë apel institucioneve relevante si Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunave, që të ndërmarrin edhe hapa të tjerë me qëllim të minimizimit të aksidenteve në trafik siç janë përmirësimi i sinjalistikës rrugore dhe mirëmbajtja e akseve rrugore ku rrezikshmëria për aksidente të mundshme është më e madhe.

Mbi 1000 tiketa trafiku për 24 orë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ditën e diele ka shqiptuar 1091 tiketa të trafikut.

43 është numri i aksidenteve që kanë ndodhur dje në Kosovë, prej tyre dy përfunduan me fatalitet. 16 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 25 sosh pa të lënduar.

Janë arrestuar gjashtë persona, tre janë dërguar në mbajtje, kurse dy në vuajte të dënimit

 

Kosovari që jeton në Suedi mjaft inteligjent, ndjek makinën e zjarrfikësve për t’i ikur tollovisë (VIDEO)

Periskopi.com Lajme

Një person i cili po drejtonte një makinë me tablea të Suedisë, ka gjetur një mënyrë mjaft kreative për t’iu shmangur trafikut të ngjeshur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në një video të siguruar nga Periskopi, shihet se ai ai e ndjek nga pas makinën e zjarrfikësve, të cilës i japin përparësi të gjitha makinat tjera duke i krijuar hapsirë për të lëvizur më shpejtë./Periskopi/

Ministria paralajmëron masa shtesë për ta rritur sigurinë në rrugë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes në trafik, veçanërisht ka kërkuar nga vozitësit të jenë më vigjilentë.

Ai ka bërë të ditur se ministria që udhëheqë do të marrë masa shtesë për të ngritur nivelin e sigurisë në trafik.

Bazuar në të dhënat e fundit për gjendjen aktuale në trafikun rrugor,vetëm javën e kaluar kanë humbur jetën gjashtë qytetarë të Republikës së Kosovës, si rezultat i aksidenteve në trafik.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e pa kompromis ndaj shkelësve në trafik dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, ngritjes së vëmendjes se do të ndërmarrin veprime policore shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.

Gashi ka apeluar te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar kur dalin në rrugë.

“Shpejtësia po vret qytetarë të Kosovës, ju lutemi që të kontribuojmë së bashku për një siguri më të madhe në trafik”, ka thënë ai.

Zvicra rekord botëror për xhobat e trafikut: ‘Shqiponjat’ fluturojnë me makina

Periskopi.com Lajme

Zvicra shteti ku jetojnë shumë shqiptarë mban rekordin botëror për gjoba. Rreth 3400 njerëz vdesin çdo ditë në aksidente rrugore, duke çuar në rreth 1.25 milionë vdekje në nivel botëror çdo vit. Një e treta e këtyre vdekjeve shkaktohen nga shpejtësia, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Për të ulur numrin e aksidenteve rrugore, disa vende po vijnë me mënyra inovative për të ndaluar shpejtësinë e madhe me të cilin lëvizin drejtuesit e mjeteve.

Finlanda po ndjek një metodologji për vënien e gjobave ditore që përllogaritet në bazë të të ardhurave të drejtuesit të mjetit që udhëton me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Sa më e lartë të jetë shpejtësia mbi normën e lejuar e një shoferi, aq më i madh është numri i gjobave ditore që do të marrin, shkruan ‘Scan’.

Finlanda nuk është i vetmi vend që aplikon të ashtuquajturin ‘dënim progresiv’ për gjobat e shpejtësisë, përcjell albinfo.ch.

Zvicra, po ashtu përdor një sistem të ngjashëm dhe aktualisht mban rekordin botëror për gjoba.

Britania e Madhe është një tjetër vend e cila vendosi masa të ashpra për shpejtësinë në vitin 2017. Shoferët u gjobitën deri në 175% të të ardhurave të tyre javore, varësisht ashpërsisë së veprës së kryer. Megjithatë, gjoba është e kufizuar në 2500 funte.

Ndërsa vendet evropiane udhëheqin për gjoba të larta të shpejtësisë, ato po ashtu ‘praktikojnë’ edhe sekuestrimin e makinave si dhe burgosjen e shoferëve kur shkelin në mënyrë të përsëritur limitin e shpejtësisë. Kjo ndodh në vende si Francë, Finlandë, Spanjë dhe Gjermani.