Zgjidhet përfundimisht çështja e furnizimit të Mitrovicës pas djegies së trafos së Trepçës

Periskopi.com Lajme

Tashmë e tërë Mitrovica ka energji elektrike. Kjo, pasi është kycur edhe linja e tretë e furnizimit për këtë qytet.

Aktivizimi është arritur falë rifuknsionalizimit të linjës që derivon nga një trafo e vjetër e Trepcës e cila ishte jashtë funksionit.

Ekipet e KEDS-it kanë kycur lidhjen 35 kV, ekipet e KOSTT-it linjën 110 kV dhe Trepca ka ofruar trafon.
Ky është opcioni i tretë brenda tri ditësh, pasi para tri ditësh si rezultat i një pune të jashtëzakonshme në Mitrovicë ishin krijuar dy linja furnizuese për këtë qytet dhe fshatrat përreth, duker përfshirë edhe Trepcën.

Kjo ishtte arritur falë 90 punëtorëve të KEDS-it dhe 30 punëtorëve të kontraktuar nga kompania, të cilët kanë arritur në afat rekord të krijojnë lidhjen e Mitrovicës si nga ana e Vushrrisë, ashtu edhe nga nënstacioni i Vallaqit në veri të vendit.

Ekipet e KEDS kanë arritur që të instalojnë brenda ditës rreth 2000 metra përcues 95 mm dhe 400 metra kabllo nëntokësore. Të njëjtën ditë janë vendosur 12 koka kabllovike dhe material tjetër përcjellës, të cilat kanë bërë që të funksionalizoheshin njëherësh dy linja të reja 35 kilovoltëshe, të mjaftueshme për furnizim të Mitrovicës me rrethinë.
Por, pasi KEDS kreu të gjitha punët, riaktivizimi i linjës së Vallaqit ishte i pamundur për shkak të procedurave teknike që nuk janë përgjegjësi e kompanisë. Kjo kishte bërë që furnizimi të bëhej vetëm nga nënstacioni i Vushtrrisë që siguronte energji për rreth 85 për qind të qytetarëve, pasi transformatori i KOSTT-it nuk kishte kapacitete më tepër.
Por, falë riaktivizimit të linjës së tretë, ky problem është tejkaluar.

Digjet trafoja e rrymës në Prishtinë, e gjitha lagja mbetet pa rrymë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Para pak castesh është djegur trafoja e rrymës në rrugën ‘Tring Smajli’ në Prishtinë.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Periskopi raporton se si pasojë, e gjithë lagja ka mbetur pa energji elektrike/Periskopi/

KEDS vendos trafo të reja në Dobratin, kyçen 200 shtëpi

Periskopi.com Lajme

Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë – KEDS, ka vendosur trafo të reja në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës, duke përfshirë kështu 200 shtëpi në rrjetin e ri elektrik.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të KEDS.

“Investimi në fshatin Dobratin të Podujevës i realizuar nga KEDS, pritet që të përmirësojë dukshëm furnizimin me energji elektrike për këtë pjesë. Ndër të tjerash, KEDS ka bërë ndërtimin e tre trafove të reja me fuqi deri në 250 kVA dhe rrjetin e tensionit të ulët me gjatësi prej mbi 6 kilometrave”.

Po ashtu, kjo kompani thotë se ka përfunduar ndërtimin e kanalit kabllovik për tension të ulët për kyçjen e konsumatorëve, si dhe ndërtimin e një largpërçuesi në gjatësi prej mbi 4 kilometra.

Sipas zyrtarëve të KEDS, ky investim ka qenë i domosdoshëm, meqë rrjeti ekzistues ka qenë i vjetëruar dhe në gjendje të rëndë.

Zëdhënësi Viktor Buzhala thotë se nga projekti i përfunduar do të përfitojnë afër 200 shtëpi të kësaj zone. “Këto investime janë bërë në kuadër të projekteve që KEDS po realizon në tërë Kosovën për të zgjeruar dhe përforcuar rrjetin energjetik. 195 shtëpi do të përfitojnë vetëm nga ky investim,” ka thënë Buzhala.

“Kjo do të ndikojë në sigurimin e stabilitetit energjetik, reduktimin e humbjeve në rrjet, por edhe e shton sigurinë për qytetarët e kësaj ane, meqë rrjeti ekzistues ka qenë i vjetërsuar dhe i dëmtuar,” shtoi ai.

Shtyllat elektrike në këtë fshat kanë qenë të drurit dhe të kalbura, dhe rrjedhimisht kanë qenë rrezik për qytetarët që kanë kaluar afër, sqaron Buzhala.

KEDS është duke investuar në të gjithë Kosovën për të përforcuar dhe zgjeruar rrjetin energjetik.

Digjet trafoja tek Kurrizi në Prishtinë (Video)

Periskopi.com Lajme

Si pasojë e pakujdesisë së qytetarëve të cilët kanë djegur mbeturinat, trafoja e zonës së Kurrizit në Prishtinë është vërshuar nga flakët.

Pamjet e momentit të shpërthimit të trafosë, janë dërguar në adresë të Klan Kosovës nga disa lexues – dëshmitarë të rastit.

Në zonën e dyqaneve nuk vërehet edhe shumë qarkullim pasi tymi dhe pluhuri kanë vërshuar ambientin: