Fundoset trageti në Irak, më shumë se 70 të vdekur

Periskopi.com Lajme

Më shumë se 70 persona janë raportuar të vdekur pasi një traget është fundosur në lumin Tigris në qytetin Irakian Mosul, raporton BBC.

“Më shumë se 100 pasagjerë që kanë qenë në ekupazh nuk kanë ditur not”, thotë kryetari i mbrojtjes civile të qytetit të Mosulit

Trageti raportohet që ka qenë duke shkuar drejtë një ishulli turistik si pjesë e festimeve të Vitit të Ri Kurd. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve.

Kyreministri Adel Abdul Mahid ka urdhëruar një hetim që “do të zbulonte kush është përgjegjës”.

Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit vazhdimisht për rrezukun e rritjes së nivelit të ujit si shkak i hapjes së portës së hidrocentralit, dhe disa po i fajsojnë pronarët e anijeve pasi që kanë injoruar këshillat.

Pamjet në mediat sociale shfaqin anijen e përmbysur dhe njerëz që janë zhytur në lum.

Trageti thuhet që ka qenë rrugës për në ishullin Umm Rabaen, një arenë turistike rreth 4km në veri të qendrës së qytetit. Njerëzit sot në vende të ndryshime po e festojnë Vitin e Ri Kurd.

Sipas informacioneve nga vendi, autoritetet kanë bërë një “kërkesë urgjente” që njerëzit të shkojnë në lum afër Urës së Pestë dhe Urës së vjetër, për t’i ndihmuar në shpëtimin e njerëzve.

Janë ndaluar të gjitha makinat që qarkullojnë, në mënyrë që t’i hapet rrugë ambulancave që mbajnë viktimat.

Qeveria Rajonale Kurde ka dërguar 10 ambulanca në Mosul nga qyteti i afërt Duhok.

Mosul ishte kapur nga ISIS-i në Qershor të vitit 2014 dhe ishte bërë de-fakto kryeqyteti i tij.

Ky qytet u çlirua në Qershor të vitit 2017, pas nëntë muaj luftime, që e lanë një pjesë të madhe të qytetit nën rrënoja, raporton BBC, transmeton Express.

 

Vonohen tragetet në Shqipëri, shkak stuhia

Periskopi.com Lajme

Moti i keq ka përfshirë detin Adriatik dhe brigjet shqiptare e italiane duke shkaktuar zhvendosje të grafikut të lëvizjeve për tragetet e linjave detare që lidhin dy vendet.

Pezullimi i përkohshëm i lundrimeve u shoqërua me ndërprerjen e aktivitetit përpunues të anijeve në port.

Mbrëmjen e së shtunës, deti i egërsuar detyroi kapiteneritë e porteve të Durrësit e Barit të shtyjnë nisjet për 4 tragetet e linjës. Tragetet e orës 23.00 janë nisur vetëm mëngjesin e së dielës dhe pritet të mbërrijnë në portet respektive të Durrësit e Barit jo më parë se ora 14.00.

Forca e detit shkaktoi një vonesë 2-orëshe në mbërritjen e tragetit të linjës Ankona-Durrës.

Ndërkohë, edhe ne Vlorë, moti i keq shoqëruar me erë të fortë dhe dallgë mori me vete disa varka të vogla peshkimi në zonën e plazhit të vjetër. Për shkak të motit të keq, lundrimi detar në Vlorë është pezulluar përgjatë gjithë ditës së dielë.

Forca e detit sot në Adriatik është 8 ballë dhe era fryn në drejtim të jugut. Në orët e para të ditës së hënë pritet një rënie e forcës detare dhe përmirësim i kushteve atmosferike në det.

 

Pamje nga trageti që mori flakë në Greqi, pasagjer edhe kryebashkiaku grek

Periskopi.com Lajme

“Kam qarë e bërtitur me atë që mësova se po na ndodhte. Ekuipazhi shpërndante ujë dhe xhaketa shpëtimi”.

Kështu e përshkruan një nga pasagjeret e tragetit “Eleftherios Venizelos”, i cili u përfshi nga flakët gjatë natës për “Protothema”, situaten e krijuar aty te panikut dhe frikes.

“Në ishim në panik pasi pamë tymin, por bëmë durim, derisa arritën të dilnim të gjithë mirë. Ekuipazhi bëri gjithçka që mundi për të na ndihmuar”, tha ajo. Në mesnatë, trageti me 875 pasagjerë u perfshi nga flaket, shkaku i te cilave mbetet ende i papërcaktuar, ndërsa lundronte ne detin Egje.

Pamje nga rrahja masive në portin e Durrësit

Periskopi.com Lajme

Pasagjerët kanë sulmuar sigurimin e portit të Durrësit pasi trageti i tyre me të cilin do të udhëtonin për Itali u vonua.

Një rrahje masive ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në portin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pasi trageti është vonuar dhe pasagjerët kanë filluar të përleshen me sigurimin.

Biletat ishin rezervuar ndërsa pasagjerët janë inatosur pas këtij rasti.

Trageti do të udhëtinte për në Itali, shkruan Albinfo.ch.

Një pasagjer italian me anë të një video incizimit, ku më pas e ka postuar në rrjete sociale ka shkruar “Kjo është siguria e anijeve italiane jasht vendit!”