Varrosen për një ditë pesë anëtarët e familjes Sadikaj që vdiqen në aksidentin tragjik (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë trafiku u bë shkaktar i humbjes së jetës për pesë anëtarët e familjes Sadikaj nga fshati Sopi i komunës së Suharekës.

Të dielën e javës së kaluar familja Saidkaj po udhëtonin me veturën e tyre në magjistralen Suharekë-Duhel ku edhe u aksidentuan drejt një autobusi.

Me këtë rast humbën jetën kryefamiljari, gruaja e tij, dy fëmijët dhe gjyshja.

Tani veçse është duke u bërë ceremonia e varrimit të pesë familjarëve. Në varrim po marrin pjesë shumë qytetarë të cilët edhe po i japin lamtumirën e fundit. Është jashtëzakonisht e dhimbshme të shohësh teksa varrosen pesë pjesëtarë të familjes për një ditë.