Shkon për të vjedhur tek xhaxhai, i vret gruan dhe ia hedh trupin në rezervuarin e fshatit

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mallakastrën ku një 50-vjeçare është shpallur e humbur nga familjarët pasi nuk kishin informacion që prej datës pesë.

Policia ka nisur menjëherë kërkimet dhe ka zbuluar se ajo ishte vrarë dhe trupi ndodhej në rezervuarin e fshatit.

Për këtë krim janë arrestuar 3 persona ku njëri është nipi i bashkëshortit të saj.

Viktima mësohet se është Drita Saliaj.

Mallakastër

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës.

Arrestohen 3 shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes së 50 vjeçares

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares.

Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit:

S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme./tch

Ky është 27-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pas përplasjes me autobus në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkëlzen Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person.

Mësohet se 27 vjeçari që humbi jetën tragjikisht në aksident është Ruzhi Muhamedi.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit “Golf ” dhe një autobus i tipit Mercedes.

Sipas dëshmitarëve të nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur kur i ndjeri kishte dalë me veturën e tij “Golf” nga shtëpia e tij në rrugë kryesore dhe ishte goditur nga autobusi.

Siç bën të ditur policia, si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti, rreth orë 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:

“R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, ( drejtuesi i veturës Golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë aksident drejtuesit të autobusit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksident tragjik mes autobusit e kamionit, 36 të vdekur në Kinë

Periskopi.com Lajme

Të paktën 36 njerëz kanë vdekur dhe 36 të tjerë janë lënduar në pjesën lindore të Kinës kur një autobus i mbushur me njerëz, të cilit i ishte shfryrë goma, u përplas me një kamion.

Në autobus ndodheshin 69 njerëz, që ishte kapaciteti i tij maksimal, kur u përplas me një kamion mallrash në provincën lindore, Jiangsu, të shtunën në mëngjes. Kështu njoftoi byroja e sigurisë publike në Yixing.

Byroja për siguri publike njoftoi përmes një deklarate se, bazuar në hetimet fillestare, aksidenti i tmerrshëm ndodhi për shkak të një gome të shfryrë në pjesën e përparme të autobusit.

Përpos personave të vdekur, në aksident u lënduan rëndë 9 të tjerë, 26 pësuan lëndime më të lehta, ndërsa një person është lëshuar nga spitali për në shtëpi.

Aksidentet fatale janë të shpeshta në Kinë, ku rregullat e trafikut shpesh nuk respektohen dhe nuk mbikëqyren nga autoritetet.

Sipas statistikave zyrtare, vetëm në vitin 2015 në Kinë kanë vdekur 58 mijë njerëz si pasojë e aksidenteve në trafik.

Në rreth 90 për qind të rasteve, policia tha se shkaktar i vdekjeve në trafik ka qenë shkelja e rregullave të komunikacionit rrugor, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

 

57 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe

Periskopi.com Showbiz

Sot mbushen 57 vjet nga vdekja tragjike e ikonës së filmit botëror Marilyn Monroe.

Norma Jeane Mortenson, emri i saj i lindjes, ishte një aktore amerikane, model dhe këngëtare.

E famshme për interpretimin e personazheve komike “biondinat-bombë”, ajo u bë një nga simbolet më të njohura të seksit të viteve 1950 dhe fillimin e viteve 1960.

Edhe pse ajo ishte një aktore me çmime më të larta për vetëm një dekadë, filmat e saj fituan 200 milionë dollarë, ekuivalent me 2 miliardë dollarë në vitin 2018, deri në kohën e vdekjes së saj të papritur në vitin 1962.

Më shumë se gjysmë shekulli më vonë, ajo vazhdon të jetë një ikonë kryesore e kulturës popullore.

Lindur dhe rritur në Los Anxhelos, Monroe kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në shtëpi strehimore dhe një jetimore, dhe u martua në moshën 16-vjeç. Ndërsa punonte në kompaninë ‘Radioplane’ në 1944, ajo u prezantua me një fotograf nga First Motion Picture Unit dhe filloi një karrierë të suksesshme të modelimit.

Pas një seri rolesh të vogla filmike, ajo nënshkroi një kontratë të re me Fox në vitin 1951. Gjatë dy vjetëve të ardhshme, ajo u bë një aktore e njohur dhe pati role në disa komedi, duke përfshirë “As Young As You Feel” dhe “Monkey Business”, si dhe në dramat “Clash by Night” dhe “Don’t Bother to Knock”.

Monroe u përball me një skandal kur u zbulua se ajo kishte pozuar nudo para se të bëhej yll, por historia nuk e dëmtoi karrierën e saj dhe në vend të kësaj rezultoi në rritjen e interesit për filmat e saj, transmeton KosovaPress.

Në vitin 1954 ajo u martua me legjendën e bejsbollit Joe DiMaggio. Edhe kjo ishte një martesë e dështuar, pasi zgjati më pak së një vit, kjo për shkak se DiMaggio donte një grua me kohë të plotë në shtëpi, ndërsa Marilyn donte t’i përkushtohej karrierës në kinematografi.

E lodhur nga rolet e saj të të njëjtit zhanër, Monroe kërkoi të provonte veten në një interpretim ndryshe. Ajo u zhvendos në Nju Jork dhe u regjistrua në Studio Aktorësh të Nju Jorkut duke studiuar nën drejtorin, Lee Strasberg.

Monroe u lidh shumë me Strasberg, dhe në njëfarë kuptimi, ai u bë babai që nuk e kishte pasur kurrë.

Në 1956 Marilyn ishte kthyer në Hollywood për të punuar në “Bus Stop Josh Logan”. Ajo u fut në dramën Arthur Miller, të cilin e kishte takuar vite më parë në një festë.

Milleri mishëronte gjithçka që Marilyn dëshironte në jetë. Ai ishte një mendimtar serioz, i arsimuar dhe një shkrimtar shumë i respektuar. Ai prezantoi Monroen me rrethin e tij shoqëror, shkrimtarët e njohur Truman Capote, Carl Sandburg dhe Saul Bellow.

Monroe dhe Miller u martuan në qershor 1956, por lidhja e tyre nuk zghjati shumë dhe u ndanë.

Pasi interpretoi në “Let’s Make Love” (1960), Monroe  nisi një lidhje të re me një nga bashkëpunëtorët e saj, Yves Montand.

Por, problemet me pagjumësinë ndikuan në përkeqësimin e shëndetit të saj dhe ajo nisi të marrë qetësues dhe amfetaminë.

Të dhënat mjekësore të zbuluara nga autopsia, konkluduan se mjeku i kishte dhënë asaj ilaçe si Nembutal dhe Chloral Hydrates, që nëse merren bashkë, këta qetësues mund të jenë fatal.

Sipas të dhënave, rezulton se Monroe ka marrë dozë më të lartë të njërit prej qetësuesve, Nembutal, aksidentalisht ose qëllimisht duke çuar kështu në vdekjen e saj, në moshën 36-vjeçare.

Kompania e autobusëve vendos lule në autostradën ku i vdiqën dy punëtorët e rinj

Periskopi.com Lajme

Vdekja aksidentale e dy të rinjëve në autostraden “Ibrahim Rugova”, ka shokuar të gjithë.

Arianit Bytyqi 25 vjeç dhe Gentrit Gallopeni 20 vjeç, vdiqen në urën e njëmbëdhjetë të autostradës, dhe të njëjtit ishin punonjës të kompanisë “Sharr Travel”.

Disa ditë pas vdekjes së tyre janë vendosur lule në shenjë kujtimi për ta.

Me këtë rast, pronari i “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se përherë do t’i kujtojnë.

Sipas tij, lajmi për vdekjen e tyre ka qenë si shkeptima e natës.

“Gjithmonë ishit të buzqeshur dhe të tillë do të ju kujtojmë, pa marrë parasysh që lajmi i tmerrshëm ishte sikurse shkreptima e natës kur vjen dhe prishi qetësinë e familjes, miqve, dhe të gjithë atyre që ju kanë njohur nga afër !”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Një humbje shumë e madhe për familjen, miqtë, shoqërinë, stafin dhe për mua që kisha kënaqësinë e veqantë të punojë me Ju,
Ju kujtojë me mallë…… Niti &Genti, gjitmonë do të jeni në zemrat tona….”, ka shkruar tutje ai.

Flet djali që humbi tre anëtarë të familjes në Dardani

Periskopi.com Lajme

Hendbollisti, Kreshnik Krasniqi ka shkruar për ngjarjen tragjike që ndodhi dje në Dardani ku mbetën të vdekur tre persona.

Përmes Facebook-ut, Krasniqi ka shkruar se dje tragjikisht kanë ndërruar jetë tre anëtarë të familjes së tij të ngushtë.

Tutje, ai ka shtuar se ende nuk kanë vendosur për kohën kur do të bëhet varrimi.

Shkrimi i plotë:

Në emër të familjes Krasniqi ju njoftoj se me datën 22.04.19. Tragjikisht ndërruan jetë tre anëtar të familjës së ngushtë.
Për datën , kohën e varrimin ju njoftojmë me kohë.

 

Reagimi i avokatit pas aksidentit tragjik: Zero tolerancë në komunikacion

Periskopi.com Lajme

Avokati kosovar, Arianit Koci, ka reaguar pas aksidenteve me fatalitet që përshkuan rrugët e Kosovës në ditën e sotme.

Gjashtë persona vdiqëm pesë nga ta anëtarë të një familjeje. Koci nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shprehur se Policia e Kosovës duhet të jetë me e ashpër sa i përket dënimeve dhe kontrolleve për automjetet dhe drejtuesit.

Ky është postimi i plotë i avokatit kosovar Arianit Koci:

1.

Policia e Kosovës duhet të jetë më rigoroze.

Shuarja e një familje pesë anëtarëshe në aksident komunikacioni, është alarm për krejt shoqërinë kosovare.

Thjesht, është e papranueshme që të kemi aq shumë viktima, dhe aq shumë aksidente në komunikacion.

Po na vdesin qytetarët në komunikacion, thuajse jemi në gjendje lufte.

2.

Mungesa e kulturës së përgjithshme, rrjedhimisht sjellë edhe mungesën e kulturës në komunikacion.
Nëse nje person nuk ka komunikim normal me askënd; krejt punët i kryen me lidhje politike, farefisnore apo me dhunë; është kapadai dhe mburret me ato sjellje, natyrisht që edhe në komunikacion është i tillē.

Nëse një person nuk pret në rend, nuk i jep përparësi të vjetrit apo shtatëzanës – po mendoni që e respekton përparësinë në komunikacion?

Për më tepër, kjo sjellje nuk po ndëshkohet, dhe gradualisht është shndëruar në normë.

Model i sjellës.

Kaosi në politikë, ekonomi dhe sistem gjyqësor, e determinon edhe kaosin në komunikacion

3.

Policia e Kosovës duhet gjithsesi t’i shtoj masat parandaluese dhe ndëshkuese. Nuk kemi zgjidhje tjetër.

Prandaj, zero tolerancë për vozitje:

– nën ndikimin e alkoolit;
– me tejkalim të shpejtësisë;
– me përdorim të telefonit.

Njëherësh, duhet të stopohen edhe vozitjet e politikanëve nën përcjelljen e policisë, me drita rotative dhe sirena. Po shkaktojnë kaos në komunikacion, e besa edhe aksidente – kohë pas kohe.