Spanja është në karantinë, por ky trajner mahniti botën me gjestin e tij

Periskopi.com Sporti

Qytetarët spanjollë ndodhen në karantinë për shkak të koronavirusit, por kjo pandemi nuk i ka ndalur ata të ushtrojnë.

Të shtunën, spanjollët u informuan se do të karantinohen dhe se duhet të mbyllen në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit.

Njerëzit lejohen të dalin jashtë vetëm për të blerë ushqim, për të shkuar në punë, në spital ose për arsye tjera urgjente.

Për fat të mirë, një trajner personal nga Sevilla e ka këtë si mundësi ideale për të mbajtur një seancë stërvitore në çatinë e një ndërtese.

Videon e publikuar në ‘Instagram’, teksa tregon mënyrën e stërvitjes në fjalë mund ta shihi më poshtë.

Francesco Totti tregon planet për të ardhmen

Periskopi.com Sporti

Ish- kapiteni dhe drejtori i Romës, Francesco Totti u intervistua nga DAZN, duke zbuluar kështu planet e tij për të ardhmën

I pyetur se a do të bëhej trajner, ai thotë se, “Trajner  jo, sepse tani është një fjalë e kaluar, e vjetër, por zbulues i të rinjve bën. Unë kërkoj, po shoh nëse mund të gjej disa të rinj premtues…”.\shkruan Roma press

Dhe shton se nëse do të ishte trajner dhe do ta kishtë Tottin si klient (futbollist)  ai nuk do ta dërgonte atë në Roma, sepse ata do e shisinin shpejt.\përcjell periskopi

Ronaldo: Nuk jam i interesuar të bëhem trajner

Periskopi.com Sporti

Ronaldo tani për tani, nuk ka dëshirë që të bëhet trajner

34-vjeçari, Cristiano Ronaldo, edhe pse thotë se do të luajë për shumë vite, duhet t nisë të mendojë që tani për jetën pas futbollit.

Sido që të jetë, derisa shumica zgjedhin të bëhen trajner, Cristiano ende nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë kur t’i varë atletet.

“Tani për tani, unë nuk jam i interesuar të bëhem trajner, por mbase një ditë do të mërzitem dhe do të ndihem se dua”, tha ai për DAZN Italy. “Kurrë mos thuaj kurrë”.

Portugezi ka shënuar 12 gola në 21 paraqitje për Juventusin këtë sezon.

Edi Reja trajner i Kombëtares Shqiptare për katër vitet e ardhshme

Periskopi.com Sporti

Është arritur marrëveshja midis Edi Rejas dhe Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.

I vetmi detaj që nuk po binin palët dakord ishte afati i kontratës, ku Reja kërkonte kontratë 2 vjeçare ndërsa Federanta i ofronte kontratë 4 vjeçare.

Reja e mori kombëtaren pas shkarkimit të Kristian Panuçit dhe në 8 ndeshje arriti që të grumbullonte 10 pikë.

Ai pritet që të fitojë 25 mijë euro në muaj, bëjnë me dije burime për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa.

Kontrata e teknikut 74 vjeçar do të përfundojë në vitin 2024.

 

E papritur: Gattuso po rikthehet tek Milan?

Periskopi.com Sporti

Stoli i Milan është kthyer në një temë kryesore tek mediet italiane, pas rezultateve të dobëta të ‘Rosoneri’.

Marco Giampaolo ka dështuar që të rikthejë formën e Milan, së paku në xhirot e para, duke dështuar të shënojë rezultate pozitive.

Dy humbje radhazi, një nga Inter në derbin lokal dhe ajo e mbrëmshmja nga Torino, kanë bërë që pozita e Giampaolo të vihet në pikëpyetje, së paku nga mediet.

Raportimet e fundit të ‘Corriere dello Sport’ thonë se Milan po konsdierojnë opsionin që t’i japin Gennaro Gattusos një shans të dytë me skuadrën, transmeton lajmi.net.

Gattuso ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Milan, në fund të sezonit të kaluar.

Italiani dështonte të kualifikonte Milanin në Ligën e Kampionëve, duke përfunduar në pozitën 5/6.

Zyrtare: Ky do të jetë trajneri i Shqipërisë për ndeshjen me Andorën

Periskopi.com Sporti

FSHF ka publikuar pak më parë lajmin se Kristian Panuçi nuk do të jetë më në krye të kombëtares sonë. Humbja ndaj Turqisë ka rrezultuar fatale për trajnerin italian, çka i ka kushtuar edhe vendin e punës.

Në takimin ndaj Andorrës në transfertë, që do të luhet ditën e hënë, në krye të stolin kuqezi do të jenë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema. Mbrëmjen e djeshme u aludua për një shkarkim te Panuçit, madje doli edhe një emër që do ta zëvendësonte, Edi Reja, ish trajner i Napolit, Bolonjës, Torinos, Lacios e Atalantës.

Flet Challandes pas ndeshjes, ka një porosi për lojtarët

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se kualifikimi në “Play-Off” të Ligës së Kombeve është sukses i jashtëzakonshëm.

Sipas tij, kjo është ëndërr e bërë realitet, por që Kosova duhet të mos ndalet dhe të vazhdojë me rezultate pozitive në dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të “Play-Offit” për t’i kualifikuar në Evropianin 2020.

“Ishte e mrekullueshme që realizuam menjëherë. Ishte më e rëndësishmja që skuadra ishte e gatshme për luftë që nga fillimi. Është e mrekullueshme sepse mund të fitojmë. Të fitojmë dy ndeshje për Kampionatin Evropian. Është e mahnitshme. Tani kemi kualifikimet tjera, por në kokë gjysmëfinalja dhe pas saj ndoshta finalja. Është mirë për motivin e lojtarëve”, ka thënë Challandes pas fitores 4 me 0 në ndeshjen vendimtare ndaj Azerbajxhanit në Ligën D.

Futbollisti i Superligës ia sheh sherrin një postimi në Facebook, shikoni vendimin e FFK’së

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i mirënjohur kosovar, Liridon Leci, është tallur në rrjetin social Facebook me Llapin. 

Futbollisti i Dritës ka reaguar me një fotografi ku shihet trajneri i Trepçës ’89, Gugash Magani afër futbollistëve të Llapit. “Prapë e paska ndërruar trajnerin Llapi. Sukese”, shkruan Liridon Leci.

Ky futbollist njihet për batutat e tij në rrjetet sociale.

Llapi këtë edicion e ka nisur me trajnerin Bylbyl Sokoli i cili u shkarkua nga kryesia e klubit, një ndeshje e drejtoi Fadil Ademi kurse së fundmi drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri Bekim Shotani.

Këtij postimi ia ka parë sherrin Leci. 

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së po ashtu shqyrtoi edhe paraqitjen e futbollistët Liridon Leci në rrjetin social FB që ka shkuar në mënyrë tallëse e që sipas etikës këto gjëra janë të palejueshme dhe të ndëshkueshme, duke i bërë thirrje Komisioneve që të hapet proceduar disiplinore dhe të merren masat e duhura”, thuhet në njoftimin e FFK-së

Real Madrid gjen trajnerin e ri, por emri është befasues

Periskopi.com Sporti

Opsioni kryesor për të zëvendësuar Julen Lopetegui si trajner i ekipit të parë të Real Madridit është ish-lojtari i kësaj skuadre, Santiago Solari.

E ardhmja e Lopeteguit është në dyshim dhe nuk është përjashtuar mundësia që ai të mos e drejtojë Realin kundër Victoria Plzen në Champions  Në të vërtetë, ai mund të zëvendësohet edhe në orët e ardhshme. Humbja e besimit në ish trajnerin e Spanjës është rezultat i krizës aktuale në rezultate dhe dyshimet që rrethojnë stafin e menaxhimit nga shumë njerëz brenda klubit .

Edhe pse fakti se një Clasico kundër Barcelonës shkon në favor të tij, hierarkia mund të jetë në favor të detyrimit të një reagimi sa më shpejtë dhe mos të komplikojë kualifikimin e tyre nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Solari është ende trajner i Castillas , që është e dyta në Grupin I të Segunda Division Bdhe konsiderohet si një kandidat më i besueshëm se alternativa të tjera më prestigjioze si Antonio Conte ose Laurent Blanc.

Megjithëse kishte disa brenda klubit që do të ishin në favor të tij, Conte shihet si një trajner ndarës, menaxhimi i të cilit do të ishte potencialisht problematik. Solari, siç ndodhi në vitin 2016 me Zinedine Zidane kur erdhi pas ikjes së Rafael Benitez, ka gjasa të marrë detyrën deri në qershor dhe, në varësi të rezultateve, mund të ofrohet pozicioni në një afat më të gjatë.

Thierry Henry trajner, skuadra e njohur evropiane ia beson pozitën

Periskopi.com Sporti

Monako ka emëruar legjendën e Arsenalit Thierry Henry si menaxherin e tyre të ri pas largimit të Leonardo Jardim.

Henry do të marrë hapat e tij të parë në menaxhim në klubin ku ai filloi karrierën e tij profesionale dhe ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare.

“Në radhë të parë, falënderoj Monacon që më dha mundësinë të trajnoj këtë klub, i cili është kaq i veçantë për mua”, tha ai.

“Jam shumë i lumtur të kthehem te AS Monaco dhe jashtëzakonisht i vendosur për të përballuar sfidat përpara. Nuk më pritet që të takojmë lojtarët që të fillojnë të punojnë së bashku”, tha Henry.

Kujtojmë se Francezi ishte pjesë e Monacos në fillim të karrierës derisa mbrëmë ishte zëvëndës trajner i Belgjikës në fitoren kundër Zvicrës.

Llapi shkarkon trajnerin Bylbyl Sokoli

Periskopi.com Sporti

Llapi ka shkarkuar trajnerin Bylbyl Sokoli.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën Koha Ditore vet trajneri Sokoli. Nuk dihen ende arsyet e shkarkimit të Sokolit.

Ditë më parë trajneri Bylbyl Sokoli ishte sulmuar në hyrje të banesës së tij, pas humbjes së Llapit në derbin ndaj Prishtinës.

Henry bëhet trajner në Angli, ja cilën skuadër e drejton

Periskopi.com Sporti

Thierry Henry është shfaqur si konkurrenti kryesor për të zëvendësuar Steve Bruce si menaxher i Aston Villa.

Bruce u shkarkua nga roli i tij si trajneri i Aston Villa të mërkurën pasi skuadra e tij arriti vetëm një barazim 3-3 me ekipin e fundit në tabelë Preston North End.

Ish-kapiteni John Terry dhe Paulo Fonseca i Shakhtar Donetsk janë edhe dy pistat e mundshme për ta drejtuar Aston Villën por Henry ka avansuar bisedimet me drejtuesit e ekipit anglez, transmeton Periskopi.

Thierry Henry is now Aston Villa's first choice to replace Steve Bruce as manager

Henry, i cili ishte afër që ta drejtonte Bordeaux në fund të gushtit, është i lirë të marrë një rol menaxherial pas largimit nga Sky Sports në verë.

Ish-analisti i Sky tani vepron vetëm si asistent i trajnerit rë Belgjikës Roberto Martinez, por është i etur të bëhet një menaxher.

Henry ishte lidhur më parë me Aston Villa përpara fillimit të sezonit, por Bruce arriti të qëndrojë në pozitën e tij deri këtë javë./Periskopi/

Roma gjen trajnerin e ri?!

Periskopi.com Sporti

Pas përformancave të dobëta në sezonin e ri, trajnerit Eusebio Di Francesco i është lëkundur pozita e tij tek Roma.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, ‘romakët’ janë në bisedime me trajnerin e njohur Claudio Ranieri.

As ky i fundit nuk e ka mohuar një rikthim eventual në Serie A: ”Unë jam një tifoz i Romës. Roma është në zemrën time, por shpresoj që Di Francesco të ecë përpara”./Periskopi/

Emery trajner i rekordeve në Ligën e Evropës

Periskopi.com Sporti

Arsenali e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri të Ligës së Evropës. Një fitore e lehtë 4-2 ndaj Vorskla Poltavës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës për Arsenalin.

Për trajnerin spanjoll të “Topçinjve”, Unai Emery, është krenari. Në moshën 46-vjeçare  ai shënon një rekord absolut: bëhet trajneri i parë që arrin 32 fitore në këtë kompeticion.

Emery e fitoi reputacionin e një trajneri fitimtar që kur drejtonte Sevillan. Andaluzianët me Emeryn, hapën një cikël suksesesh të papërsëritshme në Evropë, duke triumfuar në tre sezone radhazi në Ligës së Evropës.

I pari trofe erdhi në sezonin 2013-2014, pasi Sevilla mundi Benficën në finale. Klubi spanjoll e fitoi këtë trofe edhe vitin pasardhës, duke mposhtur skuadrën ukrainase Dnipro Dnipropetrovsk.

Emery dhe Sevilla kompletuan “het-trikun” sezonin vijues, duke e mposhtur Liverpoolin.

 

​Zidane rrëfen sekretet e suksesit

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane ka hyrë në historinë e futbollit botëror si trajneri i parë që fitoi tri herë rresht trofeun e Champions League, sikurse edhe për faktin që vendosi të largohej nga ekipi me të cilin regjistroi këtë sukses të jashtëzakonshëm pa i dhënë mundësi vetes të mbronte titullin.

Ish-trajneri i Realit të Madridit ka shpjeguar në një intervistë të dhënë për “Uefa.com” sekretin që e çoi drejt triumfit të paprecedentë në kompeticionin më prestigjioz për klube, atë të trofeut me “veshë të mëdhenj”.

“Gjithnjë i kam mbetur besnik filozofisë sime të futbollit, të cilën u përpoqa t’ua transmetoj lojtarëve të mi, pavarësisht kundërshtarit që kishim përballë”, thotë trajneri francez.

“Zizou” është po aq krenar për të gjitha triumfet, i pari që erdhi në vitin e debutimit, i dyti pas një superperformance kundër Juventusit në Cardiff, dhe i treti për shkak të kulmit të përvojës madrilene.

Megjithatë, sezoni i kaluar shënoi edhe një statistikë negative, sipas së cilës “Los Blancos”-it humbën edhe më shumë pikë në ndeshjet e luajtura në “Bernabeu”.

“Shpesh pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në transfertë na humbiste përqendrimi në ndeshjet në shtëpi. Gjithsesi, skuadra nuk u përfshi kurrë nga paniku. Me ata ishte gjithçka e lehtë, sepse kishin cilësi të jashtëzakonshme. Unë thjesht duhet t’i ndihmoja të ruanin qetësinë”, shpjegon Zidane.

Veçohen mbi të gjitha ndeshja në “Bernabeu” kundër Juventusit, e cilësuar si “rasti tipik kur ne menduam se kualifikimi ishte arritur”, ndërkohë që humbja në grupe me Tottenhamin “na ndihmoi të ishim edhe më të fortë” derisa mbërritëm në finalen e Kievit.

Në kryeqytetin ukrainas, formacioni titullar ishte i njëjti që luajti edhe në finalen e Cardiffit, por me një taktikë të ndryshme.

“I kërkova Iscos të qëndronte sa më lart nga linja e mesfushorëve të tjerë, ndërsa Marcelos i kërkova të shtynte sa më shumë përpara nga krahu, pasi Ramosit i kisha siguruar mbështetje”, rrëfen Zidane. “Sigurisht që eksperienca është fundamentale në të tilla nivele për të marrë vendimet e duhura”.

Presingu në sulm i Modriç dhe Kroos, përfshirja e Casemiros në qendër dhe zotërimi i topit ishin çelësat e suksesit të mesfushës madrilene, por nuk duhet harruar karizma e lojtarëve të tillë si Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo.

“Sergio është një lider natyral në fushë dhe jashtë saj. Cristiano është i aftë të frymëzojë të gjithë shokët e skuadrës me atë që bën në fushë”, shpjegon Zidane. Por, leksioni më i madh i asimiluar nga Zidane ishte “t’i detyroja lojtarët e mi të ruanin qetësinë. Ishte pikërisht ajo që kam pasur më shumë nevojë kur luaja vet, ndaj përpiqesha t’ua transmetoja edhe atyre”.

Mourinho e pranon dënimin me një vit burg

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, do të pranojë një dënim me burgim një vit për kryerjen e dy krimeve fiskale në Spanjë, sa ishte trajner i Real Madridit, që përmblidhen në mashtrimin me taksat në shumën prej 3.3 milionë euro.

Portugezi ka pranuar ta bëjë këtë gjë për të mbyllur çështjen gjyqësore të hapur nga Thesari, njofton gazeta El Mundo.

Prokuroria dhe Thesari i Shtetit do të konfirmojnë në ditët e ardhshme, në Gjykatën e Udhëzimit nr 4 të “Pozuelo de Alarcón”, se kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje me “Special One”, në përputhje me të cilën ai pranon fajësinë.

Siç njofton “El Mundo”, Mourinho do të pranojë me shkrim se ka fshehur nga Thesari të ardhurat e tij për të drejtat e imazhit, që korrespondon me periudhën mes viteve 2011 dhe 2012.

Por, trajneri i Manchester United nuk do të kalojë në burg asnjë ditë të vetme.

Mourinho ka rënë dakord, duke ndjekur shembullin e Cristiano Ronaldos për një marrëveshje zgjidhjeje të problemit në fjalë, e cila shmang shkuarjen në gjyq dhe garanton një dënim me burg, që konvertohet me gjobë financiare.

Në total, trajneri, i përfaqësuar nga Jorge Mendes, ka pranuar të paguajë dënim prej 1.78 milionë funte, 60 për qind e parave për të cilat ka mashtruar.

Me këtë pagesë, ai do ta mbyllë plotësisht rastin, pas mbajtjes së seancës, në të cilën do të shpjegohet marrëveshja e përshkruar.

Kështu, ish-trajneri i Real Madridit më në fund e mbyll marrëveshjen me dorën e të njëjtit avokat, i cili e ka mbyllur edhe paktin e bashkatdhetarit të vet, Ronaldo: ish-gjyqtarin Jose Antonio Choclán.

Henry shumë afër të bëhet trajner i kësaj skuadre në Premier Ligë

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Arsenalit Thierry Henry, mund të bëhet trajner i një ekipi anglez.Aston Villa thuhet se do ta emërojë Henryn si trajner pasi Nassef Saëiris e ka blerë një pjesë të klubit.

Miliarderi egjiptian ka blerë 55% të aksioneve të klubit nga Tony Xia të premten, dhe me shumë gjasë do ta zëvendësojë trajnerin Steve Bruce me legjendën e Arsenalit.

Henry e ka shprehur dëshirën e tij për të marrë një detyrë si trajner i futbollit pas punës së tij si asistent i trajnerit, Martinez, me kombëtaren e Belgjikës në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

 

 

Argjentina mendon ta kthejë Pekermanin si trajner

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja argjentinase është në kërkim të një trajneri të ri.

Pas një Kampionati Botëror shumë të dobët, Argjentina ka shkarkuar trajnerin Jorge Sampaoli dhe tani është duke kërkuar dikë që ta zëvendësojë kilianin.

Emri më i përfolur në këtë moment duket se është një ish-trajner i Argjentinës, Jose Pekerman.

Arsyeja pse Argjentina mund të arrijë ta bind Pekermanin është që ai të lirohet nga kontrata me Kolumbinë. Argjentinasi ka punuar për tetë vite me kombëtaren, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe u prit si hero pas kthimit nga Kupa e Botës.

Pekerman ka ndihmës edhe Esteban Cambiason dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me ish-lojtarë që i ka drejtuar tek Argjentina më parë.

Nëse Pekerman lirohet në fund të verës, e kundërta ndodh me emra si Diego Simeone, Pablo Aimar dhe Mauricio Pochetino, të gjithë nën kontrata afatgjata me klubet përkatëse.

Nuk duhet harruar edhe e shkuar e 68-vjeçarit, i cili ishte i panjohur kur paraqiti një projekt në vitin 1994 dhe organizoi gjithë sistemin e të rinjve të Argjentinës, duke drejtuar kombëtaren A në periudhën 2004-2006.

 

Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Chelseat, vjen nga Serie A (Foto)

Periskopi.com Sporti

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Chelseat. Ai kalon te klubi anglez pas 3 viteve të suksesshme me Napolin në Serie A.

Sarri i cili ka nënshkruar një kontratë trevjeçare për Chelsean, tha: “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Chelseat dhe Premier Ligës. Është një moment i rëndësishëm në karrierën time”, tha Sarri për faqen zyrtare të Chelseat.

“Tani po përgatitem që të filloj punën dhe ti takoj lojtarët të hënën para udhëtimit për në Australi, ku do të kem mundësinë që ta njohë skuadrën”.

Trajneri i Prishtinës shqelmon fëmijën 14 vjeç

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e Ligës Rajonale të Prishtinës në futboll, ndërmjet ekipeve të grupmoshës 15-vjeçare “2 korriku” dhe FC Prishtina, të shtunën përfundoi me sulmin e trajnerit Ali Osmani ndaj lojtarit 14-vjeçar të “2 Korrikut”, L.B.

Trajneri i “2 Korrikut”, Mustafë Pronaj, tha për Insajderin se pas rezultatit 1:1, lojtarët ishin përleshur me njëri tjetrit kurse Ali Osmani e ka sulmuar me këmbë në gjoks lojtarin e tij, i cili  ka qenë i shtrirë për toke.

Sipas Pronajt, lojtari 14-vjeçar kishte mbetur për disa minuta pa ndjenja, ndërsa ka kërkuar ndihmë në QKUK.

“Lojtari jonë pasi është sulmu me këmbë në gjoks nga trajneri Ali Osmani ka pasur probleme me frymëmarrje dhe nuk ka qenë në gjendje të qëndrojë në këmbë, derisa ka kërkuar ndihmë në QKUK”, tha ai.

Trajneri i skuadrës U-15 të “2 Korrikut” konfirmon se gjendja mjekësore e 14-vjeçarit është e mirë, tashmë.

“Tash gjendja shëndetësore e lojtarit është e mirë, pasi fatmirësisht nuk ka pasur të thyer asgjë”, tha Pronaj.

E trajneri i Prishtinës U-15, Ali Osmani, i cili akuzohet se sulmoi 14-vjeçarin, në një prononcim për Insajderin ka pohuar sulmin ndaj L.B. Ka thënë se nuk e ka pasur ndonjë qëllim të keq ndaj 14-vjeçarit.

“Unë e kam shkelë atë fëmijën, nuk e mohojë atë që e kam shkelë me qëllim, por në atë moment kam rrëshqit duke i ngreh fëmijët dhe e kam qit pak kamën kështu. Po jo edhe ashtu që e kam lënë pa ndjenja, sepse ai djali ka qenë shtrirë kur kam hyrë unë aty”, ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, gjatë përleshjes mes futbollistëve të mitur të “2 Korrikut” dhe Prishtinës, L.B kishte qenë i shtrirë në momentin që ai kishte mbërritur në turmën me futbollistë.

“E kam cekur edhe tek kryetari i tyre. Faktikisht e kam shkelur atë fëmijën pak. Momentin që kam hi ai fëmija ka qenë shtritë. Edhe i kam ndarë fëmijët se kanë qenë duke sjellë në të. E unë e kam qëllimin me familjen e fëmijës më u pajtu e me i kry disa hesape”, ka thënë Osmani.

Trajneri i Shkollës së Futbollit Prishtina ka mohuar ta ketë lënë pa ndjenja 14-vjeçarin e skuadrës kundërshtare.

“Nuk është e vërtetë. Djali është çu në këmbë ka ecë, normal. Unë do të ulem do të diskutojë me familjen e djalit, dhe do të dalë me një komunikatë”, ka treguar Osmani.

Me rregullat e futbollit, trajnerit të një skuadre futbolli nuk i lejohet të futet brenda fushave të lojës. Por, Osmani ka thyer edhe këtë rregull për t’u përfshirë në përleshje.

E trajneri i “2 Korrikut” U-15, Mustafë Pronaj tha se lidhur me këtë rast është duke përgatitur raportin që do ta dorëzojë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Edhe policia e Kosovës është njoftuar me këtë rast.