Challandes pritet të ftojë lojtarë të Superligës për miqësoren me Suedinë

Periskopi.com Lajme

Trajneri Bernard Challandes pritet t’i provojë disa lojtarë, përfshirë këtu edhe ata të Superligës, në miqësoren e muajit të ardhshëm në Doha të Katarit.

Përfaqësuesja e Kosovës do ta nisë vitin 2020 me një ndeshje miqësore.

Federata e Futbollit të Kosovës njofton se “Dardanët” do të luajnë me Suedinë më 12 janar.

Shtëpia e futbollit kosovar gjithashtu zbulon se kjo ndeshje miqësore do të luhet në Doha të Katarit.

Siç mëson Express, trajneri Bernard Challandes do t’i ftojë edhe disa lojtarë të Superligës për këtë ballafaqim.

Në të kaluarën, trajnerët e Superligës janë ankuar se nuk po ftohen futbollistët e kampionatit vendor, ndërsa tash do të jetë një mundësi e artë për disa prej tyre që ta sprovojnë veten tek ekipi kombëtar.

Në mesin e të ftuarve mund të jetë edhe treshja e Ballkanit, e cila shkëlqeu në pjesën e parë të kampionatit, Blend Baftiu Arbër Hoxha dhe Jetmir Topalli.

Por, mund të ketë edhe ndonjë ftesë për lojtarë të tjerë të elitës së futbollit kosovar.

Gjithashtu, trajneri zviceran do t’ua japë rastin edhe lojtarëve që kanë më pak hapësira tek Përfaqësuesja në ndeshje zyrtare.

Ky test do t’i shërbejë trajnerit Challandes për t’u përgatitur për ndeshjen e rëndësishme të muajit mars ndaj Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve.

Kosova bëri paraqitje mbresëlënëse në kualifikimet e Euro 2020.

Edhe pse përfunduan në pozitën e tretë në Grupin A, Verdhekaltrit dolën me kokën lartë për atë që e treguan.

FFK-ja do të japë të martën detaje shtesë rreth ndeshjes miqësore me Suedinë.

Bota qesh me Challandesin, shikojeni reagimin e tij pas pjesës së parë

Periskopi.com Sporti

Trajneri Bernard Challandes është kapur nga kamerat duke reaguar në mënyrë të ashpër pas përfundimit të pjesës së parë. Trajneri zviceran shihet duke thënë “e tmerrshme”, duke menduar për golin e dytë të Jadon Sanchos, për të cilin konsideroi se ishte në pozitë jashtë loje. Por, kur e pa se ishte përpara kamerave, Challandes filloi të buzëqeshte

Bernard Challandes është “kapur mat” nga kamerat duke bërtitur dhe mjaft i mllefosur pas përfundimit të pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.

Trajneri i Kosovës kishte reaguar ashpër dhe ishte i dëshpëruar për golin e dytë të Jadon Sanchos, respektivisht të pestin e Anglisë në fund të pjesës së parë, pasi konsideroi se ylli i Borussia Dortmundit ishte në pozitë jashtë loje.

“Terrible” (E tmerrshme) ka bërtitur Challandes, duke shkuar në dhomat e zhveshjes.

Mirëpo, kur e ka parë se ishte duke u xhiruar dhe se ishte përballë kamerave, trajneri zviceran u zbut menjëherë dhe filloi të buzëqeshte. /Gazeta Express/

Kosova pësoi humbje 3:5 në stadiumin e Southamptonit, por bëri një lojë të madhe.

Ndeshja Kosovë-Çeki po afron, Challandes në hall – ka shumë lojtarë jashtë fushës

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës është në telashe të mëdha para dy ndeshjeve të radhës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Trajneri Bernard Challandes do të përballet me mungesa të shumta në këto dy ndeshje

Listës së futbollistëve të lënduar së fundmi i është shtuar edhe mesfushori Herolind Shala, shkruan Zëri.

Përveç Shalës, Kosovës do t’i mungojnë edhe Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Hekuran Kryeziu.

Më 7 shtator, Kosova e pret Republikën e Çekisë, ndërkaq tre ditë vonë i shkon Anglisë në Southampton.