Guardiola: Nëse Neymari rikthehet në Barcelonë, nuk do të jetë i njëjti

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk beson që nëse Neymari do të rikthehet në Barcelonë do të jetë i njëjti person.

Braziliani i cili po ka dëshirë për tu rikthyer në Barcelonë ka edhe oferta nga Real Madridi.

Sulmuesi gjatë kohës kur luante me Messin dhe Suarezin në sulm ka shënuar 105 gola në 186 paraqitje.

Guardiola tha se Neymari është një lojtar i madh por nuk e dinë nëse do të jetë i njëjti person kur të rikthehet në ekip.

“Neymari është një lojtar i madh, por nuk e di nëse kur ai të rikthehet në Barcelonë do të jetë i njëjti”, deklaroi Guardiola.

Gjithashtu, ai shtoi se Neymari është një lojtar i mirë dhe askush nuk ka dyshim në këtë gjë.