“The Best”, për kë votuan Mavraj dhe Edi Reja

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar edhe votat e përzgjedhësve të kombëtareve, kapitenëve e gazetarëve, në kuadër të çmimit për futbollistin më të mirë të vitit 2019.

Lionel Messi ka fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në gala mbrëmjen e FIFA-s.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka mposhtur konkurrencën e Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldos për t’u shpallur më i miri në botë nga FIFA.

Për më të mirin e botës kanë votuar katër kategori: kapitenët e kombëtareve, trajnerët e kombëtareve, gazetarët dhe fansat. Secili ka pasur të drejtë të zgjedhë nga tre më të mirët, me të parin të vlerësuar me pesë pikë, të dytin me tri e të tretin me një.

Kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, e ka vlerësuar me pesë pikë Cristiano Ronaldon, tre pikë Sadio Manen dhe një pikë Mohamed Salahun.

Derisa trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, me pesë pikë e ka vlerësuar Mohamed Salahun, tri pikë Lionel Messin dhe një pikë Frankie De Jong.