Tottenham pëson humbjen e radhës, Mourinho drejt shkarkimit të 4’të

Periskopi.com Sporti

Tottenham Hotspur ka humbur ndeshjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në kuadër të Premierligës.

 

West Ham po tregon formë të mirë këtë sezon, ata u treguan vendimtar që nga fillimi i ndeshjes.

Fillimisht ishte Michail Antonio që i dha epërsinë në min (5’) vendasëve.

Në pjesën e dytë, “The Hammers” dyfishuan rezultatin përmes Jesse Lingard min (47’).

Për Tottenhamin, ishte Lucas ai që shënoi golin e nderit në min (64’).

West Hami qëndron në pozitën e katërt me 45 pikë, ndërsa “Spurs” qëndron në pozitën e nëntë me 36 pikë

Kujtojmë se, Mourinho u shkarkua dy herë nga Chelsea, një herë na Manchester Unitedi dhe si duket kësaj radhë nga Tottenhami.

Trajneri i Tottenham pas turpërimit nga Bayerni: Lojtarët e mi u dorëzuan

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka thënë se lojtarët e tij u dorëzuan paksa kah fundi i ndeshjen, të cilën e humben në mënyrë të turpshme, 7:2, kundër Bayern Munich të martën.

Tottenhami kaloi në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë përmes Heung-min Son, dhe Pochettino e pranoi pas ndeshjes se gjysmë ora e parë e takimit ia kishte krijuar ndjesinë më të mirë si trajner i ekipit këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Por, gjërat filluan të përkeqësohen dukshëm për finalistin e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve, kur Joshua Kimmich dhe Robert Lewandowski shënuan para përfundimit të pjesës së parë.

Ish-anësori i Arsenalit Serge Gnabry i shënoi katër gola në vazhdim duke e bërë skuadrën nikoqire të mbulohet nga turpi, pasi i pranoi plot shtatë gola në shtëpi për herë të parë në një garë të madhe.

Megjithatë, Pochettino beson se nuk është koha se për vlerësim të nxituar në një natë ndëshkuese për klubit nga Londra veriore.

“Tani është momenti për t’u qetësuar dhe jo për të bërë ndonjë gabim. Pas një rezultati si ky sot, duhet të jemi të qetë. Të gjithë e dimë se si ndihemi ne, shumë të zhgënjyer”, tha Pochettino pas ndeshjes.

“Nuk rregullojmë asgjë duke bërtitur apo duke folur nën ndikimin e emocioneve. Në 10 minutat e fundit të ndeshjes, ne i pranuam tri gola, ndiej sikur ekipi ishte i lodhur dhe hoqi dorë”, shtoi ai.