Juventus mendon transferimin e yllit të Tottenhamit

Periskopi.com Sporti

Juventus po shqyrton mundësinë për ta transferuar mesfushorin e Tottenhtamit, Christian Eriksen në fund të këtij sezoni.

Siç raporton Corriere Dello Sport, klubi italian tashmë ka nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit danez.

Në garë për yllin e Danimarkës tash e një kohë të gjatë është edhe klubi madrilen. Kontrata e Eriksenit me klubin e Tottenhamit do të skadojë verën e ardhshme.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Eriksen thuhet se ka kërkuar largimin nga Spurs në fillim të këtij viti, duke zgjedhur Spanjën si destinacionin e tij të preferuar.

Chelsea synon ta transferojë lojtarin e Milanit

Periskopi.com Sporti

Chelsea pritet që në merkaton e janarit të bëjë një ofertë për sulmuesine Milanit Krzysztof Piatek.

Siç raporton Calciomerkato, drejtuesit e Chelseas e shohin sulmuesin polak si lojtarin e duhur për repartin e sulmit.

“Blutë e Londrës” kanë qenë të dënuar nga FIFA për mos blerje të lojtarëve për dy sezone– dënimi do të përfundojë në janar.

Kështu, Chelsea do të tentojë të forcojë skuadrën dhe objektivi numër një është sulmuesi polak për të cilin i kanë bërë gati 35 milionë euro.

Arsenali prinë në garë për ta transferuar mbrojtësin e shumë kërkuar

Periskopi.com Sporti

Arsenali është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për ta transferuar mbrojtësin francez, Dayot Upamecano nga RB Leipzig.

AC Milan gjithashtu ka qenë i përfolur për ta transferuar futbollistin pasi që e shohin si një zgjidhje ideale e problemeve të tyre në mbrojtje.

Mirëpo 50 milionshi i Arsenalit mund t’i ndalë italianët.

 

Pasi i dështoi transferi për shkak të dokumenacionit, Ylli transferon një tjetër amerikan

Periskopi.com Sporti

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar transferin më të ri, Javis Howard.

Howard është i gjatë 203 cm dhe luan në pozitat 4/5, shkruan Periskopi.

Ai ka lujatur me Charleston Southern, në NCAA. Sezonin e fundit ishte pjesë e Plymouth Riders në British Basketball League.

Transferi i ri pritet nesër të zbarkoj në Suharekë, ndërsa në dyshim është prezenca e tij për ndeshjen e së dielës ndaj Boreas.

Kujtojmë se Ylli zyrtarizoi Jervon Pressley, por ky i fundit kishte probleme me dokumentacion dhe nuk e kompletoi transferimin./Periskopi/

Tre formacionet e frikshme të Liverpoolit që do t’i shohim në sezonin 2018/19

Periskopi.com Sporti

Pavarësisht pritshmërive tejkaluese në sezonin e kaluar duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, Liverpooli ka rritur skuadrën për sezonin 2018/2019.

Për këtë verë Jurgen Klopp ka blerë Naby Keita, Fabinho, Xherdan Shaqirin dhe portierin Alisson që këto ditë iu bashku Liverpoolit për 66, 9 milionë funta.

Lojtarët janë të gatshëm të impresionojnë në të cilën Jurgen Klopp është përpjekur të ndërtojë një ekip konkurent prej dy sezonave që drejton ekipin e Reds.

Me lojtarë të tillë si Mohamed Salah, Virgil van Dijk, Roberto Firmino, Sadio Mane dhe Jordan Henderson konsiderohen si shtylla kurrizore e Liverpoolit, por Klopp është fokusuar në përmirësimin e disa pozicioneve. Për shembull, porta e Liverpoolit shpesh është çarë si pasojë e gabimeve të portierëve Simon Mignolet dhe Loris Karius, dhe për këtë Klopp ka transferuar për shifra rekord murin brazilian Alisson.

Por, si do të luajë Liverpool në sezonin 2018/19? Më poshtë mund të njiheni me tre formacione që mund të luajë ekipi i Klopp.

1.XI e fortë e Liverpoolit për sezonin 2018/2019?

Liverpool line-up 2018/19 season - the strongest possible XI?

Fillimisht, Klopp mund të nis sezonin me këtë formacion për të mbuluar lëndimet dhe mbingarkesat në pozitat anash.

Pas mbërritjes së tij, pas paraqitjeve për kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës, Alisson do të jetë në XI e Liverpoolit, duke anashkaluar kështu Kariusin dhe Mignoletin të cilët ishin jashhtë formës së dëshiruar sezonin e kaluar.

Në mbrojtje, Dejan Lovren mund të mos jetë mbrojtësi më i mirë në botë, por ai i dha një ndihmë të madhe Koracisë për të arritur në finale të Kupës Botërore. Por një është e sigurt se transferi i janarit, Virgil van Dijk e ka të siguruar pozicionin si qendër-mbrojtës.

Në të dy anët e mbrojtjes, Klopp ka provuar me James Milner në të majtë, ndërsa në të djathtë me Trent Alexander-Arnold. Por ai ka zgjedhje të tjera me Nathaniel Clyne dhe Joe Gomez. Ndërkohë, dy mbrojtësit e majtë, Andy Robertson dhe Alberto Moreno do t’i sjellin më shumë konkurencë.

I vetmi ndryshim i sezonit të kaluar në mesfushë do të jetë me dyshen e re Naby Keita dhe Fabinho, ndërsa do të mbetet në qendër të mesfushës. Fabinho mund të sjell rehabilitet në anën defanzive që Liverpoolit i ka munguar për një kohë të gjatë.

2.Formacioni i dytë

Liverpool line-up 2018/19 season - the back-ups?

E tillë është forca e Liverpoolit, Klopp mund të aktivizojë një XI të dytë e cila do të ishte konkurente në Premier Ligë.

Lëndimi në sezonin e kaluar të Nathaniel Clyne nuk i ka sjellë shumë probleme Liverpoolit, por mungesa e tij ka kufizuar opcionet për të mbuluar në rast të lëndimeve të tjera. Shpesh në krahun e djathtë janë aktivizuar Joe Gomez, Joel Matip dhe Moreno.

Mesfusha do të jetë shumë e fortë me Georginio Wijnaldum, James Milner dhe Adam Lallana me 761 paraqitje së bashku në Premier Ligë.

Në të gjitha kompeticionet, Millner bëri 11 asiste dhe vetëm 8 asiste në Ligën e Kampionëve duke thyer rekord në kompeticionin më të madh evropian.

Ndërsa, sulmi mund të dominohet me Xherdan Shaqirin dhe Dominic Solanke të cilët pritet që të jenë si rezervuari i treshes së frikshme Mane, Salah dhe Firmino.

3.XI e Liverpoolit “Çfarë nëse?”

Me formacionin 4-2-3-1, Klopp mund të fusë transferimet e reja të ëndrrave duke lënë një ekip sulmues mbresëlënës.

Me Alissonin si portier i paprekshëm varësisht varianteve të ndryshme, nuk është domosdoshmërisht një pikë e dobët duke parë që ajo zonë është përforcuar dukshëm duke parë edhe konkurencën me Mignolet dhe Karius.

Si mesfushor defanzivë mund të akitivizojë Keita dhe Hendersonin.

Në fillim të verës, ishte folur shumë se Fekir do të jetë i Liverpoolit me disa raporte që pretendonin se ai ishte pajtuar me kushtet e ekipit nga Anfield./Periskopi/

Fjalët e para të Xherdan Shaqirit si lojtari më i ri i Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri ka thënë fjalët e para si lojtar i Liverpoolit. Shaqa ka thënë se transferimin te Liverpooli e kishte dëshiruar që një kohë, por sot ishte kismeti.

“Kam ëndërruar që një kohë të jem pjesë e kësaj skuadre. Pata kërkuar shumë më parë të luaja në Liverpooll, por nuk ndodhi kjo. Jam tejet i lumtur dhe emocional që të luaj në një skuadër kaq të madhe. Është nder të jem nën urdhërat e një trajneri kaq të madh dhe prapa tifozerisë më të mirë në botë. Dua të përmirësohem, dua të jem me më të mirët dhe të fitoj tituj, dhe kjo është pse kam ardhur këtu” ka thënë Shaqiri.

Zyrtare: Shaqiri kalon në Liverpool

Periskopi.com Sporti

Tashmë është zyrtare, Xherdan Shaqiri është lojtari më i ri i Liverpoolit. Ylli zvicëran sapo është zyrtarizuar te gjiganti anglez.

Shaqa do të bartë fanelën me numrin 23 te Reds ndërsa do të jetë në urdhërat e trajnerit ndoshta më të mirë në botë, Jurgen Klopp.

https://www.facebook.com/LiverpoolFC/videos/10157059760117573/