Ky është Transformohu-fitnesi me ekskluziv në vend

Periskopi.com Lajme

I vendosur në Kompleksin Ramiz Sadiku, Transformohu është fitnesi më ekskluziv në vend.

Si askund tjetër, në Transformohu do të keni në çdo moment asistencë të përgjithshme nga trajnerët profesional të fitnesit në sallën e ushtrimeve, dhe kjo është vetëm njëra nga përfitimet falas që i ofron ky fitnes.

Qëndron i hapur 24 orë në ditë, në shtatë ditë të javës, një ambient super i pastër dhe shërbim profesional.

Përveç asistencës nga trajnerët e sallës, Transformohu ofron edhe programin e ushtrimeve FALAS.

Këndi për fëmijë është gjithashtu pjesë e fitnesit, ku për aq kohë sa prindërit të qëndrojnë në fitnes, fëmijët mund t’i lënë në këtë kënd për tu argëtuar, pa e pasur asnjë shqetësim.

Pastërtia është po aq në nivel sa është edhe në sallat e operacioneve, kjo për shkak të ventilimit special që e bën ndërrimin e ajrit çdo 10 minuta.

E nëse jeni e gjithë familja aty, nuk keni nevojë të brengoseni as për parking të veturave, sepse hapësira është e mjaftueshme për ta parkuar veturën në vend të sigurt.

Dyqani i proteinave dhe ushqimeve bio po ashtu është pjesë e fitnesit, ndërsa pas ushtrimeve, ju mund të hani një vaktë të mirë, në restorantin “Ha Mirë”, aty ku shërbehet vetëm ushqim i freskët e i shëndetshëm.

Ofertat janë mjaft atraktive ndërsa pagesa mund të bëhet edhe me TEB starcard dhe NLB credit card deri në 12 këste.

Për më shumë detaje në lidhje me Transformohu, mund ta shikoni videon më poshtë: