Zakonet e mëngjesit që ju shëndoshin

Periskopi.com Zoya

Ndryshoni rutinën e mëngjesit për të humbur peshë dhe qëndruar në formë. Ndoshta jeni duke treguar kujdes me ushqimin ose po stërviteni rregullisht, por sërish nuk jeni shumë energjik apo nuk është se po bini ndjeshëm në peshë. Gabimi më i madh që njerëzit bëjnë kur përpiqen të humbin peshë është se e nisin ditën me këmbë të gabuar. Mëngjesi është një hap themelor nëse dëshironi një ditë energjikë dhe të humbisni peshë.

Ja disa nga gjërat që bëni gabim në mëngjes dhe sabotojnë të gjithë përpjekjet tuaja për të qëndruar në formë:

Flini shumë gjumë

Kur flini më shumë se 10 orë gjumë atëherë kjo do të çojë në shtim peshe. Prandaj sigurohuni të keni një orar fjetjeje dhe zgjimi që të përfshijë nga 7-9 orë gjumë, as më shumë dhe as më pak.

Bëheni gati në errësirë

Kur zgjoheni shpesh nuk e ndizni dritën ose hapni perden duke qëndruar në errësirë. Kjo nuk ndikon mirë në gjendjen emocionale dhe mendore. Gjithashtu trupi ka nevojë për rrezet e diellit në mënyrë që të nxisë rritjen e metabolizmit. Gjithashtu drita do të zgjojë trupin tuaj duke u ndjerë më energjik.

Nuk përdorni shkallët

Kur përdorni ashensorin në vend të shkallëve dhe preferoni makinë apo transportin publik në vend që të ecni në këmbë atëherë mos u habisni pse po shëndosheni. Ju nuk harxhoni kalori në mëngjes duke bërë që ushqimi të kthehet në yndyrë. Ecja në mëngjes është jetike pasi nxit metabolizmin gjatë ditës.

Nuk hani mëngjes

Kur ju konsumoni mëngjes do të rezistoni më gjatë pa konsumuar ushqime të tjera, shkruan shije.al. Ndjesia e të ngopurit do të çojë në më pak ëmbëlsira apo ushqime të shpejta të dëmshme për shëndetin.

 

Tri shprehitë e mëngjesit që janë duke ju trashur

Periskopi.com Zoya

Mëngjeset janë koha e shëndetit dhe fitnesit – por shpeshherë jemi më të prirë të tregohemi dembelë dhe ta vazhdojmë gjumin.

Sidoqoftë, ekzistojnë disa rituale të mëngjesit të hershëm të cilat e vendosin ritmin e tërë ditës dhe mund të kenë efekte të rëndësishme në peshë dhe mirëqenie.

Shkencëtarja e nutricionit dhe ushtrimeve fizike Kathleen Alleaume ka treguar për këto shprehi të këqija, të cilat duhet t’i shmangni nga tani:

Shmangia e mëngjesit

Sipas Kathleen, shmangia e shujtës së mëngjesit shërben si derë për ngrënien e ushqimeve të dëmshme gjatë ditës.

Mund t’iu duket ide e mirë ta shmangni shujtën e mëngjesit, por ushqimi i duhur jua cakton ritmin e duhur për tërë ditën.

Një mëngjes i përsosur është i mbushur me fibra dhe proteina, të cilat janë vlera esenciale ushqyese.

Jeni duke konsumuar shumë kafe dhe pak ujë

Kathleen paralajmëron se mbidoza e kafeinës në mëngjes dhe mungesa e ujit kanë pasoja negative në bel.

Në fakt ajo tregon se një dozë H2O në mëngjes është e rëndësishme për humbje të peshës.

Jeni duke shpenzuar shumë kohë në celular

Nëse zgjoheni nga gjumi dhe i kontrolloni rrjetet sociale, mundësitë janë të mëdha se do të përballeni me modele dhe persona tjerë të cilët mund t’jua ulin motivimin me bukurinë dhe fizikun e tyre.

Prandaj, përpiquni ta shmangni përdorimin e celularit në mëngjes dhe asnjëherë mos e krahasoni veten me tjerët!