Nga Zelanda në Kosovë për të shënuar golin e fitores, Feronikeli mëson kundërshtarin e ardhshëm nëse fiton sonte

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Feronikelit do të zbresë sonte në fushë në përballjen e Champions League, gjysmëfinalja e turit paraeliminator, ndaj Lincoln Red Imps (kampioni i Gjibraltarit).

Ndeshja do të luhet në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, aty ku sapo ka përfunduar gjysmëfinalja e parë, ajo mes Tre Penne, fituesit e kampionatit në San Marino dhe Santa Coloma, kampionët e Andorrës, transmeton Periskopi.

Këta të fundit shënuan një gol në pjesën e dytë që vleu kualifikimin në finale, aty ku do të presin fituesin e çiftit Feronikeli-Lincoln Red, me ekipin kosovar favoritin për të kaluar më tej.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Javier Lopez Iglesias në minutën e 76-të. Futbollisti u transferua këtë verë me parametra zero nga kampionati i Zelandës së Re, ndërsa më parë ka luajtur në ligën e tretë spanjolle. /Periskopi.com/