Shkencëtari i njohur kroat tregon se pse se frika për koronavirusin është e ekzagjeruar

Periskopi.com Lajme

Ivan Djikiç, një shkencëtar i njohur kroat dhe bashkëpunëtor i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave, beson se paniku është përhapur shumë në të gjithë botën për një tendosje të re koronavirus, të quajtur COVID-19, dhe se të gjithë harrojnë gripin marrin 65,000 jetë në vit.

“Ky virus është i ngjashëm me virusin e gripit që njerëzimi haset çdo vit. Shkalla e gripit është 1 përqind dhe vitin e kaluar mori 65,000 jetë. Për koronën, është treguar deri më tani se vdekshmëria është 2 përqind dhe efektet e sëmundjes vijnë kryesisht nga të moshuarit dhe njerëzit me një sistem të dobët imunitar. Ndaj nuk duhet të frikësohemi kaq shumë“, tha Djikiç pas rastit të parë i koronavirusit u shfaq dhe në Kroaci.

Ai shtoi se shkencëtarët e botës po punojnë për një kurë, por theksoi se nuk do të jetë për të paktën gjashtë muaj.

Ai gjithashtu theksoi se SARS dhe MERS ishin shumë më të rrezikshëm dhe nuk u frikësuam aq shumë.

“Secili virus ka ciklin e tij të kohëzgjatjes. Kur ndodh, dëmton shumë njerëz, por zhduket me kalimin e kohës. Sa do të zgjasë varet nga numri i njerëzve që e kanë kontraktuar atë dhe kush mund të infektohet. Kështu do të jetë me koronavirusin”, tha Djikiç.

Ai është i mendimit se është e ekzagjeruar mbyllja e kufijve, pasi kjo sipas tij ndjell më tepër frikë.

Ndërsa presin kurën, mund të thuhet se asnjë virus deri më tani nuk ka bashkuar kaq shkencëtarë në të gjithë botën sa tani. Reuters raportoi se 153 studime janë bërë deri më tani, përfshirë dokumente epidemiologjike, analiza gjenetike dhe raporte klinike.

Thuhet se 675 studiues nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në to

Time Kadriaj tregon se çka u tha prokurorëve të Speciales në Hagë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur për Gjykatën Speciale. Kadrijaj ka thënë se veprimi më i mirë i saj në Kuvendin e Kosovës ka qenë mos votimi i Gjykatës Speciale.

“Ka qenë e tmerrshme të barazohet krimineli me çlirimtarin. Neve na kanë detyruar të mbrojmë pragun e shtëpisë”, tha ajo në emisionin “Personale”.

Ajo ka thënë se pavarësisht se votimi ka qenë individual, sipas saj secili deputet që ka votuar Specialen ka bërë veprim shumë të keq.

Kadrijaj, e cila ka qenë e ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale ka treguar si ka shkuar ky proces.

“Më thënë të drejtën kam kaluar mirë. Jam pyetur në pika të shkurtra për aktivitetin tim si mjeke në UÇK. Unë kam treguar që ne kemi bërë një punë të mirë dhe humanitare. Iu kemi shërbyer ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës tonë”.

Mjekja thotë se pavarësisht se tashmë ka fituar mandatin e katërt si deputete, puna e saj më e mirë ka qenë angazhimi në luftën e UÇK-së.

Shefi i suksesshëm: Çfarë pëlqente më shumë Cristiano Ronaldo dhe dashuria që humba prej kuzhinës!

Periskopi.com Showbiz

Eksperienca e tij në kuzhinë nisi shumë vite më parë, teksa fillesat ishin jo pak të vështira në kryeqytetin e Greqisë, Athinën. Alsi Sinanaj, djaloshi me origjinë shqiptare, të cilit i është dashur të udhëtojë dhe të zhvendoset në shtetin fqinj shumë vite më parë, është tashmë një nga emrat më të mirë të kuzhinës greke, i cili falë vullnetit dhe punës këmbëngulëse ka arritur të ketë restorantin e tij në ishullin e Mykonos.

Pasi braktisi për disa ditë punën e tij në Greqi, për të përjetuar një eksperiencë ndryshe në bashkëpunim me shef Renato Mekollin, si drejtues i kuzhinës së famshme ‘Hell’s Kitchen’, Alsi Sinanaj na rrëfen ekskluzivisht për Revistën Who se si ju duk kjo eksperiencë. Si kanë qenë fillimet e tij, për çfarë do ta linte kuzhinën e deri në ç’pikë i është dashur të sakrifikojë për të qenë shefi që është sot? E zbulojmë bashkë!

-Prej sa vitesh ndodheni në Greqi dhe si ka nisur eksperienca juaj në kuzhinë?

Në Greqi ndodhem që prej 25 vitesh. Eksperienca ime në kuzhinë ka ecur shumë mirë, kam filluar si një kuzhinier i thjeshtë në vitin 2006-2007.

-Si ishte momenti i parë kur ju erdhi propozimi për të qenë pjesë e ‘Hell’s Kitchen’?

Momenti i parë kur më erdhi propozimi për kuzhinën e ‘Hell’s Kitchen’ ishte në verë, verën që kaloi në ishullin Mykonos, aty ku kam dhe restorantin tim. Renato kishte ardhur aty për të darkuar dhe më pyeti nëse do kisha dëshirë të vija. Me Renaton njihemi prej vitesh sepse jemi kolegë që prej kohës kur punonte dhe Renato në Athinë. Jemi njohur me anë të kuzhinës. Ai më pyeti nëse do doja të merrja pjesë për një episod. I thashë: “Pse jo”. Ishte nder për mua.

-A ju desh kohë për t’u menduar apo pranuat menjëherë?

Nuk u mendova dhe shumë sepse i kam shumë besim Renatos dhe kur më tha i thashë direkt po.

-Si ju duket Shqipëria në kaq ditë sa jeni zhvendosur këtu?

Për Shqipërinë kam gjithmonë mall dhe sa herë që vij mallëngjehem dhe më duket mirë. Kisha shumë kohë pa ardhur dhe ishte një kënaqësi për mua.

-Si ju dukën konkurrentët e ‘Hell’s Kitchen’? Çfarë përshtypjesh krijuat për ta?

Konkurrentët e ‘Hell’s Kitchen’ janë ‘fëmijë’ që tani po hapin horizontet e tyre për të punuar, janë njerëz pa përvojë dhe prandaj i justifikoj për shumë gjëra. Madje i këshilloj dhe atë që i thashë në emision, të ulin kokën, të punojnë sa më shumë se vetëm ashtu do të kenë fitim dhe të dëgjojnë më shumë.

-A gëzon miqësi me shef Renaton?

Patjetër që gëzoj miqësi me shef Renaton. Renato është një mik shumë shumë i mirë dhe të punosh me të është gjithmonë kënaqësi sepse kemi shumë gjëra për të diskutuar rreth punës, rreth zanatit.

-Sipas jush, cilat janë tre cilësitë kryesore e të qenurit një shef kuzhine i mirë?

Cilësitë kryesore të një shefi janë të ketë karakter të mirë në radhë të parë, të jetë punëtor, të jetë i pastër e njeri që organizon dhe të jetë një lider që krijon lider të tjerë. Jo të krijojë ndihmës, ai është një nga shefat më të mirë dhe që ka cilësi.

-Cili vend i huaj sipas jush e sfidon më mirë kuzhinën dhe traditën shqiptare?

Nuk e besoj se ka ndonjë vend që të sfidojë traditën dhe kuzhinën shqiptare sepse çdo lloj kuzhine është e veçantë dhe ka cilësitë e veta. Kudo që kam udhëtuar, çdo gjë është ndryshe dhe kjo ka të bëjë me shijen e çdo njeriu.

-Çfarë të është dashur të gatuash për Cristiano Ronaldo-n dhe cili ka qenë ushqimi që i ka bërë më shumë përshtypje nga vendi ynë?

Cristiano Ronaldo-s i gatuaja gjithmonë peshk dhe mish, por ushqimi i tij më i preferuar ishte mishi i pjekur, mishi në hell. Nuk kam gatuar diçka tradicionale shqiptare sepse kishte një menu të caktuar se çfarë do konsumonte ditë për ditë. Gjëra tradicionale shqiptare nuk ka ngrënë, ato çfarë shkruhen janë të sajuara nga njerëzit që shkruajnë në Shqipëri. Unë nuk kam folur asnjëherë, kjo është intervista e parë më ju.

-Çfarë ju frymëzon ju sapo hyni në kuzhinë?

Ajo që më frymëzon mua sa herë hy në kuzhinë është e panjohura dhe sa herë hy aty mësoj gjëra të reja. Kuzhina është diçka e pafund, ditë për ditë sa herë hyn në kuzhinë mëson diçka të re. Bën një gabim dhe nga gabimi mëson diçka.

-Cila ka qenë eksperienca më e bukur në kuzhinë deri më tani?

Eksperienca më e bukur deri tani në kuzhinë…nuk them dot, ditë për ditë është një eksperiencë e bukur sidomos kur klientët të thonë bravo, ju pëlqen ushqimi, të japin përgjigje pozitive për ushqimin. Kjo është eksperienca më e bukur në kuzhinë. Edhe sot që u ktheva nga restoranti, që ikin të gjithë klientët të kënaqur.

-A do e braktisnit kuzhinën për diçka tjetër? Nëse po, për çfarë?

Jo, nuk do e braktisja kuzhinën për asgjë tjetër në botë. E vetmja gjë që do më bënte ta braktisja mund të ishte familja, asgjë tjetër, por prapë se besoj ta braktis sepse është diçka që e dashuroj dhe më pëlqen shumë fare.

-Çfarë mendoni për kuzhinën shqiptare?

Kuzhina shqiptare është shumë e veçantë, sidomos për mua. Sa herë diçka ka të bëjë me Shqipërinë më vijnë kujtime të forta ndër mend nga fëmijëria ime, nga njerëzit e mi të dashur. Për kuzhinën shqiptare kam thënë gjithmonë vetëm gjëra të mira, puna është se kuzhinën shqiptare duhet ta bëjmë më të njohur anembanë botës, ta mësojnë njerëzit sepse është kuzhinë me vlera të mëdha. Deri më tani nuk po del një njeri që ta prezantojë në gjithë Evropën, në gjithë botën ashtu siç duhet, elementet tona tradicionale e shumë të tjera.

-Përsa i përket jetës suaj private, çfarë mund të na tregoni? Si kanë qenë fillimet tuaja, jeta juaj deri më sot? Të është dashur të heqësh dorë prej diçkaje për të qenë këtu ku jeni sot?

Jeta ime private…çfarë mund të tregoj? Fillimi ka qenë shumë i vështirë si çdo fillim. Fillimet gjithmonë janë të vështira, kam bërë shumë sakrifica, sidomos në jetën time personale. Kam humbur një vajzë që doja shumë për shkak të punës sepse punoja shumë orë gjatë ditës. Asgjë nuk është e lehtë, çdo gjë do sakrificë dhe pa sakrifica nuk fiton asgjë. Sa më shumë t’i përkushtohesh punës apo zanatit që do të bësh, atë që ke ëndërr do e arrish. Nuk ka gjë që nuk mund ta arrijë njeri, nëse ul kokën të punosh dhe të sakrifikosh./revistawho.com

Inva Mula zbulon emrat e artistëve që i janë bashkuar nismës së saj

Periskopi.com Showbiz

Inva Mula në Top Channel ka folur për nismën ndërmarrë për të kontribuar për familjet e prekura nga tërmeti.

“Koncerti do mbahet në Durrës. Shumë më thonë se kush do vijë në Durrës për këtë koncert, pasi Durrësi tani është një qytet fantazmë. Është moment që Tirana të shkojë në Durrës. Tirana duhet të dalë në mbështetje të Durrësit.

Dua të jem e qartë me datën. Koncerti do mbahet me datë 8 dhjetor. Sapo dëgjuan për nismën të shumtë janë ata artistë që më kanë shkruar. Irma Libohova, Eranda Libohova, Aurela Gaçe, Denis Vishka, Mirush Kabashi, Xhevat Mani e shumë të tjerë që janë ofruar për këtë kontribut të cilët mund të janë artistët”, tha Inva Mula.

 

Rama tregon bisedën me Macron: Ata bënë maksimumin sikur të ishin duke mbrojtur Parisin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Rama tregoi se bisedat me Presidentin francez Macron për situatën e tërmetit dhe ndihmën që ofroi Parisi me grupet e kërkim shpëtimit, që kreu i qeverisë shqiptare i cilësoi si të mrekullueshme. Rama u kërkoi ambasadorëve edhe organizimin e një konference me ekspertët e vendeve të tyre pë të qetësuar njerëzit në lidhje me çarje e vogla dhe plasaritjet që kanë banesat e tyre.

“Presidenti Macron është treguar i mrekullueshëm jemi në kontakte të vazhdueshme me të. I kam thënë se ekipi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm, kam jetuar në Francë dhe e di që ka një nam të jashtëzakonshëm. Kur mendon për Amerikën të shkon në mendje FBI, kur mendon për Francën të shkon në mendje ekipi zjarrfikës.

Ata bënë maksimumin sikur të ishin duke mbrojtur Parisin. Do u kërkoja të gjithëve që të organizonim një konferencë së shpejti, me ekspertët tuaj t’u tregojnë njerëzve rastet, që duket e tmerrshme por nuk është sikur duket, duhet riparuar.

Shpresoj që do të na ndihmoni, sepse njerëzit dëgjojnë lloj lloj çmendurie. Gazetarët shkojnë pas cdo të çarje, ka mes tyre edhe sharlatanë dhe shkencëtarë që flasin për fundin e botës. Botës nuk po i vjen fundi, flasim për budallëqe si për Romën e Lashtë, që Durrës u përmbyt dhe do të përmbytet, JO, Durrësi do të bëhet i madh përsëri” tha ai.

 

Komandanti i FSK’së tregon se për çka kanë më shumë nevojë personat e prekur nga tërmeti

Periskopi.com Lajme

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka treguar se për çka kanë më shumë nevojë personat e prekur nga tërmeti që goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit.

“Unë bëj apel tek të gjithë qytetarët që mos të grumbullojnë ndihma ushqimore, sepse vetëm mund të prishen ato dhe nuk kanë nevojë, por ky është mesazh edhe i shtetit shqiptar, edhe i autoriteteve shqiptare, por edhe i ushtrisë shqiptare”, ka thënë ai.

“Ata kanë nevojë për strehim, kanë nevojë për tenda, kanë nevojë për batanije, kanë nevojë për krevate fushore”, ka treguar Rama në Rtv21.

“Ne e kemi nisur një kontingjent për Shqipëri me tenda, me krevate fushore, batanije, jastëk dhe nevoja tjera që i kanë”, ka bërë të ditur ai.

 

Ministrja shqiptare jep shifrat e sakta për familjet që kanë mbetur pa strehë në Durrës e Tiranë

Periskopi.com Lajme

1000 familje aktualisht janë pa një strehë mbi kokë, por ky është vetëm vlerësimi paraprak i autoriteteve pasi numri mund të rritet. 12 banesa në Durrës dhe 15 të tjera në Tiranë do të shemben plotësisht nga Inspektoriatet e Ndërtimit.

E para u shemb sot në zonën e ish-Kënetës. Ato tashmë janë të pabanueshme për shkak të shkatërrimit nga goditjet e tërmetit të 26 nëntorit.

Voda: Durrësi ka qenë pjesa më e prekur. Numri i banesave të shkatërruara plotësisht për të cilat ka filluar shkatërrimi. Sot kemi shembur një banesë me rrezikshmëri të lartë në zonën e ish-Kënetës dhe nesër kemi 11 të tjera me të cilat do të vazhdojë Inspektoriati vendor dhe ai kombëtar i territorit. Pra 12 banesa të shkatërruar totalisht i kemi në qarkun e Durrësit, ndërsa në qarkun e Tiranës kemi 15 banesa të shkatërruara totalisht, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate të shkatërruar plotësisht dhe 61 pallate të dëmtuara rëndë.

Deri tani janë mbledhur 15 milion euro dhe administrimi i fondeve do të bëhet nga Komiteti Kombëtar i Rindërtimit.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, në një lidhje telefonike nga Durrësi për RTV Ora tha se se synimi është rindërtimi i banesave të qytetarëve.

Voda: Në faqen e-Albania janë të gjitha llogaritë bankare për të dedikuar ndihmat. Synimi kryesor është rindërtimi i banesave. Kryeministri sot bëri thirrje edhe për përfshirjen e anëtarëve të opozitës.

Por a do ketë persona që do të mbajnë përgjegjësi për ndërtimin jashtë standardeve?

Voda: Policia e Shtetit do të bëjë punën e saj.Sigurisht që do të merremi dhe me përgjegjësit e kësaj gjëje.

 

Shemsi Mustafa tregon cilat janë zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka folur në RTV Dukagjini për zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë, shkruan Periskopi.

Ai tha se megjithëse Kosova ka tri zona me lëvizje më aktive sizmike, nuk bën të anashkalohet kujdesi as në zonat tjera në këto raste kur tërmetet janë shumë të mëdha.

“Tri zona ma të rrezikume është zona veriore Mitrovicë, Leposaviq, Zona e Dukagjinit, nga Istogu në Prizren, dhe Ferizaj, Viti, Gjilan. Por pavarësisht kësaj nuk duhet të injorohet edhe Prishtina edhe zona e Podujevës, sepse tërmeti nëse është i fuqishëm 6.0 deri 6.3, faktikisht një regjion në Gjilan apo Pejë, vjen për pak sekonda në Prishtinë”, tha Mustafa. /PERISKOPI

 

Zanfina Ismaili tregon se a është në lidhje

Periskopi.com Showbiz

Mediave rozë nuk iu ka shpëtuar as jeta private e artistes së mirënjohur shqiptare, Zanfina Ismaili. Ndonëse ajo mundohet maksimalisht që jetën private ta mbajë larg syrit të mediave, megjithatë nuk mbeti pa u komentuar.

Së fundi ishin fansat ata që u interesuan për jetën e saj private. Ata e pyetën se a është në lidhje, ndërsa ajo tregoi se ende është beqare, transmeton rtv21.tv

“Pa të dashur, pa probleme”, ishte përgjigja e saj. Përveç jetës private, artistja e njohur e skenës u pyet edhe rreth muzikës.

Zanfina tregoi se nuk do të ketë këngë të reja nga ajo. 33-vjeçarja që nga maji i vitit 2017 nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor.

Në një emision televiziv kishte deklaruar se është lodhur nga muzika dhe do të vazhdojë të merret me profesionin e saj, si juriste.

Dardan Gashi tregon a do të hyjnë Nisma në koalicion me Vetëvendosjen

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Dardan Gashi ka deklaruar se sjelljet e VV-së e kanë dëmtuar mundësinë për një partneritet në qeverinë e ardhshme. Gashi nuk e ka përjashtuar mundësinë që AKR-ja e Behgjet Pacollit të votojë qeverinë e Kurtit, duke thënë se janë dy parti të ndryshme. Gashi ka thënë se kanë pasur takime me LDK-në më herët por jo edhe me Vetëvendosjen.

Koalicioni parazgjedhor mes Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit pas përpjekjeve të shumta ka arritur që të kalojë pragun dhe të ketë gjashtë ulëse në Kuvend.

Dy nga ulëset do t’i takojnë AKR-së, e cila është e hapur për bisedime me VV-në e Albin Kurtit që të jenë pjesë e qeverisë.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri në detyrë i Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka thënë për Gazetën Express se nuk kanë pasur takime me VV-në rreth futjes në qeverinë e ardhshme.

“Hala jemi larg prej koalicionit, në kuptim formal ne kemi pasur takime edhe më herët në nivel më të lartë me LDK-në, por jo me VV-në”, është shprehur Dardan Gashi.

Ai ka thënë se sjelljet e fundit të VV-së janë të papranueshme, pasi njëherë kanë tentuar t’ua grabisin votat e pastaj të shajnë e ofendojnë.

“Tash i presim certifikimet e rezultateve por natyrisht sjelljet e VV-së nuk lënë hapësire optimiste, janë të papranueshme sepse njëherë tentojnë me grabitë e pastaj ofendojnë e shajnë këto nuk janë shenja të mira për një partneritet të mundshëm”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se edhe pse janë në koalicion me AKR-në, prapëseprapë janë dy parti të ndryshme.

“Mos harroni që ne jemi dy parti të ndryshme në këtë koalicion, sigurisht se partia e Pacollit ka të drejtë dhe mund të kenë kontakte me kë të donë, edhe mund të kenë pasur kontakte me VV por ne si koalicioni nuk kemi pasur kontakte”, është shprehur ai.

Anëtari i Nismës, tha se shpreson që vendimet për veprimet e mëtutjeshme t’i marrin bashkë me AKR-në.

“Në koalicion kemi hy që të qëndrojmë bashkë edhe pas zgjedhjeve por nëse njëri nga partnerët dëshiron me ndryshu kurs askush nuk mundet me ndalë edhe me dashtë, unë shpresoj që do të rrimë bashkë dhe vendimi në fund do të jetë kolektiv ose të vendosim të rrimë në opozitë ose në qeveri. ”, është shprehur zëvendëskryeministri në detyrë.

Ai po ashtu ka thënë se do të shohin sa vota ka koalicioni që pretendon të formojë qeverinë për të vendosur nëse do të hyjnë në qeveri ose jo.

“Ne si Nismë nuk kemi diskutuar ndonjë bashkëpunim me VV-në sepse deri tash kemi qenë në betejën e ruajtjes së mandatave dhe kjo tash u siguru, tash po presim sa vota i ka koalicioni që pretendon me formu qeverinë edhe cili do të jetë roli jonë nëse do të kemi negociata të tilla dhe cili jo, mirëpo nuk është që me çdo kusht të hyjmë në qeveri”, ka thënë Gashi.

Bislimi i VV-së tregon se çka do të bëjnë me projektligjet që mbetën në gjysmë

Periskopi.com Lajme

Një numër i madh i projektligjeve mbetën në gjysmë në legjislaturën e kaluar, pasi që, Kuvendi u shpërnda dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Me formimin e legjislaturës së re të gjitha këto projektligje pritet të kthehen në pikën zero, pasi që kështu e parasheh rregullorja e Kuvendit të Kosovës.

Kështu thonë edhe njohës të punës së Kuvendit, por ndryshe mendojnë nga partia që fitoi në zgjedhjet e 6 tetorit.

Nënkryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi në një mënyrë e mohon atë që e thotë rregullorja, duke thënë që do të shikojnë se a kanë nevojë ligjet për rishikim të plotë, apo vetëm për plotësim përmes amendamentimeve.

“Ka qenë e palogjikshme në të kaluarën që për hapat në parlament janë pyetur subjektet politike ose Qeveria. Nën qeverisjen e Vetëvendosjes Parlamenti do të gëzojë pavarësinë e plotë. Do të jetë e palogjikshme dikush nga subjektet politike me iu tregu atyre se si me vepru me projektligje. Ata janë të gjithë ekspertë, të paktën të LVV-së dhe do të trajtojnë a ka nevojë ligjet për rishikim të plotë”, tha Bislimi.

Por ndryshe nga nënkryetari i Vetëvendosjes, mendon Arton Demhasaj nga organizata Çohu, i cili thotë se kthimi në pikën zero i ligjeve që kanë qenë në procedurë është i rregulluar me ligjet e Kosovës.

“Të gjitha projektligjet që kanë qenë në proces deri në momentin që kanë qenë në proces, në bazë të legjislacionin aktual që është në fuqi duhet të kthehen në pikën zero sepse kështu është e rregulluar me ligjet tona. Pra kthehen në pikën zero dhe duhet të fillohen nga fillimi, të trajtohen qoftë në nivel ministror, qeveritar dhe pas saj të kthehen në kuvend për shqyrtimin e parë dhe të dytë”, thotë Demhasaj.

Njëjtë shprehet edhe profesori universitar Mazllum Baraliu. Sipas tij, projektligjet kthehen në pikën zero, pasi që, secila Qeveri i ka politikat e saja duke i përfshirë e dhe ato për ligje.

“Të gjitha çështjet e filluara dhe të mbetura në proces, ose gjysmë në proces duhet të kthehen përsëri në zero. Për arsye se çdo politike e re qeverisëse, ka politikat e saj edhe në frymën e nxjerrjes së ligjeve, përgatitjes së saj. Çdo legjislaturë mund të ketë konfiguracion tjetër, siç mund të ketë edhe ky”, thotë ai.

Në nenin 86 të rregullores së Kuvendit sqarohet edhe për punët e pambaruara të Kuvendit.

Punët e pambaruara

“Në fund të mandatit të Kuvendit, të gjitha punët që i janë besuar atij konsiderohen të përfunduara. Kjo nuk gjen zbatim në rastin e ligjeve të miratuara nga Kuvendi e të proceduara për shpallje, si dhe të peticioneve dhe të atyre punëve, që nuk kërkojnë të merret një vendim nga Kuvendi”, thuhet në rregulloren e Kuvendit.

Në legjislaturën e kaluar njëra ndër projektligjet që u diskutua më shumë për shkak të pakënaqësive ishte ai për financimin e partive politike.

Mjekja tregon përse la Shqipërinë për Gjermaninë

Periskopi.com Lajme

Kjo është Marsela, mjeke kirurge, jo në Shqipëri, por në Gjermani. Në 2010 përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe ishte gati për të nisur specializimin.

Marsela Ceno, Mjeke kirurge, Gjermani:

Në fillim vendosa ta provoj në Shqipëri të kandidoja për specializim. Nuk funksionoi ndaj ndava mendjen të shkoja në Gjermani. Ishim një grup prej 26 vetash që mbaruam studimet në 2010. Gjysma, pra 13, jemi në Gjermani.

Por pikërsht mbyllja e derës në vendin e vet përkoi me thirrje nga ana e Gjermanisë për mjekë.

Marsela Ceno:

Tani punoj si mjeke kirurge në Baden-Baden.

Paralelisht me gjuhën konvertoi diplomën e mjekësisë. Në shkurt të këtij viti themeloi Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani. Dhe aktualisht po punojnë për të ngritur degë në 16 lëndët e Gjermanisë.

Marsela Ceno:

Po të organizohemi rritim reputacionin tonë. dhe në të ardhmen të kthejmë vëmendjen e gjermanëve drejt vendit tonë.

Nuk mund të thotë se sa mjekë bëjnë pjesë në shoqatë, pasi janë në krijim e sipër.

Marsela Ceno:

Sipas Dhomës Federale të Mjekëve në Berlin janë rreth 680 mjekë shqiptarë të Shqipërisë deri në dhjetor të 2018. Po të shtojmë edhe ata që po procedojnë janë rreth 800 mjekë shqiptarë në Gjermani.

Krahas specializimit që zgjati 6 vjet kreu edhe doktoraturë 3 vjeçare për një teknike të re kirurgjikale. 33 vjeçarja numëron rreth 850 operacione si gjatë specializimit edhe pas tij.

Marsela Ceno:

Unë nuk eca këtu, pasi nuk pata njohjet e duhura apo pagesën për të marrë vendin e specializimit. Në Shqipëri ka pak spitale që te japin mundësinë e specializimit, ndërsa në Gjermani e kanë të gjitha. Edhe ata mjekë nga brezi ynë që bënë specializimin në Shqipëri po vijnë në Gjermani.

Rruga e suksesit nuk ishte e shtruar me trëndafila. Në fillim haste paragjykimet e kolegëve gjermanë, por për pak kohë.

Një kolege më tha: “Po ju vini nga xhungla”. Një koleg thoshte se, kur fluturonte mbi Shqipëri nuk kishte drita, gruaja e tij më pyeste: A keni lavatriçe?

Pagesa e një kirurgu është tek 7 00 mijë lekë të vjetra, ndërsa në Gjermani që në vitin e parë të specializimit personi merr pagesë prej 3800 eurosh.

Marsela Ceno:

Si mjek i specializuar paga pëson vazhdimisht rritje. Një mjeku si unë i shkon deri në 7000 eruo rroga. Nuk do bëja asgjë ndryshe. Ndoshta do kisha marre vendimin për të shkuar më shpejt në Gjermani e të mos humbisja 2 vjet që humba këtu duke pritur një mundësi nga sistemi shqiptar.

Armend Muja sjell të dhëna të reja për Nismën – Tregon a e kanë kaluar pragun

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Armend Muja, ka publikuar përmbledhjen e rezultateve zyrtare dhe jo-zyrtare të zgjedhjeve së 6 tetorit.

Sipas tij, në bazë të votave zyrtare, Nisma-AKR nuk e ka kaluar pragun ndërsa në bazë të të dhënave jo-zyrtare, ky koalicion, ka ndryshime në rezultat në bazë të rinumërimit të votave, të votave nga Serbia.

“Në rast se NISMA pretendon të ketë kaluar pragun pas rinumërimit, është e rëndesishme që ata të prezentojne luhatjen e rezultateve të tyre dhe partive tjera në raport me totalin e votave”, ka shkruar Muja në Facebook.

Ky shembull tregon gabimin teknik në formularin e numërimit të votave

Periskopi.com Lajme

Për shkak të gabimeve teknike në formularin e numërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e 303 vendvotimeve.

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, bëhet fjalë për gabim teknik në shtypjen e gabueshme të formularëve. Kjo sipas saj s’ka të bëjë me manipulim, teksa ka thënë se fajtorët duhet të zbulohen.

Në një formular të cilin e ka siguruar KTV-ja shihet se subjektit të parë ku shënohet numri i votave i mungon rubrika. Kjo ka bërë që disa komisionerë numrin e votave për një parti, ta shkruajnë një rresht më poshtë duke bërë që numërimi të ketë gabime.

Në këtë formular shihet ndërhyrja e dyfishtë në disa vende duke dëshmuar gabimet që kanë mundur të bëhen gjatë plotësimit të formularëve.

KQZ tregon sa është numri i votuesve deri në ora 11

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në konferencën e parë për medie ka njoftuar se deri më tani nga informacionet e terrenit mësohet se në votime kanë dal rreth 9.64 për qind e qytetarëve, përcjellë Periskopi.

“Duke u mbështetur në njoftimet e 94  për qind të komunave deri 174 mijë kanë dalur deri në ora 11, do të thotë rreth 9.64 për qind”, njoftoi Daka.

“Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2017, deroi në ora 11 kishte dalje në zgjedhje 8.45 për qind të votuesve”, tha Daka.

Ajo tha se përveç disa incidenteve të vogla të cilat kanë arritur t’i lokalizojnë me ndihmën e policisë dhe prokurorisë, nuk ka pasur ndonjë incident të madh.

Ndërsa e pyetur për gjendjen në Graçanicë, ajo tha se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë dhe se procesi i votimit është duke shkuar në rregull. /Periskopi

Luana Vjollca tregon se kur do të martohet

Periskopi.com Showbiz

Moderatorja, njëherësh këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Luana Vjollca, mbrëmjen e sotme ka nisur sezonin e ri të emisionit “Shiko kush luan”.

Luana gjatë këtij emisioni dha edhe një lajm befasues për publikun që ka të bëjë me jetën private.

Teksa po bënte një bisedë lidhur me dasmat, ajo tha se vitin tjetër mund të martohet.

“Mos u habit se vitin tjetër do mart… (martohem)”, tha Luana pa përfunduar fjalinë.

Nuk sigurt dihet nëse këtë deklaratë moderatorja e tha vetëm sa për ta bërë më interesant emisionin apo me të vërtetë do të martohet.

Behgjet Pacolli thotë se për shkak të sinqeritetit të tij ka rënë AKR-ja

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Behgjet Pacolli,  ka thënë se partia e tij ka rënë për shkak se ai është treguar i sinqertë.

“Është e vërtetë se ka rënie. AKR ka rënë për shkak të sinqeriteti tim. Më kanë thënë se të jesh i sinqertë dhe në politikë nuk shkon. Në vetëdijen time, them se të jesh i sinqertë në politikë është kuptimplotë” tha ai.

Tutje shtoi se ai nuk pranon që të gënjejë.

“Unë do të doja të jem gënjeshtar as në politikë. Këto qëndron problemi që të tjerët kanë arritur të kapitalizojnë më mirë” tha ai.

Pacolli gjithashtu shtoi se “Nëse unë kam bërë ndonjë marrëveshje me dikë, unë e kam respektuar atë”, tha Pacolli në T7.

E shtrirë mbi piano, Tuna tregon kush e ndihmon të reflektoj

Periskopi.com Showbiz

Tuna ka publikuar një imazh të ri në Instagram e ku dukej për mrekulli.

Përveç pamjes së saj, ishte edhe mbishkrimi që tërhoqi vëmendjen.

“Më së miri reflektoj kur flas me vetveten”, ka shkruar Tuna përkrah fotografisë.

Ndërsa, Tuna sapo ka përfunduar pushimet në Mauritius ku qëndroj e miken e saj të ngushtë.

Ndryshe, ky ka qenë një vit mjaft i suksesshëm për këngëtaren e cila u rikthyer me albumin ‘Fortuna’ pas një pauze të gjatë.

 

Milaim Zeka jep arsyet pse mendon se Albin Kurti nuk duhet të bëhet kryeministër

Periskopi.com Lajme

Kandidati i PEK-ut për kryeministër, Milaim Zeka ka dhënë  mendimin e tij për arsyet pse Albin Kurti nuk duhet të bëhet kryeministër i Kosovës, përcjellë Periskopi.

Gjithashtu Zeka tha se është i bindur që Kurti nuk do të bëhet kryeministër.

“Albin Kurti ka thënë se nëse bahet kryeministër i Kosovës do t’i pranoj simbolet e Kosovës, kjo nuk është shenjë të respekti, ai po e barazon pushtetin me Republikën e Kosovës. Ai e ka gjujtë Isa Mustafën me molotov, e tash po i bjen në dy gjunjët. Për shkak të qëllimeve shumë parimore, une mendoj që ai nuk duhet të jetë kryeministër i Kosovës, dhe nuk do të jetë kryeministër”, ka thënë Zeka. /Periskopi

Mimoza Kusari tregon pse ka hyrë në listë me Vetëvendosjen

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës dhe kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka treguar se pse ajo e ka zgjedhur koalicionin me Vetëvendosjen e jo me LDK’në.

Kusari gjithashtu ka dhënë edhe detaje rreth bisedave që i ka pasur më Ramush Haradinaj.

Ish-kryetarja e Gjakovës ka thënë se ajo e ka zgjedhur Vetëvendosjen sepse negociatat me të kanë filluar më herët.

“Me Vetëvendosjen kemi filluar shumë më herët dhe ka ardhur natyrshëm” tha ajo, duke shtuar se LDK ka pasur prioritet “çështje të ndryshme, zgjedhja e kryetarit e kryetarëve nëpër degë, nuk e ka pasur trajtimin për një format të bisedimeve me LDK’në” tha Kusari.

Ajo ka shtuar se ka qenë pro një bashkëpunimi të gjerë opozitar.

“Unë me Albinin kam pasur kontakt, e ai me kryetarin e LDK’së, për një bashkëpunim më të gjerë opozitar. Pasi që kjo, VV më ka kontaktuar dhe më kanë treguar që nuk ka koalicion zyrtar dhe më kanë kërkuar të jem pjesë e listës” shtoi ajo.

Kusari gjithashtu ka treguar se kreu i LDK’së i kishte ofruar asaj që të jetë pjesë e listës së tyre dhe Alternativa të shuhej si parti politike.

“Me LDK’në e kemi pasur një bisedë krejt ka fundi, oferta e kryetarit Mustafa ka qenë që ne me u shkri tërësisht në LDK dhe mos të ekzistojë më Alternativa. Me gjithë respektin, nuk mund të them diçka tjetër se jam me bindje liberal-demokrate” tha Kusari.

Kusari tregoi se pasi që në fillim u paralajmërua se nuk ka koalicion me Vetëvendosjen, kishte marrë oferta të shumta nga partitë në pushtet madje më së shumti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kryeministri më ka thirr për takim dhe i kam thënë se  ‘kam ardhur për respekt, kur ndalet beteja politike pimë kafe, por unë nuk mundem të jem Mimoza nëse jam pjesë e politikës suaj” shtoi Kusari.

Mimoza Kusari ka qenë kryetare e Komunës së Gjakovës dhe deputete në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës.