Thaçi dekretoi Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Turqinë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në këtë kohë kur po vazhdon të jetë në fuqi tarifa 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e ka dekretuar Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Turqinë.

Presidenti Thaçi e ka nënshkruar më 11 qershor të këtij viti dekretin që përfundimisht ratifikon marrëveshjen e tregtisë së lirë me Turqinë, e cila është nënshkruar më 27 shtator të vitit 2013, ndërsa është pranuar në Zyrën e Presidentit të Kosovës më 4 prill të këtij viti.

“Marrëveshja e ratifikuar i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për njoftim, në përputhje me nenin 18, paragrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shkruan në dekret. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është bërë publik edhe në Gazetën Zyrtare të Qeverisë së Kosovës, më 13 qershor 2019.

Të dhënat nga tregtia e mallrave në Kosovë, në vitin 2018, tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 2.9 milionë euro, ose në përqindje 11.6 për qind.

Pra, gjatë këtij viti pati bilanc negativ sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në mbi 1 milion euro, ose 31.0 për qind. Turqia ishte ndër vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup me 10.1 për qind.

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=20035&fbclid=IwAR0tGKaj98n5spjeRkodM7ajnm6mKvhts-g0lSu_b9jncx9ninZyqODTxPY

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, gjatë takimit që zhvilloi me  Andrew Mitchell, Komisionar i Tregtisë për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e Kosovës.

Shala shprehu mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar që është hisedarë në lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shtuar se marrëdhënien e shkëlqyera politike në mes të dyja vendeve të kthehen edhe në aspektin ekonomik.

Ministri Shala dhe komisionari Mitchell u dakorduan që së shpejti të nënshkruhet edhe marrëveshja në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar për tregti të lirë.

Shala shpjegoi edhe potencialin që ka Kosova për investime të huaja, duke nisur nga energjia e ripërtritshme, investimi në miniera, në bujqësi dhe turizëm.

Po ashtu, ministri Shala dhe komisionari Mitchell u dakorduan për inicimin e marrëveshjes për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Komisionari Mitchell vlerësoi marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke bërë të ditur se Britania ka interes t’i rritë shkëmbimet tregtare dhe po ashtu ta rritë prezencën me investitorë. Bashkë me komisionarin Mitchell në takim ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’connell.