Kosovarët nuk e preferojnë transpotin me tren, zvogëlohet për 20 për qind transporti i mallërave

Periskopi.com Lajme

Agjencia e Statistikave të Kosovës thotë se në tremujorin e tretë të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 30 mijë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, numri i udhëtareve është rritur për 1.05 %.

ASK duke iu referuar burimit të informatave, TRAINKOS Sh. A, thotë se transporti i mallrave me tren në tremujorin e tretë të vitit 2019 është rreth 121 mijë ton, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018 kemi ulje për 20 %.

Shënohet rritje në transportin e mallrave, zvogëlohet numri i pasagjerëve që udhëtojnë me tren

Periskopi.com Lajme

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitur publikimin e radhës  “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit TM – 2/2019”,  me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin për tremujorin e dytë (TM2 2019).

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim:

Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Në tremujorin e dytë të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 30 mijë, krahasuar me tremujorin e njëjte të vitit të  kaluar (TM 2 2018), numri i udhëtareve është zvogëluar  për 19.3%.

Transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë  të vitit 2019 është 153 mijë ton, krahasuar me tremujorin e njëjte të vitit të  kaluar (TM 2 2018), kemi rritje  për  58.7%.

Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e dytë të vitit 2019, kemi pasur 2173 fluturime  apo 11.03% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 2 2018).

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 580 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 2 2018) kemi rritje për 11.24%.

Bëhet muze treni që gjatë luftës çoi në Bllacë mbi gjysmë milioni kosovarë

Periskopi.com Lajme

Tre vagonë s’u vunë në shërbim të qytetarëve, për 20 vite rresht. Por, dy dekada më parë, përmes tyre pothuajse gjysmë million shqiptarë u nisën për në Bllacë, të detyruar nga forcat serbe.

Sot infrastruktura e vagonëve është e vjetëruar, e këto ulëse s’i shfrytëzoi më askush.

Por vagonët të drejtuar nga kjo lokomotivë, këtë vit do të marrin edhe njëherë një rrugë.

Në këtë prill, destinacioni i tyre do të jetë i njëjtë, por jo edhe qëllimi.

Lokomotiva bashkë me tre vagonë do të niset për në Bllacë, e kësisoj do të vihet gurthemeli i qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca 99”.

 Këtë radhë,  do të jetë hera e fundit që ky tren merr këtë rrugë, pasi që nga 10 prilli e tutje, ai do të qëndrojë në muze.

E nga Qeveria e Kosovës, u kujdesën që imazhi i vagonëve, të kujtojë përgjithmonë atë që iu ndodhi mbi 400.000 shqiptarëve, dy dekada më parë.

Jahja Lluka, nga Zyra e Kryeministrit, tregon se cka vijon pas shënimit të gurthemelit.

Vec të tjerash, do të hapet edhe një ekspozitë me fotografi të asaj periudhe, në bashkëpunim me Maqedoninë.

Këndon zëshëm në tren, nuk ia preu mendja se po i pengonte të tjerët (Video)

Periskopi.com Fun

Udhëtari i paemëruar që ndodhej në një tren nëntokësor të Londrës, kishte vënë dëgjueset (kufjet) në vesh dhe këndonte shumë zëshëm.

Pa u brengosur se po i pengon dikujt, ai vazhdonte ta interpretonte ‘Smoke on the Water’ të Deep Purple, madje e imitonte edhe tingujt e kitarës, transmeton Telegrafi.

Me zërin e tij, që linte shumë për të dëshiruar, të pranishmit nuk dukeshin aspak të kënaqur. Derisa njëra kishte mbuluar fytyrën me dorë, një tjetër shihet duke e lëvizur këmbën i nervozuar.

“Mund të jetë një yll i ardhshëm i muzikës rok” si dhe “imitimi më i dobët i kësaj kënge klasike”, ishin dy prej komenteve të shumta.