Prokurori me paralajmërim të fuqishëm: 8 vite burg nëse vërtetohet kurdisja në ndeshjen Trepca 89 -Llapi

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e futbollit në mes të Trepcës dhe Llapit e cila përfundoi me rezultat tenistik 5:4, është bërë subjekt i një zhurme dhe pakënaqësie të madhe tek simpatizantët e futbollit në Kosovë, kjo për shkak se ka dyshime të bazuara sipas të pa kënaqurve.

Në ndeshjen në të cilën deri në minutën e ’90 po udhëhiqnin llapjanët me rezultat 3:4, e në 3 minutat shtes ai rezultat u përmbys në favor të Trepcës, duke u mbyllur takimi 5:4.

Në lidhje me atë se cfarë parasheh ligji për individët të cilët janë të përfshirë në manipulime apo në kurdisje të ndeshjeve, prokurori Besim Kelmendi për “Presheva Jonë” ka thënë se dënimi mund të jetë deri në 8 vite burgim efektiv.

“Nëse ka elemente të veprës penale, secili person që është i përfshirë, mund të dënohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dënimet janë si me gjoba, ashtu edhe me burgime, njëkohësishtë. Dënimet me burgim mund të shkojnë deri në 8 vite”, është shprehur Besim Kelmendi, prokurorë.