E përçudshme: Futbollisti u zhvesh para gjyqtares, Federata e tmerroi me një dënim të rëndë

Periskopi.com Sporti

Një futbollist italian 14-vjeçar është dënuar me një vit pezullim nga ndeshjet e futbollit pasi ishte zhveshur dhe e kishte bërë një veprim të përçudshëm në drejtim të gjyqtares italiane, Giulia Nicastro

Giulia Nicastro ishte gjyqtare në një turne që u mbajt më 11 maj në Mestre të Venecias ku po merrnin pjesë klube me futbollistë nën moshën 14 vjeçare, shkruan Periskopi.

Një futbollist 14 vjeçar i skuadrës së Treportit kishte zhveshur pantallonat para gjyqtares si shenjë proteste pasi kundërshtarëve iu është akorduar jë korner.

Pas këtij gjesti të përçudshëm gjyqtarja italiane e përjashtoi futbollistin e Treportit.

Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) e përshkroi këtë sjellje si plotësisht të papranueshme dhe për këtë arsye ka marrë vendim që ta pezullojë 14-vjeçarin për një vit. Megjithatë, pezullimi i tij do të përgjysmohet nëse ai pranon ta ndjekë një kurs edukues.

Gjyqtarja Guilia Nicastro është nga Venecia dhe ajo ka referuar në më shumë se 40 ndeshje të këtij niveli.

Edhe tifozët që kishin ardhur për ta përcjellë ndeshjen e kishin abuzuar gjyqtaren 22-vjeçare gjatë ndeshjeve.

Klubi i Treportit më pas i ka kërkuar falje Nicastros për gjestin që e bëri futbollisti i tyre. /Periskopi/.