Minutat e fundit, tri partitë e mëdha ende nuk kanë dorëzuar aplikimet në KQZ

Periskopi.com Lajme

Kanë mbetur edhe 20 minuta derisa të mbyllet afati ligjor që partitë politike të aplikojnë në KQZ për zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2019, të cilat do të mbahen më 6 tetor, shkruan Periskopi.

LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pushuar së zhvilluari takime në mbrëmje për të negociuar rreth marrëveshjes parazgjedhore.

Këtë e ka konfirmuar nga zyra për media e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, njofton Klan Kosova.

Ai është përgjigjur me “Jo”, në pyetjen nëse kanë vazhduar takimet në mbrëmje.

Në anën tjetër ku deri tash këtë e kanë bërë tre koalicione: VAKAT, AKR-Nisma-PD dhe AAK-PSD.

Pa aplikuar në KQZ janë ende: PDK-ja, LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje