Anglia me një këmbë në finale, Kroacia nuk tregoi asgjë në pjesë të parë (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Anglia është duke fituar me rezultat 1-0 kundër Kroacisë pas 45 minutave të para

‘Tre Luanët’ shënuan gol qysh në minutat e para me Kieran Tripperi që realizoi nga gjuajtja e lirë, shkruan Periskopi.

Anglia kishte mundësinë që ta dyfishonte rezultatin  me anë të Jesse Lingard në minutën e 36-të, por goditja e tij lojtarit të Manchester Unitedit përfundoi jashtë portës.

Në anën tjetër Krocia rastin e vetëm e pati me anë të Rebic në minutën e 32-të, por Pickford u tregua i vëmendshëm.

Kombëtarja e udhëhequr nga Zlatko Dalic duhet që në pjesën e dytë të sulmojë më shumë nëse dëshiron që të shpresojë për finalen e Kupës së Botës. /Periskopi/

Supergol nga gjuajtja e lirë, Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Kieran Trippier ka shënuar gol spektakular nga gjuajtja e lirë për ta kaluar Anglinë në epërsi në ndeshjen kundër Kroacisë

Në ‘Luzhniki’ të Moskës po luhet gjysmëfinalja e Kupës së Botës ndërmjet Anglisë dhe Kroacisë, shkruan Periskopi.

‘Tre Luanët’ kanë kaluar në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë.

Kieran Trippier shënoi gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë. /Periskopi/