Aktorja franceze pëson sulm në tru

Periskopi.com Showbiz

Catherine Deneuve, 76-vjeç, përjetoi një “sulm të lehtë në tru, i cili është reversibil”, tha sot familja e saj në një deklaratë të përcjellë nga agjenti i saj, Claire Blondel për AFP.

“Për fat të mirë, ajo nuk ka vështirësi motorike dhe, natyrisht, duhet të pushojë për një kohë,” shtoi i njëjti burim.

Aktorja e njohur u pranua në një spital në Paris, njoftoi familja pa specifikuar detaje të tjera.

‘Le Parisien’ shkruan në edicionin e sotëm se aktorja kishte humbur vetëdijen gjatë natës së kaluar.

Ikona e filmit francez ka punuar për javë të tëra në filmin ‘De bir vivant’ të regjisorit Emmanuelle Bercot së bashku me Benoit Magimel dhe Cecile de France.

Ajo u bë e famshme në vitin 1964 në filmin e Jacques Demy  ‘Umbrellas of Cherbourg’.

Deneuve u lind më 22 tetor 1943 në një familje aktorësh. Motra e saj e vogël Francoise Dorleac humbi jetën në një aksident automobilistik në vitin 1967, transmeton KosovaPress.

Bëni ushtrime për ta shmangur sulmin në tru

Periskopi.com Shëndeti

Çiklizmi apo vrapimi në moshë të mesme, mund t’i mbrojnë njerëzit nga goditja në tru.

Në fakt, sipas një studimi, ushtrimet e rregullta fizike në moshën 40 vjeçare mund t’ju bëjnë të keni enë të gjakut në tru të një 16 vjeçari edhe nëse jeni 70 vjeç.

Të gjeturat e studimit sugjerojnë që ushtrimet aerobike e përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru dhe ju mbrojnë nga goditjet në tru në moshë të shtyrë.