Si të veproni kur nuk mbani dot urinën

Periskopi.com Zoya

Inkontinenca urinare nuk është një sëmundje, por një simptomë. Ajo mund të shkaktojë probleme mjekësore apo fizike të padukshme. Disa pije, ushqime dhe medikamente mund të veprojnë si diuretike (shkarkues të ujit), duke stimuluar vezikën dhe duke shtuar volumin e urinës.

Këto janë alkooli, kafeina, çaji dhe kafeja e dekafeinuar, pijet e gazuara, sheqeri artificial, shurupi i misrit, ushqimet pikante ose me shumë sheqer, veçanërisht agrumet. Shkaktarë të tjerë të kësaj simptome janë edhe medikamentet për sëmundje të zemrës ose tensionit të gjakut, qetësuesit, dozat e larta të vitaminës B dhe C. Incontinenca e urinës mund të shkaktohet gjithashtu edhe nga sëmundje që mjekohen lehtë si infeksionet e traktit urinar që mund të irritojnë vezikën duke shkaktuar një ndjenjë të fortë, urgjente, urinimi.

Inkontinenca urinare mund të jetë gjithashtu e vazhdueshme, e shkaktuar nga probleme fizike, ose ndryshime të tjera si shtatzënia, procesi i lindjes, ndryshimet e moshës, histerektomia (heqja e mitrës), prostata e zmadhuar, kanceri i prostatës, obstruksioni, çrregullimet neurologjike si skleroza multiple, sëmundja e Parkinsonit, goditja cerebrale, tumori në tru ose një dëmtim i palcës së kurrizit.

Gratë janë më të predispozuara për të pasur inkontinencën e stresit. Shtatzënia, lindja, menopauza dhe anatomia normale e femrës janë faktorë të veçantë vetëm për gratë. Megjithatë, burrat me probleme të prostatës kanë rrezik të rritur për inkontinencën e urgjencës dhe atë të mbi mbushjes. Me rritjen e moshës, muskujt e vezikës dhe të uterës humbin forcën e tyre. Me kalimin e moshës ndodhin ndryshime që ndikojnë në pakësimin e kapacitetit urinëmbajtës të vezikës, duke rritur mundësinë e urinimit të pavullnetshëm. Edhe mbipesha rrit presionin në vezikë dhe muskujt që e rrethojnë duke i dobësuar ato.

Simptomat

Disa njerëz lagen më pak dhe rrallë, të tjerë janë vazhdimisht të njomur. Dallohen disa forma te inkontinences urinare. Mund të përmendim inkontinencën e stresit që konsiston në rrjedhje të pavullnetshme të urinës gjatë kohës që kollitet, teshtin, qesh, bën ushtrime fizike ose ngre pesha të rënda, veprime të cilat përcjellin shtrëngimin e barkut në vezike. Ndërsa inkontinenca nga ngacmimet (urgjencës) është një rrjedhje e pavullnetshme e urinës si rezultat i një ndjenje të fortë urgjente të papritur për të urinuar që nuk mund ta ndalosh dot. Mund të lindë nevoja për të urinuar shpesh, duke përfshirë edhe natën. Inkontinenca e urgjencës mund të shkaktohet nga shkaqe të vogla siç është infeksioni, ose çrregullimet neurologjike ose diabeti. Një tjetër formë është edhe inkontinenca e mbimbushjes, ku pacienti mund të ketë derdhje të shpeshtë ose të vazhdueshme të urinës në porcione të vogla si rezultat i moszbrazjes tërësisht të vezikës. Sakaq, inkontinenca funksionale është një dëmtim fizik ose mendor, që mund të bëjë që pacienti të mos arrijë në banjë në kohë, ndërkohë që inkontinenca e përzier nënkupton që pacienti vuan nga disa lloje inkontinencash urinare.

Diagnostikimi

Pacienti mund të ketë ndrojtje për të diskutuar shqetësimin e tij për mos kontrollimin e urinimit me mjekun, por nëse inkontinenca është e shpeshtë ose prek cilësinë e jetës, është e rëndësishme të këshillohet. Kjo pasi prezenca e inkontinencës urinare mund të tregojë se ka një problem serioz të fshehur, të shkaktojë një kufizim të aktiviteteve, të shtojë rrezikun e rrëzimit të të moshuarve kur ata nguten për të shkuar në banjë. Është i rëndësishëm përcaktimi i llojit të inkontinencës. Në bazë të saj vendoset për mënyrën e mjekimit. Mjeku do të kërkojë analizë të urinës, ditarin e vezikës, matjen e urinës së mbetur në vezikë pas urinimit. Nëse kërkohet informacion i mëtejshëm, mund të rekomandohet ekzaminim urodinamik, cistoskopia, cistograma, apo një eko e legenit. Trajtimi i inkontinencës urinare varet nga lloji i inkontinencës, ashpërsia e shenjave dhe shkaqeve të saj. Mund të nevojitet një trajtim i kombinuar. Fillimisht mjeku rekomandon mjekimin më të lehtë dhe pastaj sugjeron opsione të tjera nëse i pari s’jep rezultat. Trajnimi i vezikës bëhet për të vonuar urinimin në momentin që lind nevoja urgjente për urinim. Fillohet me mbajtjen e urinës për 10 minuta sa herë që ka nevojë për urinim urgjent. Qëllimi është që të zgjatet koha midis urinimeve deri në dy ose katër orë. Urinimi i dyfishtë nënkupton një urinim normal, pastaj pritet pak minuta dhe provohet përsëri për të urinuar. Duhen evituar alkooli, kafeja dhe ushqimet me aciditet. Pakësimi i konsumimit të lëngjeve, rënia në peshë ose shtimi i aktivitetit fizik mund të lehtësojnë problemin. Mjeku rekomandon kryerjen e ushtrimeve të shpeshta, që ndihmojnë në forcimin e muskujve që marrin pjesë në kontrollin e urinimit. Këto ushtrime që njihen ndryshe dhe si ushtrime të Kegel janë në mënyrë të veçantë efektive në inkontinencën e stresit, por mund të ndihmojnë gjithashtu edhe inkontinencën e urgjencës/Gazeta Shqiptare.

 

 

Trump i shqetësuar: Njerëzit po e lëshojnë ujin në tualet 10-15 herë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e dha një deklaratë interesante gjatë një konference me gazetarë të premten. Ai tha shtypja e ulët e ujit po shkaktohet nga ligjet për ruajtje të ujit dhe se njerëzit po e lëshojnë shumë herë ujin në tualet.

“Njerëzit po e lëshojnë ujin në tualet 10 herë, 15 herë, e jo një herë. Kështu, ata po shpenzojnë më shumë ujë”, tha presidenti amerikan përderisa po bisedonte me pronarët e bizneseve për problemet e tyre.

Sipas tij, qeveria amerikane është duke e hetuar shpenzimin e ujit në banja dhe tregoi se ka dhënë urdhër për rishikimin e rregulloreve për kursimin e ujit përmes shfrytëzimit të duhur të pajisjeve në tualete.

“Futesh në një ndërtesë të re, në një shtëpi të re, ato i përmbushin standardet, por nuk kanë ujë. Nuk mund t’i pastrosh duart, sepse nga çezma del shumë pak ujë. Kështu, e lë çezmën të hapur dhe të merr shumë më shumë kohë për t’i pastruar duart”, shtoi presidenti.

Megjithatë, zgjidhja e këtij problemi duket se nuk është aq e lehtë. Sipas një raporti të vitit 2014, menaxherët e ujit në dyzet nga pesëdhjetë shtetet e Shteteve të Bashkuara kanë frikë se do të përballen me mungesën e tij gjatë dekadës së ardhshme, shkruan “The Guardian”.

 

Vidhet tualeti prej ari, me vlerë 1 milion paund

Periskopi.com Lajme

Është vjedhur vepra e artit me një vlerë 1 milionë paund, e instaluar në shtëpinë ku dikur jetonte Winston Churchill.

Tualeti i instaluar 18 vite më parë, është një vepër arti e ashtuquajtur “Amerika” dhe është vepër e artistit konceptual italian, Maurizio Cattelan.

Policia ka konfirmuar se tualeti është vjedhur dhe po hetojnë mbi zbardhjen e kësaj çështje, deri më tani kanë arrestuar një 66-vjeçar, i cili dyshohet të ketë lidhje me vjedhjen.

Inspektori i kësaj çështje, Jess Milne është shprehur: “ Vepra e artit e cila është vjedhur është një tualet me vlerë të lartë monetare, e përbërë nga floriri, dhe ishte pjesë e ekspozitës në Pallatin e Blenheim-it”.

Policia bën me dije një detaj tjetër, mendohet se “të paktën dy automjete” janë përdorur për të kryer aktin e vjedhjes.

Një person në Shqipëri u faturua për përdorim të tualetit

Periskopi.com Lajme

Shqipëria gjithmonë ka qenë vendi i parë i zgjedhur për vizitë nga shtetasit e Kosovës.

Plazhet mahnitëse, natyra dhe mikëpritja gjithmonë kanë tërhequr turistët nga e gjithë bota që të vizitojnë këtë vend.

Mirëpo nga edhe nga ata pronar të bizneseve në Shqipëri që duket se nuk ia duan të mirën vendit të tyre.

Në një foto të siguruar nga redaksia jonë, shihet se si një person është faturuar me një shumë shumë të madhe për përdorimin e tualetit. Fatura është autentike dhe madje ka edhe vulën e shtetit shqiptar në të së bashku me nënshkrimit e autoriteteve përkatëse.

Gruaja kafshohet nga gjarpri në tualetin e saj (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një grua australiane kishte kërcyer nga nevojtorja e shastisur kur prapanica e saj u kafshua nga një gjarpër që kishte bërë strehë në tualetin e një të afërmi.

Helen Richards, 59 vjeç, pësoi një sulm për fatin e saj jo helmues nga reptilë që kishte zënë vendin në nevojtoren e shtëpisë së një të afërmi të saj në Brisbane të Australisë, të martën.
Ajo mori plagë të shpimit nga Pythoni 1.5 metra i gjatë.

Handler Jasmine Zeleny, i cili tentoi ta largojë zvarranikun, tha se është e zakonshme të gjenden gjarpërinjtë që kërkojnë ujë në tualete gjatë motit të nxehtë.

Zonja Richards u tha mediave lokale se ajo kishte ndjerë një “tap të mprehta”.

“U hodh me pantallonat e mia poshtë dhe u kthyem për të parë atë që dukej si një breshkë me gjemba që u tërhoq përsëri në tas,” tha ajo për gazetën The Courier Mail, transmeton BBC.

Pythonët qilim janë një specie e zakonshme përgjatë bregut lindor të Australisë. Ata nuk janë helmues, por janë të njohur për kafshimet. /Përktheu: Periskopi

17-vjeçarja lind fëmijën në tualetin e plazhit dhe largohet

Periskopi.com Lajme

Një 17 – vjeçare nga Stambolli pasi ngeli shtatzënë me të dashurin dhe e fshehu këtë fakt nga familja për 7 muaj e gjysmë, lindi në tualetin e një plazhi dhe u largua.

“Hurriyet” raporton se 17-vjeçarja G.K., e cila kishte shkuar në plazhin e Tekirdag sëbashku me familjen, u kap nga dhimbje të mëdha dhe shkoi e vetme në tualetin e plazhit.

Pas vonesës së madhe, në tualet shkoi një tjetër anëtar i familjes, por vajza i kërkoi të largohej. Aty e reja lindi një djalë, kërthizën e të cilit e preu vetë. Ajo e mbështolli të sapolindurin me peshqir dhe e la në një cep, për t’u kthyer tek familja.

Disa persona që kaluan pranë tualetit dëgjuan të qarën e fëmijës dhe lajmëruan xhandarmërinë.

Një prej dëshmitarëve okularë, Umut K. tha se “pasi një vajzë doli nga tualeti u dëgjuan të qara fëmije. Ne lajmëruam ambulancën dhe xhandarmërinë”.

Ekipet e shëndetit e dërguan fëmijën në spitalin shtetëror të Tekirdag-së dhe megjithëse i lindur para kohe, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Ai tashmë është vendosur në inkubator.

Ndërkohë, ekipet e xhandarmërisë arrestuan 17-vjeçaren sëbashku me të ëmën, të atin dhe vëllanë, teksa po largoheshin nga plazhi me makinën e tyre.

Në dëshminë e saj, 17-vjeçarja tha se nuk i kishte treguar familjes për shtatzëninë nga frika.

Gjykata vendosi masë paraburgimi për të renë, ndërsa familjarët e saj u lanë të lirë.