​Qeveria maqedone anulon tubimet publike deri më 6 mars

Periskopi.com Lajme

Qeveria rekomandon anulimin e të gjitha tubimeve masive publike, si masë për ndalimi për koronavirusin.

Aktualisht këto masa do të vlejnë deri më 6 mars, por mundësia për masa të reja do të ngelet e hapur, varësisht prej rrethanave të krijuara nga koronavirusi. Ngjarjet sportive të caktuara për këtë periudhë nuk anulohen, por do të bëhen pa prezencën e publikut.

Propozimi i Qeverisë ka të bëjë me tubimet më të mëdha publike të cilat janë planifikuar në këtë periudhë, si dhe karnevali i Strumicës, karnevali në Prilep dhe të ngjajshme.

Qeeria u rekomandon organizatorëve të ngjarjeve sportive dhe garave në periudhën deri më 6 mars, të bëhen pa prezencën e publikut. I njejti rekomandim i Qeverisë vlen edhe për të gjitha manifestimet tjera argëtuese dhe kulturore e artistike.

Qeveria u rekomandon të gjithë organizatorëve të ngjarjeve të tjera publike që vendim et e tyre t’i sjellin mbi baza të konsultimeve me Komisionin për sëmundje infektive.Qeveria obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që deri në seancën e ardhëshme të dorëzojë informacion se si po zbatohen masat që ka përcaktuar Shtabi i Krizës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar se një udhëtarë i cili nga Italia është kthyer në Strumicë, më 22 shkurt, është paraqitur se ka temperaturë të ngritur. Ai ka theksuar se materiali i nevojshëm për analizë është marrë dhe rezultatet e testit për koronavirus priten gjatë ditës.

Në klinikën infektive në Shkup, tashmë po kurohet një person i diagnostifikuar me koronavirus, ndërsa 12 persona janë në izolim për shkak të kontakteve që kanë pasur me persona të prekur nga koronavirusi./Alsat/

 

Metaj: Thirrja e VV’së për tubim të ‘Bashkimit Kombëtar’, vetëm për të tërhequr vëmendjen nga krimi dhe banditizmi

Periskopi.com Lajme

Redaktorja e emisionit ‘Opinion’, Desada Metaj ka reaguar pas ftesës që Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë për një tubim të ‘Bashkimit Kombëtar’, duke thënë se kjo po bëhet për të tërhequr vëmendjen nga krimi dhe banditizmi.

Sipas Metajt, këto janë problemet kryesore të popullit shqiptar.

Ja shkrimi i plotë:

Thirrja e Vetëvendosjes për të organizuar tubim të “Bashkimit Kombëtar” është thjesht një fletë e shkëputur nga propaganda e Rilindjes. Në një vend pa shtet, pa rend, te varfër, me një shoqëri në kufijtë e kriminalitetit, me mijra të rinj që duan vetëm të largohen, me një kryeministër  që nuk zgjedh dot bashkëpunëtorë por vetëm banditë, nuk ka komb por emergjencë kombëtare!

Ndaj çdo organizim i tillë populist “kuq e zi” nuk është as më shumë e as më pak vetëm se shtojcë edramiste. Si fotot e “dëshmorëve” ne Bulevard, përrallat me agjenturë ruse apo emri i Pallatstadiumit…. thjesht dhe vetëm për të narkotizuar dhe tërhequr vëmendjen nga problemi kryesor i shqiptarëve sot : Krimi dhe Banditizmi!/PERISKOPI/

​Ky është fjalimi emocional i Kadri Veselit

Periskopi.com Lajme

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka mbajtur një fjalim shumë emocional në sheshin “Zahir Pajaziti”, para mija simpatizantëve të PDK-së.

Veseli ka folur me rininë e Kosovës.

“Unë ju shikoj në sy. Dhe po ju garantoj se gjenerata juaj do të jetojë shumë më mirë se gjenerata jonë”, ka thënë ai.

Lideri i PDK-së ka theksuar se e ardhmja e rinisë është këtu në Kosovë. “Dua t’ju shoh të vlefshëm dhe të lumtur në këtë vend të bekuar dhe të bukur.  Dua që potenciali juaj të lulëzojë në shtetin tonë. Kam besim dhe jam krenar për ju. Ashtu si jam krenar për fëmijët e mi”, ka thënë Veseli.

Ai ka pranuar se nuk është bërë sa duhet për rininë e Kosovës, por tash ka thënë se këtë do ta ndryshojë.

Ky është fjalimi i plotë i Kandidatit të PDK-së për Kryeministër, Kadri Veselit:

Falemnderit.

Falemnderit shumë.

Falemnderit të gjithëve.

Ky është fundi i fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit, të cilën ne do ta fitojmë!

Ky është vullneti i qytetarëve.

Ky vullnet po shprehet edhe sonte në Prishtinë, ashtu siç është shprehur në çdo cep të vendit tonë.

Me dinamizëm, me entuziazëm, me bindje.

Zëri juaj është i fortë! Është i qartë! Dëgjohet nga të gjithë!

Të dielën, do të fitojë Kosova, Partia Demokratike.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj. Për besimin tuaj.

Do ta nderoj këtë besim, me të gjitha forcat e mia.

Falënderoj secilin që kam takuar tërë këto ditë.

Kam dëgjuar rrahjet e zemrave të të rinjve plot me besim për të ardhmen që do ta ndërtojmë së bashku.

I kam dëgjuar të gjithë.

Dhe po ju them me vendosmëri: e di çfarë i duhet Kosovës.

Drejtimin që duhet ta marrë Kosova, brenda dhe jashtë.

E di çfarë duhet bërë.

E di çfarë duhet bërë për të riun dhe të moshuarin, për nxënësin, studentin, inovatorin, mësuesin, profesorin, mjekun, infermieren, ndërmarrësin, fermerin, ndërtimtarin, sportistin, artistin, minatorin, pensionistin, kamarierin, taksistin, shitësin, amvisen, punëtorin, por sidomos për të papunësuarin.

E di çfarë duhet bërë për veteranët, familjet e martirëve dhe dëshmorëve.

Për Kosovën tonë të shenjtë.

Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë ka ditur ta çojë Kosovën përpara.

Edhe sot do të dimë si të veprojmë së bashku, që të vazhdojmë ta çojmë Kosovën përpara.

Oponentët tanë garuan veç me një mesazh në këtë fushatë, atë kundër, kundër PDK-së.

E ne, në vend që të flisnim kundër tyre, folëm për ato që kanë vërtet rëndësi për qytetarët.

Ne folëm për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Ne folëm për krijimin e shanseve të barabarta.

Ne folëm për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Ne folëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe sistemit shëndetësor.

Ne folëm për partneritetin që do ta ndërtojmë me Amerikën.

Ne folëm për integrimin në NATO, Bashkim Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Më e rëndësishmja, ne sqaruam se si përmes zgjidhjes së këtyre problemeve, do t’i mbajmë të rinjtë tanë të çmuar në Kosovë dhe do ta ndërtojmë të ardhmen: për ju dhe për shtetin.

Dhe, siç e dini, ne e bëjmë punën tonë.

Unë e mbaj fjalën time.

Kur premtoj ta luftoj korrupsionin – do ta bëj.

Kur premtoj ta zhvillojmë ekonominë – do ta bëj, bashkë me njerëzit e mençur të Kosovës.

Kur unë premtoj – e mbaj fjalën.

Kur Partia Demokratike e Kosovës premton – e mban fjalën.

Kështu që, porosia ime për mbështetësit e dashur të PDK-së, dhe të gjithë qytetarët, në të gjithë vendin, është e qartë: vazhdoni në rrugën pozitive.

Të tjerët do të flasin kundër nesh.

Ndërsa, ne do të veprojmë për atë që ka rëndësi për vendin.

Kështu do ta fitojmë besimin e qytetarëve.

Të dashur qytetarë,

Pra, ky është fundi i fushatës zgjedhore.

Por, është gjithashtu fillimi i një fushate të re, të cilën do ta fitojmë. Fushatën për një Kosovë ndryshe, e cila fillon… të hënën!

Fushata në të cilën do të garojmë të gjithë bashkë për Kosovën tonë më të mirë.

Sepse, të gjithë jemi vëllezër dhe motra. Ne nuk duhet të luftojmë kundër njëri-tjetrit.

Çështjet që na ndajnë janë shumë të parëndësishme përballë çështjeve të mëdha që na bashkojnë.

Kosova na bashkon.

Nga 6 tetori e tutje, ne do të vazhdojmë të bashkuar.

Asgjë nuk mund ta ndalë shpresën dhe vendosmërinë tonë!

Asgjë nuk mund ta ndalë këtë komb të lirë!

Të bashkuar jemi të fortë!

Dhe ne jemi më të fortë me miqtë tanë më të mirë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, dhe Bashkimin Evropian.

Kosova do të ndryshojë shumë, në mënyrë të dukshme dhe për të mirë.

Mundësi të reja do të lindin, vende të reja pune, cilësi më e mirë e jetës, e ardhme më e mirë.

Për të gjithë. Pa dallim.

Unë po i flas sot çdo qytetari të Kosovës.

Dhe po ju bëj thirrje të gjithëve që ta përqafoni vizionin tonë.

Për Kosovën e së ardhmes. Kosovën e ëndrrave tona. Kosovën e pavarur, të cilës nuk do t’i cenohet integriteti territorial e institucional.

Kosovës që rrezaton shpresë, paqe, fqinjësi të mirë dhe që është e zonja t’i ndihmojë vëllezërit e vet në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Për Kosovën e respektuar jashtë, perëndimore, moderne, krenare.

Sonte, në mënyrë të veçantë, dua t’i drejtohem rinisë së mrekullueshme të vendit tonë.

Ju jeni e tashmja dhe e ardhmja jonë!

Ju jeni ata që kam në mendje… në çdo politikë që po ndjek, në çdo gjë që mendoj, që e them dhe e bëj.

Unë ju shikoj në sy.

Dhe po ju garantoj se gjenerata juaj do të jetojë shume më mirë se gjenerata jonë.

E ardhmja është e juaja dhe këtu në Kosovë.

Dua t’ju shoh të vlefshëm dhe të lumtur në këtë vend të bekuar dhe të bukur.

Dua që potenciali juaj të lulëzojë në shtetin tonë.

Kam besim dhe jam krenar për ju. Ashtu si jam krenar për fëmijët e mi!

E di që nuk është bërë sa duhet për ju. Por, tash është koha ta ndryshojmë këtë. Për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për JU.

Gjithçka që ne po planifikojmë të bëjmë – është për ju.

Sepse, ju meritoni të jetoni në një vend me plot mundësi.

Një vend i cili do ta mbështesë të talentuarin, por nuk do të lërë askënd pas.

Një vend i sigurt dhe i qëndrueshëm.

Duke ecur në rrugën drejt integrimit evropian. Gjithmonë në krah me miqtë tanë amerikanë, perëndimorë.

Në këtë Kosovë të re, nuk ka vend për praktikat e vjetra të këqija.

Nuk ka vend për padrejtësi. Nuk ka vend për urrejtje. Nuk ka vend për korrupsion.

Unë tashmë e kam filluar luftën kundër korrupsionit, të keqes shumëvjeçare që mbyt potencialin e vendit tonë.

Kam vendosur standard.

Politika krijoi problemet në Kosovë, duhet ta pranojmë këtë.

Sidoqoftë, politika e mirë është ajo që mund t’i korrigjojë ato.

Unë e besoj këtë!

Së bashku do të ecim përpara.

Drejt së ardhmes sonë të përbashkët. Por, ne nuk do të lëmë askënd pas.

Ne do të jemi 112 për çdo qytetar.

112 për të gjithë!

112 për rininë tonë.

112 për ju dhe shtetin.

Do të fitojmë të dielën!

Dhe do ta fitojmë fushatën e re për Kosovën moderne, pas 6 tetorit.

Do të fitojmë, sepse ne kemi programin, politikat, dijen, guximin, vendosmërinë dhe partnerët.

Dhe jemi gati më shumë se kurrë për të ecur përpara!

 

 

Publikohet foto madhështore e tubimit të PDK-së në Prishtinë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka publikuar një foto nga tubimi i madh i PDK-së në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Në profilin e tij në Facebook, Veseli ka falënderuar simpatizantët e PDK-së dhe qytetarët e Kosovës, duke iu bërë thirrje që të votojnë për numrin 112.

“FALEMNDERIT, KOSOVË! Falemnderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin. I kam dëgjuar qytetarët dhe e di çfarë i duhet Kosovës. Së bashku, do ta ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin. Më 6 tetor, votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe bëhuni pjesë e fitores! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Njeriu i besueshëm i kryeministrit britanik fton qytetarët të votojnë për PDK-në

Periskopi.com Lajme

Një prej figurave më të talentuara të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, James Wharton, para shumë simpatizantëve të PDK-së në Prishtinë, ka mbajtur një fjalim mobilizues.

Ish-ministri britanik dhe njeriu i besueshëm i kryeministrit aktual Boris Johnson, ka thënë se PDK-ja është një anëtare e Partisë së Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë.  Dhe, sipas tij, kjo e bën PDK-në një parti simotër të partisë së tij, Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar.

“Disa muaj më parë pata privilegjin të drejtoja fushatën e Boris Johnsonit për udhëheqjen e partisë sime. Unë e mbështeta për shkak të vlerave të tij. Sot shoh po ato vlera të pasqyruara edhe në këto zgjedhje këtu”, ka shtuar ai.

Miku i kryeministrit britanik, James Wharton, ka thënë se Britania dëshiron një Kosovë të hapur, që është e lirë dhe ku respektohet sundimi i ligjit.

Sipas tij, Britania e dëshiron një Kosovë që të qëndrojë afër Britanisë së Madhe, sepse kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta.

“Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e saj. Populli duhet ta vendosë Kosovën në rrugën e duhur. Korrupsioni e shkatërron shoqërinë. Nëse nuk ballafaqohet, ai rritet edhe më keq. Korrupsioni shkatërron shtetin ligjor dhe grabit nga burimet që nevojiten për shërbime publike”, ka shtuar ai.

Sipas britanikut nga Partia Konservatore e Britanisë së Madhe, nëse nuk e luftojmë korrupsionin, nuk mund të përmirësojmë shkollat, nuk mund të përmirësojmë kujdesin shëndetësor dhe nuk mund të sigurojmë të ardhmen e një vendi.

“Kjo është arsyeja pse unë jam këtu, për të mbështetur PDK-në dhe Kadri Veseli. Ai nuk ka thënë vetëm premtime të ngrohta. Ai tashmë ka treguar se do të veprojë për të zhdukur abuzimet. Ai ka përvojë e forcë dhe ai ka vullnetin për të shtyrë përpara ndryshimin”, ka thënë ai.

Wharton ka thënë se Kadri Veseli është mik i Britanisë së Madhe, ashtu sikurse ai është mik edhe i Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, Grupi i Partive Konservatore Evropiane dëshiron një Kosovë të gjallë që forcon lidhjet me vendet jashtë, një Kosovë që zgjedhë liderët e duhur për të ndërmarrë reformat e duhura.

“Platforma që Kadri Veseli dhe PDK-ja kanë paraqitur në këto zgjedhje është e duhura. Ajo do ta vendosë Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe do të forcojë marrëdhëniet me Perëndimin. Ju keni një shans që të votoni për të luftuar korrupsionin dhe për të çimentuar të ardhmen e Kosovës si një vend të lirë, demokratik dhe të prosperuar që orientohet drejt perëndimit”, ka theksuar ai.

Në fund, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë shans dhe të votojnë PDK-në dhe Kadri Veselin.

“Shpresoj që do ta shfrytëzoni atë shans. Dhe shpresoj që agjenda e Kadri Veselit do ta çojë Kosovën përpara në një të ardhme të ndritshme dhe të zhvilluar. Votoni 112”, ka thënë ai.

Veseli: Kundërshtarët u morën me ne, kurse PDK foli për qytetarët

Periskopi.com Lajme

Kandidati për Kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, para mijëra përkrahësve në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Prishtinë ka thënë se e “di çfarë i duhet Kosovës, sepse ka dëgjuar në çdo cep të Kosovës kërkesat dhe hallet e qytetarëve”.

Ai më tej ka shtuar se në këto zgjedhje të gjitha partitë politike kundërshtare u morën vetëm me PDK-në, ndërsa PDK-ja ofroi vizionin e vërtetë për ta luftuar korrupsionin dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë në Kosovë.

“Oponentët tanë garuan veç me një mesazh në këtë fushatë, atë kundër, kundër PDK-së. E ne, në vend që të flisnim kundër tyre, folëm për ato që kanë vërtet rëndësi për qytetarët. Ne folëm për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ne folëm për krijimin e shanseve të barabarta. Ne folëm për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Ne folëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe sistemit shëndetësor. Ne folëm për partneritetin që do ta ndërtojmë me Amerikën. Ne folëm për integrimin në NATO, Bashkim Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Më e rëndësishmja, ne sqaruam sesi përmes zgjidhjes së këtyre problemeve do t’i mbajmë të rinjtë tanë të çmuar në Kosovë dhe do ta ndërtojmë të ardhmen: për ju dhe për shtetin”, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit, pas të dielës kur PDK-ja t’i fitojë zgjedhjet, fillon një tjetër fushatë për ta bërë Kosovën më të mirë çdo ditë.

Tubim madhështor i PDK-së, mbushet sheshi (Foto)

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Në tubimin e PDK-së është vërejtur një interesim i madh i qytetarëve për ta përcjellë.

Nga një fotografi që është bërë nga lart shihet se sheshi është mbushur nga qytetarët e shumtë.

AAK-PSD mbyll fushatën zgjedhore në Gjakovë, palestra e stërmbushur nuk i zë gjithë përkrahësit

Periskopi.com Lajme

Koalicioni AAK-PSD sonte ka përmbyllur fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, në Gjakovë.

Në këtë tubim, në Palestrën Shani Nushi, kanë marrë pjesë një numër jashtëzakonisht i qytetarëve dhe madje nuk ka pasur hapësirë për të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje.

Në sallën e stërmbushur, kanë mbajtur fjalim Ardian Gjini, Shpend Ahmeti dhe i nominuari për Kryeministër nga radhët e këtij koalicioni, Ramush Haradinaj.

Haradinaj theksoi se ky tubim sonte po e vulos fitoren e koalicionit AAK-PSD dhe konceptit 100% shtet, si koncepti më i mirë për Kosovën.

Tashmë, nga nesër partitë politike do të jenë në heshtje zgjedhore kurse të dielën, në 6 tetor nga ora 07:00 hapen vendvotimet.

 

​AKR: Me neve në qeveri fuqizohet roli i gruas në vendimmarrje

Periskopi.com Lajme

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sonte një tubim me Forumin e Gruas të kësaj partie, ku është thënë se me AKR-në në qeveri fuqizohet roli i gruas në vendimmarrje.

Koordinatorja e Forumit të Gruas së AKR-së, Arta Haxhaj tha se si parti gjithmonë kanë qenë pro fuqizimit të femrës në shoqëri.

“Jemi njohur me të gjitha sfidat, problemet, vështirësitë me të cilat përballet femra sot. Prandaj, edhe në AKR kemi qenë pro fuqizimit të femrës, gjë që është dëshmuar ndër vite me pozita në qeverisje ku kemi pasur pozita të ndryshme si pozitën e zëvendëskryeministres, ministres, këshilltarëve, drejtoreshave dhe shumë pozita të tjera të cilat kanë qenë pozita vendimmarrëse”, tha ajo.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, njëherësh kandidat për deputet Valdrin Lluka, tha se si ministër është kujdesur që në ligjin për ndërmarrjet publike t’iu jepet vend i garantuar grave në këto borde.

“Si ministër i Zhvillimit Ekonomik jam kujdesur që në ligjin që jemi duke e bërë për ndërmarrjet publike me i jep vend të garantuar grave në bordet e ndërmarrjeve publike. Pra, aktualisht bordet e ndërmarrjeve publike kanë mbi 90 përqind meshkuj në borde, me ligjin që ne e kemi propozuar që është tashmë në Parlament i ka obligative që 40 përqind e bordit duhet të jenë gra. Kjo për arsye se gratë kanë nevojë për fuqizim”, tha ai.

Ai u ka bërë thirrje që të mbështetët të gjitha gratë që gjenden në listën e koalicioni Nisma-AKR-PD.

Kandidatja për deputete nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Mirlinda Sopa u ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 6 tetorit të votohen më shumë gratë.

“Të bëhemi pak më feministë dhe na votoni femrat e AKR-së, por që bëhuni më feministë dhe zgjidhni femrat në listën zgjedhore të AKR-së”, tha ajo.

Mbështetje për gratë kandidate për deputete ka kërkuar edhe kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Islam Pacolli.

“Edhe lufta nuk fitohet pa gjininë femërore, edhe shtëpia nuk udhëhiqet pa gjininë femërore, kudo që të jesh ju jeni më të përpikta, e keni besën, e bëni punën më mirë se ne meshkujt. Prandaj, sot ne kërkojmë mbështetje të juaj”, tha ai.

AKR përveç me Forumin e Gruas, sonte do të mbajë edhe një takim me Forumin e Rinisë së kësaj partie.

PSD: Mitrovica 100% për numrin 119

Periskopi.com Lajme

Gjatë tubimit në Mitrovicë koalicioni AAK-PSD kanë marrë mbështetjen e qytetarëve atje të cilët janë të përkushtuar për konceptin “100% Kosovë”.

“Mbështetje për një qeverisje me dije dhe guxim. Mesazh i qartë se 6 tetori do të jetë ditë e fitores sonë. E fitorja jonë është siguri për Kosovën e plotë, për Kosovën 100% shtet. Mitrovica vuajti më së shumti pasojat e ndarjes etinike”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

“Koalicioni ynë është mundësia për gjithëpërfshirje qytetare. Mitrovicasit pësuan nga deindustrializimi dhe keqpërdorimi i resurseve natyrore.  AAK-PSD është alternativa e përkushtuar të angazhohet për rritje të kapaciteteve industriale dhe mbrojtjen e resurseve natyrore. 100% përkushtim, dhe po aq dije e guxim. 100% të bindur në fitore. 100% për numrin 119”, thuhet tutje në njoftim.

Kelmendi: Pa PDK’në, zor me e mendu Kosovën e lirë dhe shtet

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Migjen Kelmendi ka thënë se pa këtë parti nuk mendohet Kosova e lirë dhe e pavarur.

Ai potencon se mbrëmë kanë pasur një tubim në shkollën ‘Ismail Qemajli’, me diku rreth 250 simpatizantë të PDK’së.

Ja njoftimi i plotë:

Pa Partine Demokratike asht zor me mendue Kosoven te lire dhe shtet!

Mbrame, ne oborrin e shkolles “Ismail Qemajli”, kandidatet per Kuvendin e Kosoves nga Prishtina, paten nji tubim te mrekullueshem me diku 250 anetare e simpatizante te PDK. Ne fjalen time potencova qe te gjitha partite kane kuptimin dhe domethanien e vet, por pa Partine Demokratike te Kosoves, Kosova nuk kuptohet e as s’un dekodohet. Pa PDK asht zor me kuptue Kosoven e lire e shtet. Krejt partite kane domethanien e vet, por asht Partia Demokratike e Kosoves e cila per asnji sekonde nuk i vuni ne pikepyetje lidhjet dhe miqesine e madhe me Shtetet e Bashkueme te Amerikes. PDK jo vetem ka me vazhdu me i kultivue dhe me i forcue keto relacione, por ka me qene forca qe ka me i mbrojte keto relacione dhe me thellue miqesine, bashkepunimin dhe partneritetin e Kosoves me SHBA./PERISKOPI/

Haradinaj: Do të dëshiroja të mos merrem me Mogherinin e Thaçin, por me ekonominë tonë

Periskopi.com Lajme

Koalicioni AAK-PSD, në prani të kandidatëve që do të garojnë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, ka bërë paraqitjen e planprogramit qeverisës.

I nominuari për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, ka folur në këtë tubim, ku ka lutur të gjithë kandidatët e këtij koalicioni që ta bëjnë të mundur fitoren.

Më së shumti, Haradinja ka folur për krijimin e një ambienti për të bërë biznes, pa pengesa burokracie, teksa ka kritikuar ndërhyrjen e shtetit ndaj tyre.

“Ekziston njëfarë kampanje kohë pas kohe, që i sulmojnë bizneset. Një ekip e madhe iu rrinë aty deri sa t’i gjen gabim. Duhet m’i ndal këto. Nuk jemi ne shtet policor”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se dëshiron që koncentimi i tij si kryeministër të jetë te gjërat konkrete.

“Kisha pasë dëshirë niher mos me pas problemin e Mogherinit, dialogut, Thaçit, ndarjes, se po na hyn Republika Srpska e Dodokut. Kisha pas qefë me iu kthy  vetes, psh zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, me pasë sigurim shëndetësor. Jam për tatim, por nuk jam për mohim të të drejtës n’jetë për barazi mes qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

Në fund, Kryeministri në detyrë ka kërkuar nga kandidatët e këtij koalicioni që të mundohen më shumë se kurrë për fitore.

“Fitorja është çdo herë e vështirë, s’ka fitore të lehtë. Kësaj here ia vlenë me ia ba krejt peripecitë, e me fitu. Jo për ata që janë në këtë sallë, po për qytetarët.  Ju lusë, ta bëjmë realitet këtë fitore”, ka thënë Haradinaj.

Sot tubimi i AAK-PSD, Haradinaj nominohet për kryeministër

Periskopi.com Lajme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate sot do të mbajnë tubim për të prezantuar kandidatin e përbashkët për kryeministër dhe listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Tashmë është bërë e ditur se listës do t’i prijë kryetari i AAK-së dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga AAK, tubimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë punuar intensivisht në përpilimin e listës së përbashkët dhe mbrëmë para skadimit të afatit të vendosur në KQZ kanë dorëzuar listën e tyre të përbashkët me kandidatë.

Lista e plotë:

 

Mali i Zi do të padisë organizatorët e tubimit në Cem ku u përdor vetëm flamuri kuq e zi

Periskopi.com Lajme

Ministria e Kulturës e Malit të Zi do të dorëzojë padinë kundër organizatorit të tubimit në Cem, gjatë të cilit është shfaqur flamuri kombëtar shqiptar, pa flamurin kombëtar të Malit të Zi, njoftohet nga ky institucion.

“Meqë në tubimin e përmendur u shfaq flamuri i shtetit fqinj pa flamur kombëtar të Malit të Zi, lidhur me rastin në fjalë do të dorëzojmë padinë penale para organeve kompetente kundër organizatorit. Theksojmë se manifestimet e kulturës nuk guxojnë të jenë paravan për çfarëdo lloj nacionalizimi, as për shkeljen e normave të cilat janë të përcaktuara qartë me dispozitat pozitive ligjore të Malit të Zi”, thuhet në kumtesë, raporton “ul-info”.

Shtohet se harmonia ndërkonfesionale dhe ndërfetare është një nga pasuritë themelore të shoqërisë malazeze.

“Duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi të cilët kultivojnë identitetin kulturor dhe kombëtar, me këtë rast edhe një herë theksojmë nevojën e respektimit të dispozitave ekzistuese ligjore, në mënyrë që të shmangen reagimet e ngjashme në të ardhmen. Sepse, ligjet e Malit të Zi duhet të jenë të njëjtë për të gjithë”, përfundon komunikata.

Ditë më parë, kjo ministri njoftoi se do të ngre padi edhe ndaj organizatorëve të koncertit humanitar “Për Kosovën dhe Metohinë tonë” që u mbajt në Herceg Novi të Malit të Zi për shfaqjen e simboleve të vendeve tjera, përdhosjen e himnit nacional të Malit të Zi dhe mesazheve politike e nacionaliste.

Më 16 gusht, pas 20 vitesh mungese, u rikthye organizimi i Logut të Tërgajës, feste kjo tradicionale shqiptare që fillesat i ka që nga organizimi i logut pranë urës së Tërgajës dhe lumit Cem.

Mediat shqiptare në Mal të Zi thonë se kjo zonë ka qenë e njohur jo vetëm për nga vlerat historike, por edhe nga traditat e bukura tek të cilat dikur grumbulloheshin rreth 300 familje të fshatrave përreth. Në këtë festë janë zhvilluar konkurse bukurie, kanë marrë pjesë instrumentistë popullorë si dhe janë zhvilluar lojëra tradicionale.

Në festën e sivjetme, të pranishme ishin ansamblet e Dinoshës, Mileshit, Shkodrës etj., të cilat performuan mbi rrjedhën e lumit Cem. E në këtë organizim të pranishëm edhe ishin zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin.

“Në Ishim në Tuz të Malit të Zi, në Logun e Tërgajës te lumi Cem, ku po mbahej festivali tradicional me pjesëmarrjen e mijëra malësorëve vendas e mërgimtarë”, kishte shkruar Kurti në një postim të tijin në Facebook.

E ndaj paralajmërimit të ministrisë së Kulturës për padi, ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimangebu, i cili tha se është befasuar me reagimin e shtetit malazez.

“Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme. Ministria e Kulturës dhe punonjësit e saj absolutisht duhet ta dinë që ne, si popull shqiptar autokton në Mal të Zi, e kemi simbolin tonë kombëtar që sipas Kushtetutës kemi të drejtën e përdorimit të lirë, dhe gjithçka tjetër, për mendimin tim, është inicim i grindjeve me popullin tonë”, ka thënë ai, siç raporton “Malesia.org”.

Gjithnjë sipas këtij portali, Nimanbegu ka thënë se për këtë padi të paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e partive tjera shqiptare dhe “të shohim mënyrën adekuate për reagim”.

Reagim lidhur me paralajmërimin e padisë kundër organizatorëve të Logut të Zojës së Grudës në Tërgajë pati edhe nga aleanca politike Forumi Shqiptar (ASH dhe LDSH)

“Për shqiptarët, padia juaj nuk do të thotë asgjë, por ju vetëm e keni njollos veten”, thuhet në kumtesën e Forumit Shqiptar, drejtuar Ministrit të Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq.

Nga Forumi Shqiptar kumtuan se nuk do të lejojnë dënimin e qytetarëve të Malësisë, “as krahasimin e tubimit kulturor pranë Lumit Cem në të cilin vetëm u këndua, me tubimet që bëjnë thirrje për urrejtje, me mesazhe shoviniste, jo vetëm drejt Malit të Zi, por edhe vendeve të tjera fqinje”, thuhet në komunikatë nga kjo aleancë politike.

Duke iu drejtuar ministrit të Kulturës, në reagim të Forumi Shqiptar thuhet se “është e nevojshme që në nivel të të gjitha subjekteve politike nacionale të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në Qeveri në krye të së cilës qëndron një ministër që ka këtë qëndrim ndaj veprimtarive kulturore shqiptare”.

Kjo aleancë politike thotë se Bogdanoviqi, si Ministër i Kulturës edhe i shqiptarëve në Mal të Zi, “duhet ta di se shfaqja e flamurit në tubimin e përmendur nuk është vetëm flamuri i Republikës së Shqipërisë, por është simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, flamuri të cilin ua ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu”.

Kurti ende në Turqi: Takova studentët shqiptarë të Universitetit ku ishte rektor Hoxhë Hasan Tahsini

Periskopi.com Lajme

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, si udhëheqës i një delegacioni të partisë së tij ende po qëndrojnë në Turqi. Ai sot ka njoftuar se zhvilluan një takim me studentët shqiptarë të Universitetit të Stambollit, ku rektor i parë ishte Hoxhë Hasan Tahsini.

Kurti u tha se Kosovës i duhet dija dhe patriotizmi i mërgatës.

Ja njoftimi i tij:

Delegacioni ynë sot mbajti tubim me studentët shqiptarë në Universitetin e Stambollit, ku rektor i parë para një shekulli e gjysmë ishte Hoxhë Hasan Tahsini, profesor i fizikës, astronomisë dhe psikologjisë, e me prejardhje nga Konispoli.

Në fjalën time hyrëse theksova se për shtetndërtim demokratik dhe zhvillim ekonomik na duhet dija dhe patriotizmi i mërgatës. Elaborova qysh alternativa qeverisëse e VETËVENDOSJE!-s zotohet se rritjen ekonomike do ta shoqërojë me drejtësi sociale, se investimet kapitale do të jenë të tilla që gjenerojnë punësim, se fondi sovran do t’i bëjë fitimprurëse ndërmarrjet publike kurse banka zhvillimore do t’u jap hov rritjes së bizneseve private.

Më pas, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tregoi për të arriturat dhe sfidat në pushtetin lokal gjatë kësaj periudhe prej një viti e gjysmë prej kur është bërë ndryshimi i qeverisjes aty.

Interesimi i studentëve pjesëmarrës që vinin nga të gjitha trevat e banuara me shqiptarë në Ballkan ishte i madh dhe u shpreh përmes pyetjeve e komenteve të shumta. Dega e VETËVENDOSJE!-s në Shqipëri, shkëmbimi territorial, iniciativa franko-gjermane, programi i Lëvizjes për arsimin, marrëdhëniet ekonomike me Turqinë, gjendja në Maqedoninë e Veriut, krimet e Serbisë gjatë luftës, korrupsioni i politikanëve shqiptarë gjithandej kufijve që e ndajnë kombin tonë në shtete të ndryshme, mundësia për punë dhe përvojë praktike në institucionet dhe ndërmarrjet në Kosovë, ishin vetëm disa prej çështjeve që u ngritën dhe temave që u diskutuan.

 

Konfirmohet ardhja e Clintonit në Kosovë, do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror

Periskopi.com Lajme

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, të martën dhe mërkurën pritet të qëndrojë në Prishtinë, për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.Tashmë kjo vizitë është konfirmuar edhe nga Këshilli Organizativ për Shënimin e 20 vjetori të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Madje është theksuar se Bill Clinton përpos që do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, ai edhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e këtij 20 vjetori.

Gjatë vitit 1999, ShBA në krye me ish-Presidentin Clinton kanë qenë akterët kryesor në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që atëbotë udhëhiqej nga gjenerali i famshëm amerikan Wesley Clark.

Kjo është hera e katërt që Bill Clinton viziton Kosovën.

Njoftimi i plotë:

Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme.

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Data: E mërkurë, 12 Qershor 2019

Vendi: Sheshi “Skëndërbeu”

Koha: 11: 00

Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar Presidentin Clinton për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes në Kosovë dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në tërë rajonin.

 

Mbahet tubimi në mbështetje të Vuçiqit, përmend autobusët që u ndaluan në kufi

Periskopi.com Lajme

Mijëra njerëz u mblodhën në Beograd për të manifestuar mbështetje ndaj presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Një pjesë të fjalimeve të zyrtarëve serbë në këtë tubim, e zuri edhe çështja e Kosovës.

Presidenti, Aleksandar Vuçiq, tha se ka vendosur të flasë para qytetarëve të mbledhur në Beograd vetëm për të ardhmen e Serbisë.

Duke falenderuar pjesëmarrësit, Vuçiq tha se pa mbështetjen e një numri kaq të madh të tyre, nuk do të mund të dilte para kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe presidentit të Kinës, Xi Jinping.

Vuçiq pritet që të marrë pjesë në samitin për Ballkanin Perëndimor që mbahet në Berlin më 29 prill, ku do të marrin pjesë edhe krerët e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, transmeton rel. Ndërkaq prej 25 deri 27 prill do të qëndrojë në Kinë për të marrë pjesë në forumin “Brezi dhe Rruga”. Aty do të takojë presidentin kinez dhe atë rus, Vladimir Putin.

Presidenti Vuçiq edhe para mbështetësve të tij në Beograd përsëriti se nuk do të ketë dialog me Prishtinën pa u hequr tarifa ndaj mallrave serbe.

Ai, tha po ashtu se do të mbrojë popullin serb në Kosovë nëse do të jetë e nevojshme.

Tubimi pro Vuçiqit pason protestat disa mujore të opozitës që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Mbështetësit e Vuçiqit shkuan në Beograd nga gjitha qytetet e Serbisë si dhe nga dy vendet fqinje, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq iu tha pjesëmarrësve në tubim se dëshmia e fuqisë së Serbisë është edhe fakti se 13 vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës ndërsa, sipas tij, gjatë qeverisjes së mëparshme në Serbi 83 vende e kishin njohur Kosovën.

Daçiq ka qenë pjesë edhe e qeverisë së kaluar në Serbi.

“Mos mendoni se mund ta shantazhoni Serbinë, që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Daçiq.

Në tubimin pro Vuçiqit foli edhe anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik. Ai tha se ka qenë Republika Serbe e Bosnjës ajo që nuk ka lejuar që Bosnja të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk do të jemi NATO sepse ata kanë hedhur bomba në dy raste”, tha Dodik.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha para qytetarëve të mbledhur në Beograd se “Serbia nuk do të mbështesë kërcënimet, ofendimet, ndarjet”.

Qysh në dhjetor, opozita e Serbisë ka dalë në rrugë çdo të shtunë, për të protestuar, siç thotë, kundër sundimit autokratik të Vuçiqit, kufizimit gjithnjë e më të madh të lirisë së shtypit dhe problemeve të tjera në vend.

Protestat kanë nisur pasi udhëheqësi i opozitës, Borko Stefanoviq, është rrahur nga sulmues të maskuar.

Vuçiq, për kohë të gjatë nacionalist, ka bërë përpjekje ta riformojë pozicionin e tij si reformator pro-evropian, por i ka ruajtur edhe marrëdhëniet e mira me aleaten tradiconale të Serbisë – Rusinë.

Haradinaj: Korrigjimi e demarkimi i kufijve janë maskime për ndarjen e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një tubim me të rinjtë e AAK-së në Bogë, ka deklaruar se pavarësisht marrëveshjes, Serbia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Njëherësh, korrigjimin e kufijve, demarkimin dhe idenë e shkëmbimit të territoreve, Haradinaj i ka quajtur maskime për ndarjen e Kosovës.

“Unë nuk besoj në një marrëveshje me korrigjim të kufijve, me demarkim, me ndërrim të territoreve, krejt janë maskime për ndarjen e Kosovës. Të gjitha këto janë maskime që atje në anën tjetër, shefi i shtetit të vet të thotë ‘unë kam nxjerrë diçka, po e pranojmë Kosovën, edhe nëse thonë po e pranojnë sot, se ata s’po i respektojnë marrëveshjet e veta, nuk ta respekton. Edhe kur të shkosh në Këshill të Sigurimit, prapë do t’i thotë Rusisë apo dikujt, bllokojeni Kosovën. Pse atëherë ne të shkojmë kah ajo rrugë. Jo, po konsilidohemi, po bëhemi shtet, po e njohim veten më shumë, po bëhemi të zot”, ka thënë Haradinaj.

E demarkacionin me Malin e zi, Haradinaj e quajti korrigjim të marrëveshjes e jo të kufijve. Ai po ashtu tha se është i interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Malin e Zi, e për këtë njoftoi që e ka ftuar kryeministrin malazez në kullat e tij në Gllogjan.

“Nuk jemi duke korrigjuar kufij, marrëveshje po korrigjojmë, sepse është bërë një marrëveshje gabim për kufirin Mali i Zi – Kosovë. Kufiri është në Qakorr, kufiri është në kullë, është bërë gabim në marrëveshje, e ata kanë ra dakord në dy drejtime, këtu falënderoj edhe presidentin Thaçi për kujdesin e tij në atë kohë, kryetarin Veseli edhe secilin që na ka ndihmuar të kryhet kjo marrëveshje. E kemi kryer demarkimin, me kryerjen e demarkimin janë arritur kushtet për liberalizim”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj foli edhe për ushtrinë e Kosovës, për të cilën tha se nuk e zëvendëson NATO-n, as KFOR-in, por është mandat mbrojtës i Kosovës.

Ai po ashtu tha se kjo ushtri garanton të drejtën e Kosovës për mbrojtje dhe se të rinjtë e Kosovës, përmes ushtrisë do ta kenë mundësi të kontribuojnë edhe për paqen në botë.

“Kë e rrezikon e drejta e Kosovës në ushtri, në mandat, askënd. Pra është vetëm plotësim i një vakumi, i një të drejte të munguar. Pse për ju të rinjët është me rëndësi ushtria, jo vetëm që mund të bëheni ushtarë, por për shkak se do të kualifikoheni me qenë shtetas të shtetit tuaj ashtu siç është një shtetas i Maqedonisë, i Shqipërisë, i Malit të zi, i Serbisë e i kujtdo tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Lidhur me qeverisjen, Hardinaj tha se ajo duhet të zbatohet, e jo vetëm të bëhen politika. Ai tha se qeveria e tij ka për fokus rendin, ligjin dhe sigurinë në Kosovë.

Haradinaj: Është dashtë edhe njëherë t’i vie era shtet Kosovës