Portieri kosovar diagnostifikohet me tumor në lukth: Jam i bindur që do t’ia dal

Periskopi.com Sporti

Njëri ndër portierët më të mirë në Kosovë, Arben Beqiri, po kalon nëpër një periudhë shumë të vështirë. Ai është diagonistikuar me tumor në lukth dhe ka nisur kimioterapinë. Beqiri shprehet optimist që do t’ia dalë.

“Jam diagnostikuar me tumor në lukth. Kam nisur kimioterapinë dhe besoj plotësisht që do t’ia dal”, deklaroi Beqiri për Olle.

“Unë prej muajit nëntor nuk jam duke stërvitur me skuadrën, për shkak të këtij problemi shëndetësor”, shtoi Beqiri.

Gardiani mitrovicas pret që brenda tre muajsh të rikuperohet dhe të rikthehet në fushën e blertë.

Nuk do të mund të stërvitem edhe për dy muaj. Nëse më shkon puna mirë, atëherë në mars do të rikthehem në fushë”, theksoi Beqiri.

Ai ka mbyllur prononcimin duke u shprehur shumë optimist që do t’ia dalë të mposhtë sëmundjen. I gjithë komuniteti futbollistik i vendit, do ta mbështetë fuqishëm Beqirin drejt triumfit edhe në këtë sfidë!

“Eksperti i penalltive”, sic njihet në vend Beqiri, prej vitesh është mes portierëve më të mirë të futbollit kosovar.

Ai ka luajtur për skuadra të ndryshme me nam si Trepça ’89, Besa, Llapi e të tjera.

Me ekipin pejan, para tri vjetësh Beqiri fitoi edhe Kupën e Kosovës, madje duke qenë heroi i ndeshjes, pasi priti disa penallti. Shpresojmë që ta shohim Beqirin duke flutuaruar mes shtyllave, sa më shpejtë.

Bima e cila për 15 ditë, shëron të gjitha llojet e tumoreve

Periskopi.com Shëndeti

Blushwood (Hylandia dockrillii), e cila në shqip do të mund të përkthehej si druri i kuqërremtë, është një bimë me veti të jashtëzakonshme shëruese, sidomos kundër tumoreve.

Në veri të Kuinslendit, në Australi, është zhvilluar një grup i bimës Hylandia dockrillii, vetitë e të cilës shkencëtarët i kanë studiuar tash e tetë vjet, me ç’rast kanë ardhur deri te rezultatet mahnitëse. Nga 300 kafshët te të cilat në mënyrë artificiale ishin shkaktuar tumore të qafës dhe të lëkurës (melanoma), te 75% prej tyre është arritur një shërim i plotë pas trajtimit me ekstrakt të kokrrave të kësaj bime. Sipas të dhënave të shkencëtarëve, te asnjëra nga këto kafshë tumori nuk është rikthyer pas mjekimit. Është parë se përbërësi që gjendet në kokrrat e kësaj bime, vret qelizat e tumorit, e rregullon qarkullimin e gjakut dhe e nxitë sistemin imunitar që ta zbërthejë pjesën e mbetur të tumorit.

Kërkuesit shkencorë thonë se ky ilaç nuk ka kurrfarë efektesh anësore. Në fakt, efektet e para pas fillimit të përdorimit, janë evidente menjëherë, pas 5 minutave, derisa tumori zhduket në tërësi për jo më shumë se rreth 15 ditë, thjesht duke rënë nga lëkura. Por, është tepër vështirë që kjo bimë të kultivohet jashtë Kuinslendit verior. Por, mos u shqetësoni, meqë bimët që kanë një efekt të ngjashëm në tumore gjenden gjithandej rreth nesh.

JA TRI PREJ TYRE:

Vaji i kanabisit – përdorimi një muaj Përmendet rasti i një pacienti, të cilit i ishte shkatërruar organizmi nga kimioterapia. Pasi që kishte filluar përdorimin e vajit të kanabisit, gjërat kishin ndryshuar me të shpejtë. Ky njeri thjesht e kishte pështyrë tumorin nga goja dhe ishte shëruar përgjithmonë. Vaji i kanabisit indian me të vërtetë bën mrekulli, gjë që mund ta konfirmojnë me miliona njerëz nga e mbarë bota, të cilëve ai iu ka ndihmuar. Graviola – tepër efikase Shumë studime të janë bërë në mënyrë të fshehtë që nga vitet 1970, kanë treguar se kjo bimë me sukses i mbytë qelizat e kancerit në organizmin tonë edhe atë 10 000 herë më me sukses sesa kimioterapia e rëndomtë dhe ilaçi Adriamycin (i cili më së shpeshti përdoret në kimioterapi).

Pas trajtimit me bimën graviola vjen deri te kthimi i fuqisë dhe imunitetit, për dallim nga kimioterapia e cila e dëmton shumë organizmin. Karota – trajtimi tetë muaj Ann Cameron ia ka dalë që ta shërojë kancerin në fazën e katërt, vetëm me anë të trajtimit me lëng të karotës, pa kimioterapi, rrezatim, apo ndryshim të menysë. Pas operimit të kancerit të zorrës së trashë, të shkallës së tretë, asaj i ishte përkeqësuar gjendja dhe, më pas, kanceri i ishte përhapur në mushkëri, me çka kishte hyrë në fazën e katërt, më të rrezikshme, të sëmundjes. Mjekët i kishin preferuar të bënte kimioterapi, por ajo kishte refuzuar. Në internet ajo kishte parë një rast me kancer, i cili ishte shëruar vetëm duke konsumuar lëngun e rreth 2 kg të karotave në ditë. Ajo e kishte filluar këtë trajtim, duke mos konsumuar disa herë këtë lëng edhe për 3-4 ditë, si dhe duke mos bërë asnjë ndryshim në ushqimet që i kishte konsumuar. Pas tetë muajsh kanceri i saj ishte zhdukur në tërësi. Këtë rast e kishin përmendur shumë medie në botë.

Adnan Krasniqi vuan nga tumori në tru, ka nevojë për ndihmën e juaj

Periskopi.com Lajme

Adnan Krasniqi nga Malisheva, ka nevojë për ndihmën tuaj. Ai vuan nga Tumori në tru sëmundje e cila po ia vështirëson jetën.

Familja Krasniqi e ka të pamundur t’i sigurojë të gjitha mjetet për shërimin e tij, andaj lut të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë dhe ata që kanë mundësi ta ndihmojnë Adnanin nga Malisheva.

Numri kontaktues:

044 78 44 58 & 043 790 873

Numri i Llogarisë:

1301003503943454 (BPB)

 

 

 

Kirurgët heqin tumorin më të madh të trurit në botë

Periskopi.com Shëndeti

Kirurgët në Indi kanë hequr atë që pretendojnë të jenë është tumori më i madh i trurit ndonjëherë.

Një 31-vjeçar thuhet se kishte jetuar për 20 vjet me tumor, pasi ishte i frikësuar t’i nënshtrohej operimit.

Deri në kohën që u hoq, tumori peshonte 5 kg, që mjekët thanë se është më i madhi i regjistruar ndonjëherë në raportet mjekësore.

Kirurgu i tij tha se tumori – që raportet lokale thuhej se ishte kanceroze – ishte pothuajse e njëjtë me të gjithë pjesën tjetër të kokës së tij.

Njeriu i njohur si Sakthivel, është duke u rikuperuar pa probleme.

“Pacienti po shërohet mirë dhe tani është në dietë të plotë. Ai ndihet i liruar nga ‘një barrë e madhe mbi kokën e tij’”, tha profesori Trimurti Nadkarni, i cili udhëhoqi kirurgjinë.

Ndryshe, tumori ishte shfaqur kur Sakthivel ishte 11-vjeç dhe asnjëherë më parë nuk i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor.

Në QKUK pacientit i kthehet lëvizshmëria e këmbëve pasi i hiqet tumori

Periskopi.com Lajme

Qendra Klinike Universitare përmes një komunikate për media bën publik një operacion që është kryer në Klinikën e Ortopedisë e i cili sipas tyre ka rezultuar i suksesshëm.

“Pacientit M. B, 52 vjeçar nga Mitrovica, për shkak të tumorit i kishin mbetur këmbët e palëvizshme. Pas ekzaminimeve të nevojshme, ekipi i mjekëve nga Klinikës e Ortopedisë, vërtetoi se pacienti nuk mund të lëvizte, si pasojë e një tumori në vertebrat lumbale L2 dhe L1”, thuhet në komunikatën e QKU-së.

Ekipi operator, pasi mori rezultatet diagnostike që i ishin kërkuar pacientit, vendosi që të njëjtin ta operonte.

“Pas 5 orëve të operacionit, pacientit i hiqet tumore dhe bëhet fiksimi i pasëm me vida dhe tashmë pacienti fillon të lëvizë këmbët e tija”, thuhet në komunikatë.

QKU i ka bërë publik edhe emrat e ekipit që ka udhëhequr operacionin e që janë Dr. Xhavid Gashi, Dr. Nexhmedin Duriqi, Dr. Luan Kuqi, anesteziologu Dr. Islam Krasniqi dhe instrumentare Fexhrije Jonuzi, bashkë me ekipin tjetër mbështetës.

“Pacienti tash është në gjendje të mirë dhe po arrin që të lëvizë këmbët që para operacionit nuk arrinte ta bënte”, thuhet në komunikatë.

Sipas këtij njoftimi pacienti për 1 javë do të mbikëqyret nga stafi mjekësorë në Klinikën e Ortopedisë dhe pastaj do të vazhdojë tretmanin që parashihet me protokollet mjekësore.

 

Fotoja që mund t’ju shpëtojë jetën

Periskopi.com Shëndeti

Taylor falenderoi mjekët që shpëtuan jetën e saj nga një detaj kaq i vogël, pasi skanerat treguan dy tumore me madhësinë e topit të golfit në të dyja mushëritë e saj.

Statistikat tregojnë se shanset për t’i mbijetuar kancerit të mushkërive janë ndër më të ultat, ndaj diagnozat e hershme janë shumë të rëndësishme.

53-vjeçarja u diagnostikua në fazën e parë. Ajo mendonte se thonjtë e saj të çuditshëm ishin gjenetik, pasi edhe e ëma, e cila humbi gjysmën e mushkërive për shkak të kancerit, i kishte.

Fatmirësisht vajza e Taylor bëri disa kërkime në internet mbi formën e çuditshme të thonjve dhe rezultoi se mund të ishin simptomë e kancerit.

Duke folur për përvojën e saj të hidhur, Taylor tha: “Këto thonj më kanë shpëtuar jetën dhe nuk kam ndërmend t’i pres!”. Ajo shpërndau fotografitë e thonjve të saj në rrjetet sociale, në mënyrë që të ndërgjegjësojë të gjithë personat që mund të jenë prekur nga kjo simptomë.

Fotografitë e saj janë shpërndarë mbi 85 000 herë dhe kanë marrë më shumë se 27 000 reagime. Madje shumë i dërgojnë fotografi personale të të njëjtës simptomë, ndërsa disa thonë se të afërmit e tyre e kanë ose e kanë patur këtë simptomë, por nuk e dinin që lidhej me kancerin e mushkërive.

Jean Taylor pritet t’i nënshtrohet dy operacioneve për të hequr kancerin në mushkëri, por shprehet optimiste për të ardhmen, pasi mund të mbështetet te familja dhe miqtë.