Kim Kardashian ishte modele adoleshente në videoklipin e Tupacut

Periskopi.com Showbiz

Kim Kardashian ishte shfaqur në një videoklip të Tupac Shakur kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.

Ylli i reality TV i konfirmoi raportet që sugjeronin se vajza në promo videon “All About U” ishte në fakt ajo, gjatë një bisede shpalosëse me mikun e saj të ngushtë, Jonathan Cheban, për episodin më të ri të podcastit të tij Foodgod, shkruan KOHA Ditore.

E pyetur për të zbuluar diçka që prezantuesi nuk dinte tashmë rreth Kimit, ajo tha: “Kur isha 14 vjeç, kam qenë në një video të Tupac. Ishte viti 1994.”

Kardashian vazhdoi të zbulojë se ajo duhej të gënjente për moshën e saj për ta fituar punën së bashku me motrën Kourtney dhe vajzën e Rod Stewart, modelen Kimberly.

“Mendoj se ishte për një kolonë zanore…”, shtoi ajo. “Po shëtisnim nëpër pasarelë sikur të ishim modele… Nuk ishim në rroba banje pranë pishinës apo diçka e tillë”.

Dhe Kim shpejt zbuloi se ajo nuk u takua me Tupac: “Ai nuk ishte atje”, shpjegoi ajo, duke shtuar se kurrë nuk e ka parë debutimin e saj në video.

“All About U” u paraqit në studio albumin e katërt të Tupacit, “All Eyez On Me”, i cili ishte i fundit që u publikua gjatë jetës së tij.