Ish-gazetari i luftës: Gjykata Speciale është turpi i turpit

Periskopi.com Lajme

Nusret Pllana, ish-gazetar i luftës ka folur në emisionin Frontal në T7 për ftesat nga Gjykata Speciale.

Pllana po thotë se Gjykata Speciale është turpi i turpit në drejtësinë ndërkombëtare.

“Kjo është turpi i turpit, drejtësia ndërkombëtare është degradu deri në atë nivel, Evropa po lunë në mënyrë të dyfishtë. Gjykata Speciale qartë po shihet se tendencat e saj janë ta barazojë viktimën me kriminelin”, ka thënë ai.

Sipas tij, është shumë e rëndë pasi që shifrat flasin, ka mbi 20 mijë femra të dhunuara dhe një numër të madh të fëmijëve që janë vrarë.

“Është shumë e rëndë sepse flasin shifrat flasin faktet e dëshmitë, të gjithë e dijnë se janë mbi 20 mijë femra të dhunuara, asnjë kriminel nuk u dënua deri më tani. Unë ju lus juve që është shumë me interes kombëtar që dikush prej juve ta trajtojë ashtu siç i ka hije të shkojë në parlament evropian të interesohet për fatin e 751 librave dhe të interesohen për fatin e këtij libri pse ngurron Evropa ta shpërndajë realitetin e shqiptarëve”, shton ai, derisa flet për librin që e kanë dorëzuar në Parlamentin Evropian, por që nuk iu është shpërndarë deputetëve.

“Nëse ma gjeni njërin nga presidentët, kryeministrat, e ambasadorët, ministra të Kosovës që ia ka dhënë coftë një libër që e ka argumentu gjenocidit Aleksandër Vuciqit unë them që vërtetë jam absolutisht i padrejtë nëse flas kështu”, ka shtuar tutje.

Bleona e turpëron keq fansin, shihni çka i publikon

Periskopi.com Showbiz

‘Heronjtë’ e tastierave që nuk përtojnë të ofendojnë janë të shumtë në rrjete sociale.

Shqiptarë me bollëk herë me emër të tyre e herë me adresa të rreme me zell të madh vjellin vrer mbi të tjerët.

Në një rast të tillë hasi së fundmi edhe Bleona.

Këngëtarja e njohur është ballafaquar me një komentues i cili i ka përmendur hapjen e shalëve. Kaq ka mjaftuar që Bleona ta ‘degjenerojë’ publikisht por pjesën më të madhe e kanë kryer fansat e saj të shumtë.

Nuk janë dashur më shumë se dhjetë minuta që profili i komentuesit në InstaStory të Bleonës të vërshohet nga komentet e ndjekësve që e kanë detyruar personin në fjalë të tërhiqet. Ai madje i ka kërkuar falje për fjalët e thëna këngëtares e cila ka pyetur ndjekësit e shumtë nëse duhet ta heqë profilin e tij.

Përkundër votave me shumicë jo, Bleona është treguar zemërmirë në këtë rast dhe ka fshirë postimet në InstaStory duke siguruar paqen e personit në fjalë por mbi të gjitha zmbrapsjen e tij nga komentet e panevojshme ofenduese. Pa dyshim se të tjera herë, ai dhe të tjerë që ofendojnë pa bazë do të mendohen dy herë përpara komenteve. Një situatë si kjo le të shërbejë si mësim i mirë!

 

Trump tani e quan ‘turp të kombit’ kryetarin e Londrës

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur atë “turp kombëtar” që po e shkatërron kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar.

Komentet e tij erdhën pas pesë sulmeve që ndodhën në Londër për më pak se 24 orë, në të cilat tre njerëz mbetën të vdekur dhe tre të tjerë të lënduar.

Kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, tha se është tërësisht neveritëse që Trump po e përdor tragjedinë e njerëzve të vrarë për ta sulmuar kryetarin e Londrës.

Presidenti amerikan shkroi në Twitter se Khan është një tmerr dhe se kryeqyteti i Britanisë ka nevojë për një kryetar të ri. Më vonë ai gjithashtu shkroi: “Ai është turp kombëtar dhe po e shkatërron qytetin e Londrës”.

Zëdhënësi i kryetarit të Londrës tha se ai i ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe nuk do ta humbë kohën e tij duke u përgjigjur ndaj këtyre deklaratave të presidentit amerikan.

Përndryshe, policia i ka arrestuar 14 persona në lidhje me sulmet me thika, përfshirë shtatë djem dhe një vajzë, shkruan “BBC’’.