Mourinho inspiron të rinjtë rusë: Një ditë do të jem trajner i Rusisë dhe ju do të luani për mua

Periskopi.com Botërori 2018

Jose Mourinho i ka krijuar vetes pak kohë pas agjendës së ngjeshur që ka në Kupën Botërore, pasi vizitoi lojtarët e rinj rusë dhe e ka shprehur dëshirën që në një të ardhme t’i udhëheqë ata në kombëtaren e Rusisë.

Mourinho i cili tani po punon si një analist i “RT” për Kupën Botërore, ka takuar të rinjë e akademisë së futbollit të Tushinos dhe iu ka dhënë disa këshilla si të bëhen lojtarë të mëdhenj, transmeton Periskopi.

Të rinjë e moshës 11-13 vjeç kanë patur rastin të dëgjojnë këshillat e fituesit të dyfishtë të Ligës së Kampionëve si trajner.

Njëri prej të rinjve Mourinhon e përshkruajti si “një trajner të madh”, ndërsa një tjetër mendon se ai është një mjeshtër i madh i taktikave.

“Më thanë që ju jeni talentë të mirë, që ju jeni fëmijë me një potencial të mirë, kështu erdha t’ju shoh”, tha Mourinho duke i ekzaltuar të rinjtë.

“Trajneriu juaj është këtu, kështu që unë do të qëndrojë jashtë, do t’ju shikoj me gjithë vëmendje, por mos ndjeni ndonjë presion, ndjeni vetëm gëzim dhe liri, OK”, i këshilloi Mourinho lojtarët e rinj rusë.

Menaxheri portugez i lvadëroi lojtarët e rinj që ai pa në Tushino, duke sinjalizuar se e ardhmja e tyre mund të jetë për një kombëtare të forte ruse.

“Shpresoj se me fëmijë si ju, të jem trajneri juaj, me gjithë aftësitë e juaja, me pasionin që njerëzit kanë për futbollin rus, në atë që Kupa Botërore po ndryshon mentalitet, në tetë vitet e ardhshme, ku Kupa e Botës do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Kanadë, ju mund ta përmirësoni përfaqësuesen e Rusisë më shumë”, u shpreh ai.

“Le të bëjmë një garë, nganjëherë një sfidë ose ëndrra bëhet një realitet një ditë, kështu që le të themi në 12 vitet e ardhshme, unë trajnoj ekipin kombëtar rus dhe disa prej tyre luajnë për mua. Marrëveshje? “, u tha të rinjve./Periskopi/